Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje të lehtë gjatë vitit 2025, në raport me vitin 2024.
Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit dhjetor 2025 arriti në 80.89 mld lekë, nga 80.43 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024.
Ky ndryshim i nivelit të borxheve totale vjen si pasojë e uljes së detyrimeve të papaguara, nga bizneset dhe konsumatorët familjarë, ndërkohë që stoku i borxhit për institucionet shtetërore dhe klientëve jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësit shënoi rritje.
Kështu, për kategorinë e bizneseve borxhi u ul në 9.49 mld lekë, nga 10.34 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024, ndërsa për familjarët u ul në 45.16 mld lekë, nga 45.48 mld lekë.
Ndërkohë për institucionet shtetërore niveli i faturave të papaguara të energjisë në fund të dhjetorit 2025 arriti në 5.32 mld lekë, nga 5.05 mld lekë që ishte 1 vit më parë. Sa i takon kategorisë së jobuxhetorëve, detyrimet e prapambetura arritën në 20.91 mld lekë në fund të 2025-ës, nga 19.54 mld lekë që ishin në fund të vitit 2024./SCAN
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Prill18:39
Dy emigrantë u gjetën të pajetë, policia e Korçës jep detaje nga ngjarja e rëndë
Policia e Korçës ka dalë me një deklaratë pas vdekjes së dy emigrantëve të paligjshëm.
Në vendin e quajtu...
AKTUALITET
4 Prill17:22
Gjenden të pajetë në mal dy emigrantë, dyshimet e para
Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore në fshatin Kamenicë, Korç&eu...
AKTUALITET
4 Prill15:43
Pas naftës shtrenjtohet edhe plastika, përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje kostosh për bulmetin
Pas rritjes së çmimit të naftës dhe tarifave të transportit në tregjet ndërkombëtare po rritet presioni për ndr...
AKTUALITET
4 Prill15:02
Vazhdon skandali/ Rrjedhja e ujit në Llixhat e Bënjës vë në rrezik jetët e vizitorëve
Pas videos skandaloze të publikuar nga Piranjat në lidhje me gjendjen e rëndë tek Llixhat e Bënjës, një tjetër ma...
AKTUALITET
4 Prill14:46
EMRAT/ Njihuni me biznesmenët e padukshëm të ndërtimit nga Shqipëria në Kosovë!
Sektori i ndërtimit në Kosovë po shndërrohet në një nga motorët kryesorë të zhvillimit urban, por njëkoh&eum...
AKTUALITET
4 Prill12:02
Tradita e bekimit të bukës bashkon besimtarët katolikë në Lezhë në prag të Pashkëve
Besimtarët katolikë në Lezhë, që në orët e para të mëngjesit, me shportat e ushqimeve në duar, u janë d...
AKTUALITET
4 Prill11:59
Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e para
Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur dje...
AKTUALITET
4 Prill11:57
Nga Sokol Feka te Taulant Malshi e Miklovan Dakaj, si mafia shqiptare po terrorizon Spanjën
Nga Roberto Cardesi, EL ESPANOL
Rezervuari i Casasola (Almogía) ndodhet më shumë se 2.000 kilometra në vijë ajrore nga qyteti...
AKTUALITET
4 Prill11:35
Shtëpia e barit në Peqin, nxjerr zbuluar policët! Kamerat fiksuan Romario Hasën, kryetari i fshatit nuk shkoi për kontroll
Shtatë efektivët e policisë, të cilët u pezulluan nga detyra për mosveprimet e tyre në parandalimin e shtëpisë s&...