Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANË- Rritja e të ardhurave, që ka tejkaluar parashikimet, ka ndihmuar në rënien e borxhit publik përtej pritshmërive në vitin 2024. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2024 borxhi publik arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008.
Rënie më të madhe pati stoku i borxhit të jashtëm, i cili në vitin e kaluar rezultoi në 23,1% të PBB-së, duke rënë nga 26,2% në vitin 2023. Borxhi publik është poshtë nivelit prej 55% të PBB-së për vitin 2024, kundrejt pritshmërive që parashikonin më shumë se 58%.
Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar lajmëroi së fundmi se shpenzimet publike të vendit do të rriten së paku me 7% të PBB-së në dhjetë vitet e ardhshme (afërsisht 1,7 mld euro).
Në vitin 2024, shpenzimet publike të vendit ishin rreth 31% të PBB-së, por në dekadën në vijim do të duhet të arrijnë mbi 38% të PBB-së, për shkak të nevojave më të larta për financimin e skemës së pensioneve dhe për financimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë, si pasojë e plakjes së popullsisë.
Stafi teknik i FMN-së projekton një rritje të shpenzimeve buxhetore, duke filluar nga viti 2026. Faktorët që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzimet më të mëdha për mirëmbajtje dhe digjitalizim.
Për të ruajtur balancat, shpenzimet publike duhet të shoqërohen me rritje të të ardhurave. Veçanërisht, konsiderohet e rëndësishme reforma e pensioneve, e cila duhet të sigurojë një mbulim më të mirë të popullsisë me kontribute. Për rritjen e të ardhurave për sigurimet shoqërore, do të duhen reforma që përfshijnë uljen e informalitetit në tregun e punës, duke përfshirë edhe sektorin bujqësor.
Gjithashtu, aktualisht vendi ynë ka raportin më të ulët të grumbullimit të taksave dhe tatimeve në raport me Rajonin dhe Europën. Strategjia afatmesme e të ardhurave 2014–2027 synon administrimin e ri të të ardhurave mbi pronat, duke filluar nga viti 2026, dhe një rishikim të taksave mbi pronat deri në vitin 2027.
Autoritetet shqiptare parashikojnë që të ardhurat në raport me PBB të rriten me 2,5% deri në vitin 2027. Këto rezultate do të arrihen kryesisht përmes përmirësimit të administrimit (luftës kundër informalitetit), çka pritet të kontribuojë me 2,3 pikë, megjithëse stafi i FMN-së beson se rritja e të ardhurave nga kjo masë nuk mund të jetë më shumë se 1,2–1,8.
Sipas ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, autoritetet fiskale në Shqipëri duhet të forcojnë masat e administrimit fiskal në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit. Këto dy sektorë historikisht janë karakterizuar nga nivele të larta të informalitetit, por vitet e fundit, rritja ekonomike e vendit po udhëhiqet nga këto dy sektorë, të cilët do të duhet të fiskalizohen./ Monitor
TIRANË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij k...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e biznesmenit Gentian Sula, për heqjen e sekuestros nga ...
tymi nga bashkia TIRANË- Një tym i zi raportohet se po del nga tarraca e bashkisë së Tiranës që prej orëve të m&eum...
TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u pyet sot në një konferencë për mediat se nese mendon se ka n...
TIRANA- Seanca në GJKKO për verifikimin e masave të sigurisë ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrin dhe Asmer Bilali është shtyr&e...
anila ndoka TIRANË- Ka ndërruar jetë në spital 44-vjeçarja, Anila Ndoka (Prendushi), e cila u qëllua me armë zjarri ng...
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme Lushnje. Mësohet se një automjet i drejtuar nga një 56-vjeçare ...
pamje nga operacioni KAVAJË- Një operacion antidrogë është finalizuar në qytetin e Kavajës. Konkretisht policia e Kavaj...
safet bajri TIRANË- Safet Bajri do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe K...
TIRANË- Në “Indeksin Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronës 2024”, Shqipëria renditet e 82-ta nga 125 vende ...