Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Një dokument i rrjedhur në media sugjeron se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmori një seri veprimesh hetimore – përfshirë përgjimin ambiental ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një procedimi për korrupsion pasiv.
Sipas dokumentit, SPAK urdhëroi të kryhej midis datave 10 shkurt dhe 25 shkurt përgjimi në vende publike i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi, pasi kishte informacione se persona të interesuar kishin ndikuar te ai për mënyrën e formulimit të arsyetimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj një ankimi të biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Sipas dokumentit të rrjedhur në media, arsyetimi në favor të Gjokës nga Gjykata Kushtetuese do të përdorej edhe në mjaft gjykime të tjera të ngjashme, të bazuara në të dhënat e marra nga aplikacioni Sky ECC, pasi vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese është praktikë e detyrueshme për institucionet e tjera të drejtësisë.
SPAK nuk komentoi lidhur me vërtetësinë e kopjes së aktit të publikuar, si dhe as nuk bëri me dije nëse ka hetim për rrjedhjen në media të këtij dokumenti.
“Për momentin nuk kemi koment”, tha SPAK përmes koordinatores për marrëdhëniet me mediat.
Gjyqtari Gent Ibrahimi nuk ishte i arritshëm për koment nëpërmjet telefonit. Ndërkohë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Gjykata Kushtetuese mohoi se vendimet e saj mund të ndikoheshin në mënyrë të paligjshme.
“Nisur nga debati mediatik i ditëve të fundit për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari kushtetues, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij, konsiderojmë me rëndësi të sqarojmë opinionin publik se, në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e epërsisë së Kushtetutës, ajo udhëhiqet nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në ligjin themelor,” tha Gjykata Kushtetuese.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria ‘Rama’ si investitor strategjik, u arrestua në korrik të vitit 2023 si pjesë e një organizate kriminale, pasi iu gjetën komunikime në aplikacionin Sky ECC që e lidhin me një sërë veprash penale të rënda, përfshirë vrasje.
Komunikimet e kapura nga autoritetet franceze në aplikacionin Sky ECC kanë shërbyer si bazë e një sërë hetimesh ndaj krimit të organizuar, politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të drejtësisë.
Gjoka e ankimoi vendimin që e mban në burg në të tria shkallët e gjykimit, duke kundërshtuar si të paligjshëm ndalimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC, por pa rezultat.
Në vijim paraqiti kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të papërdorshme të komunikimeve Sky ECC, por me një vendim unanim të datës 30 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën./Reporter.al
fadi dhe rayyan alwan AMSTERDAM- Autori i dyshuar i vrasjes së 24-vjeçares palestineze në Tiranë, i cili rezultoi se është ...
foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri Avokati i Popullit dhe përfaqësues të fushës juridike në vijimësi kanë...
foto ilustruese VLORË- Një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lulishten brenda ambientit të shkollës ...
foto ilustruese VLORË- Ofronin punë sekrete në Shqipëri, përdornin poligrafin për detektimin e gënjeshtrës dhe dhu...
deda, dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka zbardhur në seancën e sotme në GJKKO vrasjen e Fatmira Ded&eu...
nuredin dumani TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës ku i penduari i drejtësisë, Nuredin D...
TIRANË- Një grua e cila ka parë rastësisht sesi Artan Berisha i dhunonte fëmijët e tij live në TikTok ka dh&...
fatbardha qatja LIBRAZHD- Drejtoresha e spitalit rajonal të Librazhdit, Fatbardha Qata është shkarkuar nga detyra me vendim të ministr...
Dumani TIRANË - I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani vijon dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme ku po mbahet s...
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas raportimeve për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqta...