AKTUALITET

BIRN: Televizionet e mëdha shtojnë dominancën në panoramën mediatike shqiptare

I.A Përditësimi i fundit 6 Gusht 2024, 21:56

BIRN: Televizionet e mëdha shtojnë dominancën në

TIRANË- Katër televizionet më të mëdha komerciale të vendit rritën shkallën e dominimit të tregut në masën 79.1% gjatë vitit 2023, nga 75.1% që kontrollonin në vitin 2022. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e pasqyrave financiare të kompanive të licencuara për shërbime televizive komerciale, të analizuara nga BIRN. Kjo është shkalla më e lartë e përqendrimit të medias që nga viti 2018.

Standardet ndërkombëtare sugjerojnë matjen e shkallës së përqendrimit të medias përmes llogaritjes së pjesës së tregut të zënë nga katër operatorët e mëdhenj. Në rastin e Shqipërisë gjithsesi vërehet se dy janë operatorët me të vërtetë të mëdhenj ndërsa operatori i tretë e i katërt në realitet mund të konsiderohen si televizione të mesme dhe jo të mëdhenj.

Nëse shkalla e dominimit llogaritet si pjesa e tregut të zënë nga dy operatorët e mëdhenj, atëhere në vitin 2023 kemi Klan dhe Top Channel që zënë bashkë 64% të tregut.

BIRN analizoi të dhënat kryesore financiare të dymbëdhjetë televizioneve më të mëdha në vend, nga të cilat, dy nuk patën depozituar bilanc brenda datës 31 korrik 2024, siç kërkohet nga ligji, ndërsa dhjetë kishin dorëzuar bilanc në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Të dhënat tregojnë se pas një periudhe disavjeçare në të cilën, rritja e disa televizioneve të reja solli në një masë të kufizuar rënie të dominimit të Top Channel dhe TV Klan, tendenca ndryshoi sërish vitin e kaluar drejt një shkalle më të lartë përqendrimi.

Të dhjetë televizionet e shqyrtuara patën të ardhura të përbashkëta në masën 6.6 miliardë lekë (rreth 66 milionë euro) për vitin 2023, me një rritje prej 14% përkundrejt vitit 2022. Të renditura sipas të ardhurave, televizioni Klan mbajti vendin e parë, njësoj që nga viti 2021, kur zëvendësoi Top Channel për primatin. Top Channel zë vendin e dytë, pasuar nga Media Vizion në vendin e tretë dhe G2 Media A2CNN në vendin e katërt.

Zakonisht televizionet shqiptare kanë vite të mbara kur këto vite përmbajnë zgjedhje parlamentare apo zgjedhje të pushtetit vendor. Kjo vjen si rrjedhojë e volumit të zakonshëm të reklamave të financuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për edukimin e votuesve si dhe nga reklamat e partive politike. Por viti 2023 ka njohur një rritje të konsiderueshme të tregut në total, gjë që duket se vjen pjesërisht si rrjedhojë e spektaklit televiziv Big Brother Vip Albania. Top Channel, televizioni i dytë më i madh në vend njohu një rritje në nivelin e të ardhurave me 25% vitin ë kaluar, ndërsa të ardhurat e Klan u rritën me 19%. Rritje pati edhe Vizion Plus me 25% dhe A2 CNN me 11%. Televizionet e tjera kryesisht pësuan rënie në të ardhura.

Televizioni Klan është gjithashtu televizioni më fitimprurës në vend për aksionerët e vet. Gjatë vitit të kaluar, fitimet neto arritën në 2.7 milionë euro, shifër kjo katër herë më e lartë se sa fitimet neto të Top Channel.

Televizionet relativisht të reja, A2CNN dhe Euroneës patën ecuri disi më pozitive vitin 2023 në krahasim me vitin 2022. Të dyja shënuan rritje të të ardhurave,  por A2CNN deklaroi bilanc me një fitim të ulët ndërsa Euroneës vijon të ekzistojë me humbje të konsiderueshme. Gjatë vitit të kaluar, humbjet e Euroneës ishin në masën 89.5 milionë lekë. Me humbje rezultuan edhe televizionet Report TV, Neës 24 dhe ABC.

Televizioni i opozitës Syri.tv zuri vitin e kaluar 1.7% të totalit të të ardhurave të tregut televiziv ose 113 milionë lekë. Të ardhurat e deklaruara ranë me 22% në krahasim me vitin 2022.

Larmishmëria e medias dhe mosdominimi i tregut të medias nga pak operatorë konsiderohet si tipar i fuqisë së demokracisë ndërsa mungesa e larmishmërisë dhe dominimi i panoramës mediatike nga pak operatorë konsiderohet si shqetësim për demokracinë.

Larmishmëria apo mungesa e larmishmërisë në tregun mediatik zakonisht matet duke llogaritur pjesët e audiencës. Por matja e audiencës në Shqipëri nuk është sot për sot e besueshme kështu që, të dhënat e të ardhurave të pasqyruara në bilanc mund të përdoren si një matës jo i drejtpërdrejtë i larmishmërisë.

Aktualisht të gjitha mediat kryesore në vend konsiderohen gjerësisht si proqeveritare dhe po kështu konsiderohet edhe televizioni publik shqiptar, i cili ka një buxhet vjetor prej mbi 21 milionë eurosh dhe që drejtori aktual i të cilit është një ish-deputet socialist.

Marrë nga BIRN

birn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan