AKTUALITET

Bizneset bëhen "çorap" me taksat e Bashkisë Tiranë, nuk dinë çfarë po paguajnë! Penalizime të padrejta

r.ll Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 08:02
Bizneset bëhen "çorap" me taksat e Bashkisë
foto ilustruese

TIRANË- Shumë biznese në Tiranë po përballen me rishikimin e detyrimeve të tyre për taksat vendore, si rezultat i ndryshimit të kufirit të xhiros, nga zero deri në 2 milionë lekë, që ishin më parë kanë kaluar në 2 deri në 8 milionë lekë.

Drejtoria Rajonale e Tatimeve drejt Tarifave dhe Taksave Vendore e ka bërë rishikimin sipas informacionit që ka marrë nga tatimet për vitin 2024. Kalimi në këtë fashë, automatikisht i ka ngarkuar bizneset me taksa dhe tarifa më të larta për pastrimin dhe taksēn e infrastrukturës arsimore.

P.sh. tarifa e pastrimit për bizneset me xhiro deri në 2 mln lekë është 4 mijë lekë në vit, ndërsa për subjektet me xhiro 2 deri 8 mln lekë është 11.500 lekë në vit.

Bizneseve që kanë qenë objekt i rishikimit u është dêrguar me postë javën e fundit shkresa që i njofton për një tjetêr detyrim si pêr vitin 2024 ashtu dhe pêr vitin 2025, ndërkohë që ata i kishin paguar detyrimet si pêr 2024 ashtu dhe 2025, që sipas afatit është 20 prilli (pêrkatësisht 2024 dhe 2025).

Shqetësimi kryesor i bizneseve nuk është vetëm rritja e detyrimeve, por mungesa e informacionit të qartë mbi natyrën e tyre, pasi u janë dërguar dy fatura të ndryshme me detyrimin për t’u paguar, njëra në fillim të muajit mars dhe tjera në maj, për detyrimin vjetor të tarifës së pastrimit dhe taksës së arsimit.

Për shumë nga subjektet nuk e dinë nëse fatura e re që u është lëshuar përfaqëson një detyrim të ri për shkak të rivlerësimit të xhiros, apo është shtesë mbi një detyrim ekzistues.

Në rastin konkret, mes dy faturave tatimore të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Kontrollit dhe Vlerësimit për të njëjtin subjekt, më 13 Mars dhe 1 Maj 2025, tregon një rritje të ndjeshme të detyrimit pa asnjë sqarim nga institucioni i Taksave dhe Tarifave Vendore.

Subjekti në fjalë kërkon të dijë nëse bëhet fjalë për një detyrim të ri të shtuar pas rivlerësimit të ardhurave, apo nëse shumat e kërkuara përfshijnë edhe detyrimet e vjetra, të cilat janë parapaguar më parë bazuar në xhiron e vitit 2023.

Edhe kur drejtohen në sportelet e bankave për të marrë informacion, nuk u jepet një sqarim për përbërjen e shumës, por thjesht u kërkohet të paguajnë totalin e detyrimit të gjeneruar në sistem.

Konkretisht fatura e muajit Mars ndaj këtij subjekti përmban vetëm një shumë detyrimi prej 6,500 lekësh, ndërsa ajo e muajit majit ka një detyrim total në vlerën e 20,876 lekëve, të ndarë në tre zëra: Detyrim tatimor i vitit 2025 në vlerën e 9,018.7 lekëve; Detyrime tatimore të mëparshme në vlerën e 9,789.0 lekë dhe Gjoba në vlerën e 2,068.2 lekëve.

Asnjë nga këto fatura nuk specifikon për cilën periudhë janë llogaritur këto shuma, nëse përfaqësojnë detyrime të reja apo rivlerësime të mëparshme.

Ndërkohë që bizneset kërkojnë qartësi, institucioni Tarifave dhe Taksave vendore nuk ofron asnjë komunikim zyrtar që t’i ndihmojë të kuptojnë se çfarë duhet të paguajnë dhe pse.

“Kemi dërguar pranë bashkisë kërkesën për vërtetimin e të ardhurave për vitin 2024, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Nuk është bërë asnjë rishikim i kërkesës, dhe nga sa kuptohet, procedurat funksionojnë në mënyrë të njëanshme, duke shqyrtuar vetëm rastet që çojnë në rritje të vlerave, pa marrë në konsideratë realisht të ardhurat apo ndryshimet që ndodhin”, pohon një nga bizneset për Monitor.

Drejtoria e Taksave Vendore Tiranë nuk iu pêrgjigj interesimit të Monitor pêr tê sqaruar situatën. Edhe vetë bizneset sorrollaten nê sportele, ku u kêrkohet qê shqetësimet e tyre ti nisin me mail, por shumë subjekte ankohen që nuk marrin përgjigje.

Po si llogaritet detyrimi për taksat vendore sipas ndarjes së xhiros

Sipas vendimit nr.158, datë 26.12.2019 “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” taksa për Infrastrukturën Arsimore dhe Tarifa e Pastrimit llogaritet si detyrim fiks vjetor, por ndryshon sipas kategorisë së xhiros së biznesit.

Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, për bizneset njësi shërbimi (ku përfshihet objekti me lart) për xhiron deri në 2 milionë lekë detyrimi është 2,500 lekë

Nga 2 – 8 milionë lekë detyrimi është 4,000 lekë

Mbi 8 milionë lekë është 17,000 lekë.

Pra, për një subjekt që ka kaluar nga kategoria “deri në 2 mln” në “2–8 mln lekë”, taksa është rritur nga 2,500 lekë në 4,000 lekë.

Taksa e pastrimit, për bizneset njësi shërbimi (ku përfshihet objekti me lart) për xhiron deri në 2 milionë lekë detyrimi është 2,500 lekë

Nga 2-8 milionë lekë detyrimi është 11,500 lekë

Mbi 8 milionë lekë është 57,500 lekë

Pra, për një subjekt që ka kaluar nga kategoria “deri në 2 mln” në “2–8 mln lekë”, taksa është rritur nga 2,500 -4,000 lekë në 11,500 lekë.

Kategorizimi i bizneseve për qëllime tatimore bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës. Kjo do të thotë që për vitin 2025, duhet të merret parasysh xhiroja e vitit 2024 për të përcaktuar fashën përkatëse të tatimeve vendore.

Sakaq kategorizimi i bizneseve për efekt të taksave vendore mbetet ende i paharmonizuar me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, ku të ardhurat neto të individëve tregtarë dhe të vetëpunësuar tatohen në mënyrë progresive, me 15% deri në 14 milionë lekë dhe 23% për shumën mbi këtë prag. Kjo skemë synon të diferencojë barrën tatimore sipas nivelit të fitimit.

Ekspertë: Gjobat dhe kamatëvonesat për mosdeklarim të padrejta

Shtesë tjetër në konfuzion janë edhe gjobat për mosdeklarimin në afat të ndryshimit të xhiros.

Si parim , sistemi tatimor tek ne është i bazuar në vetëdeklarim dhe të ardhurat e bizneseve deklarohen nëpërmjet faturave në sistemin e tatimeve.

Në media përfaqësues të Drejtorisë së Tarifave dhe Taksave Vendore sqaruan se mbështetur në ligjin “Për procedurat tatimore” përcaktohet afati i deklarimit brenda 15 ditëve për ndryshim të xhiros pranë kësaj drejtorie nga subjektet, por pa dhënë sqarim se si bëhet, as një formular standard apo link zyrtar ku subjektet të mund të ndjekin procedurën.

Pra sipas tyre, këtë ndryshim xhiroje duhet ta vetëdeklaronte subjekti tek taksat vendore për efekt përllogaritje të taksave. Për rrjedhojë hapësira kohore nga kur ka ndodhur ky ndryshim deri në datën që është bërë rivlerësimi konsiderohet si dështim i subjektit për ta bërë këtë dhe për rrjedhojë merr kamata për periudhën, ndërkohê qê subjekti përballet edhe me rrezikun e bllokimit të llogarive bankare nga Bashkia.

Por për ekspertët ligji “Për procedurat tatimore” nuk përcakton detyrimin e subjekteve për ndryshimin e kufirit tê xhiros, pasi prej tyre bëhen vetëdeklarimi nëpërmjet faturave dhe tatimeve qendrore.

Audituesi ligjor Julian Saraçi sqaron se vendosja e gjobave dhe kamatvonesave është e padrejtë, pasi bizneset nëpërmjet faturave të ngarkuara në sistemin qendror tatimor, vetëdeklarojnë të ardhurat e tyre. Sipas tij është detyra e institucioneve të koordinojnë ndryshimet në xhiron e subjekteve të paktën çdo 6 muaj, pasi xhiroja prej tyre nuk mund të deklarohet në disa institucione.

Ekspertë të kontabilitetit kanë ngritur edhe më herët shqetësimin për vonesat në koordinim mes drejtorive rajonale të tatimeve dhe tatim-taksave vendore për reflektim të rasteve të ndryshimit të xhiros, e cila shpeshherë korrigjohet nga vetë subjektet te inspektorët tatimorë.

Po ashtu edhe në fund të vitit të kaluar, përkatësisht në periudhën 28-29 Nëntor 2024, shumë biznese në Tiranë ngritën shqetësimin për bllokim të padrejtë të llogarive bankare nga Drejtoria e Taksave Vendore, pa u njoftuar më parë për detyrimet shtesë që lindën pas rritjes së çmimeve të referencës për taksën e ndërtesës. Bizneset pohuan se nuk ishin informuar për këstin e tretë përmes rrugëve zyrtare, ndërsa njoftimet në e-Albania nuk ishin të dukshme si detyrime të reja./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan