Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u pyet sot në një konferencë për mediat se nese mendon se ka nevojë për një rishikim të legjislacionit të Gjykatës për t’i dhënë mekanizma në detyrimin e palëve për zbatimin e vendimeve të saj. Zaçajt iu soll në vëmendje rasti i shqyrtimit të imunitetit të një deputeti dhe rasti kur pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, adoptimi i detyrimit për votën e diasporës u mor në konsideratë shumë vonë nga parlamenti për zbatim.
Zaçaj thotë se juridiksioni i këtij institucioni për interpretimin e Kushtetutës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kushtetuese ushtrohet edhe përmes kontrollit të kushtetushmërisë së veprimtarisë së organeve publike në përbërje ose jo të secilit prej pushteteve, me qëllim garantimin e shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve, gjatë të cilit shpeshherë lind nevoja e ravijëzimit të kufijve brenda së cilëve duhet të ushtrohet ajo veprimtari.
Ajo tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese dhe janë përfundimtare dhe detyrimi për zbatimin e tyre është përcaktuar nga vetë Kushtetuta, çka lidhet me autoritetin e këtij organi kushtetues sikundër garanton edhe epërsinë e ligjit themelor të shtetit. Zaçaj shtoi se duke qenë një koncept kushtetues, nga ky detyrim nuk përjashtohet as vetë kjo Gjykatë.
Kryetajra e GJK theksoi se kjo do të thotë se nëse Gjykata ka thënë fjalën e fundit për një çështje të caktuar, asnjë organ tjetër nuk mund ta vërë në diskutim apo të vlerësojë vendimin e saj. Zaçaj tha se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës do të cenonte të gjithë strukturën e të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara në Kushtetutë, duke përbërë një precedent të rrezikshëm, përveçse një tregues për nivelin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Gjatë vitit 2024 keni shqyrtuar një sërë çështjesh me ndjeshmëri të lartë publike, politike gjithashtu. A mendoni që ka nevojë për një rishikim të legjislacionit të Gjykatës për t’i dhënë mekanizma në detyrimin e palëve për zbatimin e vendimeve të saj? Kam parasysh rastin e shqyrtimit të imunitetit të një deputeti dhe rastin kur pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, adoptimi i detyrimit për votën e diasporës u mor në konsideratë shumë vonë nga parlamenti për zbatim.
Përgjigje: Juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e Kushtetutës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kushtetuese ushtrohet edhe përmes kontrollit të kushtetushmërisë së veprimtarisë së organeve publike në përbërje ose jo të secilit prej pushteteve, me qëllim garantimin e shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve, gjatë të cilit shpeshherë lind nevoja e ravijëzimit të kufijve brenda së cilëve duhet të ushtrohet ajo veprimtari.
Për shkak të rolit si një “arbitër paanshëm i konflikteve kushtetuese”, Gjykata shqyrton jo rrallë herë çështje që kanë ndjeshmëri të lartë publike dhe politike, sikundër krijojnë pritshmëri të larta për publikun. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese dhe janë përfundimtare dhe detyrimi për zbatimin e tyre është përcaktuar nga vetë Kushtetuta, çka lidhet me autoritetin e këtij organi kushtetues sikundër garanton edhe epërsinë e ligjit themelor të shtetit. Duke qenë një koncept kushtetues, nga ky detyrim nuk përjashtohet as vetë kjo Gjykatë.
Kjo do të thotë se nëse Gjykata ka thënë fjalën e fundit për një çështje të caktuar, asnjë organ tjetër nuk mund ta vërë në diskutim apo të vlerësojë vendimin e saj. Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës do të cenonte të gjithë strukturën e të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara në Kushtetutë, duke përbërë një precedent të rrezikshëm, përveçse një tregues për nivelin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.
Ndërkohë që, nga ana tjetër, kjo mund të bëhet premise për lindjen e një mosmarrëveshjeje të re kushtetuese dhe mund të sjellë një shkelje të re të parimeve apo të të drejtave kushtetuese. Ju rikujtoj se mekanizmat ligjorë ekzistojnë dhe sipas nenit 81 të ligjit organik të Gjykatës ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sigurohet nga Këshilli i Ministrave me anën e organeve përkatëse të administratës shtetërore. Gjykata, gjithashtu, në varësi të llojit të vendimit dhe kur është e nevojshme, mund të caktojë në pjesën urdhëruese edhe organin e ngarkuar me zbatimin e vendimit.
Nga ana tjetër, moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është i dënueshëm sipas dispozitave të Kodit Penal. Thënë kjo, nuk i takon kësaj Gjykate të kontrollojë mënyrën se si zbatohen vendimet e saj, por i takon çdo organi, sipas kompetencave të fushës së tij të veprimtarisë, që të respektojë, zbatojë dhe veprojë në përputhje me vendimmarrjen kushtetuese.
TIRANA- Seanca në GJKKO për verifikimin e masave të sigurisë ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrin dhe Asmer Bilali është shtyr&e...
anila ndoka TIRANË- Ka ndërruar jetë në spital 44-vjeçarja, Anila Ndoka (Prendushi), e cila u qëllua me armë zjarri ng...
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme Lushnje. Mësohet se një automjet i drejtuar nga një 56-vjeçare ...
pamje nga operacioni KAVAJË- Një operacion antidrogë është finalizuar në qytetin e Kavajës. Konkretisht policia e Kavaj...
safet bajri TIRANË- Safet Bajri do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe K...
TIRANË- Në “Indeksin Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronës 2024”, Shqipëria renditet e 82-ta nga 125 vende ...
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarku...
foto ilustruese TIRANË- Klientët e sistemit bankar kryen më shumë se një milion depozitime të parasë në bankomate ...
TIRANA- Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pa...
BELGJIKA- Media britanike "The Telegraph" ka publikuar një artikull që fokusohet te lufta e kontrabandistëve shqiptarë kundër es...