Berisha: Rama e sheh protestën e qytetarëve si Vaterlonë e tij, të largohet dhe të përballet me drejtësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet ti...
Pas paralajmërimeve të shumta, dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome dhe emigr...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëri...
Edhe media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës më masive të qytetarëve dje, në ditën e 21-të të sa...
Ndërsa kryeministri Rama flet për zhvillimin e vendit dhe arritjet e qeverisë situata në tregun e bashkisë Këlcyrë ësht&...
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ndërmarrë masa për bllokimin e aktivitetit të “Bankers Petroleum Albania”, duke çuar në pezullimin e menjëhershëm të operacioneve të nxjerrjes së naftës në vendburimin Patos-Marinzë, një nga asetet strategjike të industrisë së hidrokarbureve në vend.
Vendimi i Doganave lidhet me një mosmarrëveshje të hershme për pagesën e akcizës mbi holluesin e naftës, një produkt i përdorur në procesin e prodhimit dhe transportimit të naftës së rëndë. Sipas autoriteteve doganore, kompania ka shmangur për vite me radhë pagesën e këtij detyrimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar, të shoqëruar edhe me penalitete.
Nga ana tjetër, Bankers Petroleum Albania ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar bllokimin e aktivitetit si arbitrar, të paligjshëm dhe në tejkalim të procedurave administrative. Kompania pretendon se akciza për holluesin nuk është e aplikueshme, pasi produkti nuk konsumohet në territorin shqiptar dhe nuk përdoret për prodhim energjie, por injektohet në puse dhe del bashkë me naftën bruto, e cila eksportohet jashtë vendit.
“Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së.
Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës”, thuhet në reagimin e Bankers.
Sipas tyre ndërprerja e menjëhershme e operacioneve të nxjerrjes së naftës, ka çuar aktivitetin prodhues në kolaps dhe se dëmet që mund të shkaktohen mund të jetë të parikuperueshme.
“Ky bllokim i menjëhershëm i operacioneve sjell pasoja të pariparueshme për vazhdimësinë e menaxhimit të fushës naftëmbajtëse, pasi (përveç depozitave dhe tubacioneve) nëse ndalohet prodhimi i puseve të naftës, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të rivihen më në punë, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme këtë pasuri të popullit shqiptar. Theksojmë se dëmi ekonomik i shkaktohet shumë më tepër shtetit shqiptar sesa BPAL-së, i cili është vetëm operator i këtij vendburimi dhe jo pronar i tij, ndërkohë që impakti i përgjithshëm është edhe më i madh”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Bankers.
Njoftim për Shtyp:
15 dhjetor 2025
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanisë në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz është bllokuar në mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore, në kundërshtim me:
• Vendimin e Përkohshëm Nr. 3869/2, datë 17.07.2019, ende në fuqi
• Afatin 5-vjeçar të parashkrimit, neni 102 i Ligjit për Akcizat
• Nenit 11 dhe 51 të Ligjit për Akcizat
Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së.
Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës.
Institucionet teknike shtetërore përgjegjëse për hidrokarburet në Republikën e Shqipërisë (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore – AKBN), përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të
Doganave dhe Ministrisë së Financave, kanë sqaruar se:
“Procesi i nxjerrjes së naftës në vendburim duhet të zhvillohet me rrjedhje të vazhdueshme dhe të pandërprerë 24/7, pasi në të kundërt, nafta bruto e prodhuar nga ky vendburim, duke qenë shumë viskoze dhe e rëndë, nëse ftohet, ngurtësohet në tubacione dhe depozita, duke u bërë e papërdorshme. Për informacion: nafta bruto lëviz vetëm në gjendje të ngrohtë; nëse ftohet, ngrin dhe nuk lëviz më. Për më tepër, mungesa e kapaciteteve depozituese për një kohë të gjatë do të sjellë domosdoshmërisht ndërprerjen dhe ndaljen e vendburimit, së bashku me të gjitha pasojat e padëshiruara që lidhen me to.”
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, AKBN ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave për të shmangur bllokimin e operacioneve të Kompanisë.
Ky bllokim i menjëhershëm i operacioneve sjell pasoja të pariparueshme për vazhdimësinë e menaxhimit të fushës naftëmbajtëse, pasi (përveç depozitave dhe tubacioneve) nëse ndalohet prodhimi i puseve të naftës, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të rivihen më në punë, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme këtë pasuri të popullit shqiptar. Theksojmë se dëmi ekonomik i shkaktohet shumë më tepër shtetit shqiptar sesa BPAL-së, i cili është vetëm operator i këtij vendburimi dhe jo pronar i tij, ndërkohë që impakti i përgjithshëm është edhe më i madh.
420 punonjësit e BPAL-së dhe rreth 5.000 punonjës të kompanive nënkontraktore, ofruesve të shërbimeve dhe partnerëve të biznesit, përfshirë edhe rreth 1.300 punonjës të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol sh.a. (e cila varet tërësisht nga prodhimi para-ekzistues që i dorëzon BPAL), rrezikojnë të mbeten pa punë. Po ashtu, rreth 12 kilometra tubacione nafte, depozita naftëmbajtëse, mbi 1.000 puse nafte, impiante përpunimi, etj. (investime të BPAL-së që janë në pronësi të shtetit shqiptar), të cilat duhet të mirëmbahen 24 orë në ditë, rrezikojnë të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme.
Këto veprime nuk prekin vetëm BPAL-në, por edhe një zinxhir të gjerë kompanish nënkontraktore që punojnë çdo ditë me BPAL-në dhe rrezikojnë të mbeten pa punë; pushtetin vendor, i cili përfiton taksa nga operacionet e BPAL-së; banorët e zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, jetët dhe pronat e të cilëve rrezikohen në rast incidentesh në fushën e naftës, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë nëse operacionet bllokohen; financat e shtetit shqiptar; si dhe shumë të tjera. Gjithashtu, ekzistojnë rreziqe të larta mjedisore (HSE), përfshirë dëme dhe humbje në fushën naftëmbajtëse.
Shkaku i bllokimit të veprimtarisë së Kompanisë është taksimi me akcizë i holluesit, një çështje e diskutuar prej vitesh nga shteti shqiptar nëse Kompania duhet apo jo të paguajë akcizë për këtë produkt. Sqarojmë se holluesi është një lëndë e parë që përzihet me naftën e rëndë të Patos-Marinzës për të mundësuar nxjerrjen më të lehtë nga nëntoka dhe transportimin drejt rafinerive. Ky produkt injektohet në puse dhe nxirret i trupëzuar bashkë me naftën bruto nga nëntoka. Nëse kjo naftë do të konsumohej brenda vendit, do të ishte logjike të paguhej akciza për holluesin; por kjo naftë nuk konsumohet në vend, por eksportohet. Ky fakt certifikohet nga certifikime ndërkombëtare për çdo ngarkesë, të monitoruara 24 orë në ditë nga autoritetet shqiptare si Dogana Fier, AKBN, Albpetrol dhe ISHTI.
Për më tepër, Qeveria Shqiptare, me Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 726, datë 12.11.2014 (VKM që miraton marrëveshjen e dytë ndryshuese me BPAL), ka përcaktuar se nëse BPAL paguan akcizë për holluesin, ajo konsiderohet kosto e rikuperueshme në masën 100%. Pra, në të dyja rastet, efekti ekonomik për shtetin shqiptar dhe BPAL-në është zero.
Ndërkohë, Dogana, përveçse e përcakton si detyrim, i ka vendosur BPAL-së, për vlerën e pretenduar të papaguar të akcizës (rreth 3 miliardë lekë), si detyrimin ashtu edhe një gjobë në masën trefish të detyrimit të pretenduar të akcizës.
E gjithë çështja është aktualisht në proces gjyqësor dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë, ndërkohë që organet shtetërore, pa pritur vendimin e gjykatës, po ndërmarrin veprime arbitrare.
Ky nuk është rasti i parë që BPAL përballet me akte të tilla abuzive. Në këto raste, ne kemi fituar çdo proces gjyqësor. Megjithatë, bllokimi i aktivitetit të Kompanisë pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor është një akt dashakeq që dëmton më shumë shtetin shqiptar, punonjësit e industrisë, kompanitë nënkontraktore, komunitetin lokal, pushtetin vendor dhe shumë të tjera.
Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore për të arritur një zgjidhje të përshtatshme të kësaj situate, por deri më tani nuk është arritur asnjë rezultat pozitiv.
Nëpërmjet këtij komunikimi me median, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ta administrojnë me maturi këtë situatë delikate. Pas 6 vitesh pezullimi të rezultateve të kontrollit, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga vetë Administrata Shtetërore, nuk ka arsye për nxitim në ndjekjen e një çështjeje që do të sjellë dëme të pakthyeshme për Kompaninë.
Ky zhvillim ka aktivizuar klauzolën e Forcës Madhore për shkak të “veprimeve qeveritare”, sipas pikës 17.1 të Marrëveshjes së Hidrokarbureve të vitit 2004, të nënshkruar me shtetin shqiptar.
Ju informojmë se kemi depozituar një kallëzim penal pranë SPAK kundër funksionarëve përgjegjës dhe ftojmë të gjitha palët të presin rezultatet e hetimit dhe vendimet e gjykatave përpara se të ndërmarrin veprime arbitrare.
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish mbrëmjen e kësaj të marteje për shkak të protestës së...
Pas hetimeve për tenderat në AKSH, është dhënë masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policis&eum...
Rreth 200 punëtorë, të angazhuar si nënkontraktorë të kompanive Bankers Petroleum dhe Global Energy, po përballen me nj&eum...
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin e SPAK, sa i takon hetimeve të procedurave të tenderimit pranë Agjenci...
Caktimi i deputetes Ogerta Manastirliu si drejtuese politike e Partisë Socialiste për Tiranën, cilësohet si një veprim antiligjor dhe...
Në emër të grupit opozitar, kur kam mbajtur fjalën, kam vënë pikërisht atë shqetësim që thotë Adriana, ...
SPAK la lëshuar masën e ‘arrestit të shtëpisë’, për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoq&e...
Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar sot (16 dhjetor) urdhërarreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Ag...
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar ditën e sotme një urdhërarresti për Ergys Agasin. Kujtojmë se banesa dhe zyrat e biznesi...
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mësynë mëngjesin e kësaj të martë, 16 dhjetor në banesën e ...