Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën hetimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Burime të VOX News pranë SPAK bëjnë me dije se agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontroll në banesën e biznesmenit rreth tri javë më parë. Operacioni është zhvilluar në mënyrë diskrete dhe deri më tani nuk është bërë publik nga institucionet ligjzbatuese.
Gjatë kontrollit, agjentët dyshohet se kanë sekuestruar dokumente, materiale dhe prova të ndryshme, të cilat po analizohen në kuadër të një hetimit.
Sipas burimeve që informojnë VOX News, një pjesë e dokumentacionit mund të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e biznesmenit me persona të lidhur me ish-ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Hetimi i SPAK-ut mësohet se është shtrirë edhe ndaj një familjari të afërt të ish-ministres, i cili dyshohet se ka zhvilluar aktivitet financiar dhe transaksione me biznesmenin që zotëron depon farmaceutike.
“Hetuesit po verifikojnë nëse këto marrëdhënie financiare kanë qenë të ligjshme apo nëse janë realizuar në këmbim të favorizimeve të mundshme të kompanisë farmaceutike nga institucionet shtetërore.”- shtojnë burimet pranë SPAK.
Dyshimet e hetuesve lidhen me disa drejtime, duke nisur nga përfshirja ose shtimi i barnave të tregtuara nga kjo depo në listën e barnave të rimbursueshme dhe deri te procedurat tenderuese të zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë.
Në fokus të hetimit dyshohet se janë vendosur edhe disa tenderë të zhvilluar me procedura të kufizuara ose pa transparencë të plotë publike, për të cilët po verifikohet nëse kompania farmaceutike ka përfituar trajtim preferencial.
Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, SPAK nuk ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me kontrollin, personat nën hetim apo veprat penale që mund të jenë regjistruar.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
24 Korrik12:27
RENEA i bën thirrje të dorëzohet, Refit Buzi akuzon familjen e ish-partneres: Më kanë marrë paratë
Autori i vrasjes në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, Refit Buzi, i cili ndodhet ende në arrati, pretendon se ka humbur një shumë...
AKTUALITET
24 Korrik11:43
Bllokohet Kapshtica, greva e doganierëve grekë pezullon kalimin e mjeteve
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
AKTUALITET
24 Korrik11:39
Skandal në Fushë-Krujë! Landfilli digjet, por kamionët vazhdojnë të shkarkojnë mbetje
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...
AKTUALITET
24 Korrik11:35
Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje, tek kërcënimet e vazhdueshme. Profili i Refit Buzit
Tragjedia me 1 të vrarë dhe 1 të plagosur në Roskovec ishte e paralajmëruar.
Autori Refit Buzi ishte në arrest shtëpie p&e...
AKTUALITET
24 Korrik11:18
Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të paluajtshme të një shtetasi, i kishte fituar nga trafiku i drogës
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsh&e...
AKTUALITET
24 Korrik11:17
Hoteli në Vlorë helmon turistët me azot, izraelitët ankesë në polici
Dhjetra turistë që po qëndronin në hotel Vlora Priam kanë mbushur spitalet e qytetit bregdetar dy javë më parë duke shfa...
AKTUALITET
24 Korrik11:15
Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, dy shtetasit e huaj ishin pa leje drejtimi
Pas aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku humbën jetë...
AKTUALITET
24 Korrik10:56
E rëndë në Memaliaj, humb jetën gjatë transportit për në spital një foshnjë 6-muajshe
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Maricaj, ku një foshnjë 6-muajshe ka humbur jetën teksa po transpo...
AKTUALITET
24 Korrik10:46
Gjykata jep 'Ok' për hapjen e 3 telefonave 'Iphone' të zyrtareve të postës që vodhën 700 mln lekë
Dy telefona “Iphone 17” dhe një telefon “Iphone 13”, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, me shpresën e zbard...
AKTUALITET
24 Korrik10:15
Autori i ngjarjes në Fier liron ish të fejuarën që mbante peng, RENEA negociata për dorëzimin e tij
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën të cilën e mbante me forcë pa...