Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

KOSOVË- Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, mbi 13 mijë vajza dhe djem rreth moshës 12-vjeçare janë vaksinuar në Kosovë kundër Human Papilloma Virusit (HPV), virusit që lidhet me disa lloje të kancerit, përfshirë atë të qafës së mitrës.
Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) konfirmojnë se vaksinimi është duke u zbatuar në të gjitha komunat, megjithëse me sfida të theksuara në Rahovec. Ndërkohë, prindërit e fëmijëve po përballen me vendime të vështira për shkak të dezinformatave, dyshimeve dhe ndikimeve sociale.
Human Papilloma Virus (HPV) është një grup virusesh shumë i përhapur që mund t’i infektojë lëkurën dhe mukozat në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë gojën, fytin, organet gjenitale dhe anusin. Disa lloje të tij shkaktojnë infeksione të transmetueshme seksualisht, ndërsa të tjerë mund të çojnë në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës, anusit, penisit, apo edhe të fytit, gjuhës dhe bajameve.
Vaksina kundër këtij virusi, sipas ekspertëve, është një prej masave më të fuqishme parandaluese që ka në dispozicion sistemi shëndetësor publik.
Dr. Fetije Fetaj, drejtoreshë e Programit të Imunizimit në IKSHPK, thotë se vaksinimi i fëmijëve ka nisur që nga fillimi i shkurtit edhe për djemtë. Ajo nënvizon për Radion Evropa e Lirë se procesi është i detyrueshëm dhe i paraparë në kalendarin zyrtar të imunizimit.
“Nga data 2 shkurt kemi filluar edhe me vaksinimin e djemve me vaksinën e HPV-së. Deri me tani diku deri 45 për qind e nxënësve të kësaj grupmoshe janë vaksinuar”, thotë ajo.
“Kjo vaksinë ka rëndësi më të madhe se sa që është e obliguar. Ne e dimë se shumë lehtë mund të lexohen informata jo të sakta në rrjetet sociale, por informata e saktë merret nga profesionisti shëndetësor. Është një barrë e madhe që një prind t’i thotë jo vaksinës kundër Human Papilloma Virusit”, thekson Fetaj.
Për shumë prindër, vendimi për t’i vaksinuar fëmijët nuk ka qenë i lehtë. Disa janë ndikuar nga informacione të pasakta në rrjete sociale, ndërsa të tjerë kanë kërkuar konsultime të drejtpërdrejta me profesionistë shëndetësorë për ta marrë vendimin e duhur.
Blerta, një nënë nga Prishtina, rrëfen për REL-in se fillimisht ka qenë kundër vaksinës, por pas takimeve me mjekët dhe pas hulumtimit personal, ajo ndryshoi qëndrim.
“Fillimisht nuk kam dashur t’ia jap vaksinën fare. Kam menduar se nuk e ka atë efektin që po thuhet dhe kam menduar që mund të ketë pasoja tjera në shëndetin e vajzës. Kam pasur mendim krejt të kundërt, por jam bindur shpejt pas takimit me profesionistët. Pastaj edhe vetë kam hulumtuar për vaksinën”, shpjegon Blerta.
Në komunën e Rahovecit, procesi i vaksinimit nuk po ec me të njëjtin ritëm si në komunat e tjera. Drejtori i QKMF-së, Elbunit Kryeziu, thekson se ekziston një hezitim i madh nga ana e prindërve.
“Disa nga ata vazhdojnë të kenë hezitim dhe e mbajnë atë qëndrim. Te disa nga ta ka ndikuar edhe aspekti fetar, ata persona kanë refuzuar çdo lloj vaksinimi dhe jo vetëm këtë [HPV]. Kemi pasur dhe kemi ende vështirësi në vaksinim”, thotë Kryeziu.
N. Bajraktari, 18 vjeç, nxënës i shkollës së mesme “Shtjefan Xheçovi” në Prishtinë, thotë se nuk e ka ndër mend të vaksinohet, përveç nëse ajo bëhet e detyrueshme.
“Nëse është e domosdoshme, e detyrueshme, po, do të vaksinohesha, përndryshe jo. Derisa nuk kam ndonjë problem shëndetësor pse të vaksinohem”, thotë Bajraktari.
Ai e pranon se nuk e ka diskutuar këtë çështje me prindërit dhe se informacionin për vaksinën e ka marrë kryesisht në media.
Zgjedhja për të vaksinuar fëmijët në moshën 12-vjeçare bazohet në të dhëna mjekësore. Studimet tregojnë se organizmi i fëmijëve të moshës 11–13 vjeç reagon më fuqishëm ndaj vaksinës duke prodhuar një nivel më të lartë dhe më afatgjatë të antitrupave.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e rekomandon vaksinimin në moshën 9–14 vjeç, me fokus të veçantë në grupmoshën 11–12 vjeç, për të siguruar mbrojtje maksimale kundër infeksioneve të HPV-së.
Në mungesë të vaksinës në vitet e kaluara, disa prindër në Prishtinë kishin zgjedhur ta vaksinonin fëmijën e tyre në sektorin privat, duke paguar deri në 300 euro për dozë.
Drejtoresha ekzekutive e IKSHPK-së, Ardita Baraku, thekson rëndësinë e barazisë gjinore në procesin e imunizimit, duke nënvizuar se përfshirja e djemve është një hap drejt qasjes së barabartë në mbrojtjen shëndetësore.
“Implementimi i HPV vaksinës për të dyja gjinitë, përveç rolit parandalues, mundëson dhe garanton edhe barazinë në qasjen ndaj parandalimit të sëmundjeve të shkaktuara nga HPV. IKSHPK, përmes menaxhimit të procesit, bashkë me QKMF-të dhe profesionistët e njësive të vaksinimit në çdo komunë, do të japin maksimumin për të siguruar që ky proces të jetë sa më i lehtë dhe i qasshëm për secilin prind dhe fëmijë”, thekson Baraku.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të japë një vlerësim të përgjithshëm mbi procesin e vaksinimit dhe për të bërë të ditur sasinë aktuale të vaksinave në dispozicion. Deri në publikimin e këtij artikulli, nuk është marrë një përgjigje zyrtare./REL
SHËNGJIN- Punonjësit e policisë kufitare të portit të Shëngjinit kanë gjetur një trup të pajetë i cili ...
SARANDË- Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur Man...
ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e kaluar ku si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një...
LAÇ- Personi në foto është 24-vjeçari Geri Bitri i cili humbi jetën gjatë natës në spitalin e Traumës n&...
BURREL- Në Qafën e Burrelit ende vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me es...
LAÇ- Në dëshminë paraprake, 28-vjeçari i cili dyshohet se ka qëlluar i pari në konvliktin në Laç, Klev...
FIER- Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit si rezultat i finalizimit të operacionit polic...
LAÇ- Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Laç teksa si...
TIRANA- Geri Bitri, një nga 5 të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës në Laç ka ndër...
TIRANA- Për ditën e sotme orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të l...