Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Rezultatet e ushtrimit të stres-testeve të radhës (provave të rezistencës) të kryera nga Banka e Shqipërisë tregojnë se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm ndaj goditjeve makroekonomike dhe se ndjeshmëria e tij ndaj zhvillimeve të pafavorshme është zbutur krahasuar me një vit më parë.
Ushtrimi i provës së rezistencës së aftësisë paguese të sektorit bankar shërben për të përcaktuar nëse sektori bankar në tërësi dhe bankat individuale në veçanti, janë të kapitalizuara në mënyrë të mjaftueshme për të përballuar goditje të supozuara në kushtet e zhvillimeve jo të favorshme ekonomike dhe financiare.
Nëpërmjet ushtrimit, vlerësohen rreziqet kryesore në bilancin e sektorit bankar, siç janë: rreziku i kredisë, rreziku i normës së interesit, rreziku i kursit të këmbimit dhe rreziqet indirekte të kredisë nëpërmjet kreditimit në valutë, ndryshimit të normave të interesit, ndryshimit të normës së papunësisë dhe rënies së të ardhurave të kredimarrësve dhe ecurisë së çmimeve të aktiveve jofinanciare.
Stres-testet ndërtohen mbi tre skenarë: skenarin bazë, skenarin e moderuar dhe atë të rënduar, ku periudha ushtrimore shtrihet deri në fund të vitit 2027.
Skenari bazë supozon një rritje ekonomike pozitive gjatë këtij harku kohor, e cila shoqërohet me një rritje pozitive të kreditimit, mbiçmim të monedhës vendase, një rritje graduale e normave të interesit dhe rënie të papunësisë.
Në skenarin e moderuar, rritja ekonomike mbetet në territor pozitiv gjatë periudhës ushtrimore, por norma e rritjes është më e ulët kundrejt skenarit bazë.
Ndërsa, në skenarin e rënduar, duke filluar nga tremujori i tretë i vitit 2026, norma e rritjes ekonomike supozohet të jetë negative. Në skenarin e moderuar dhe atë të rënduar, supozimeve për një rënie graduale deri në tkurrje të aktivitetit ekonomik në vend, iu shtohen edhe supozimet për nënçmimin e kursit të këmbimit, rritjen e normave të interesit dhe ngadalësimin e ritmit të kreditimit, duke kaluar në ndalimin e tij në skenarin e rënduar. Këto zhvillime reflektohen në një përkeqësim të cilësisë së portofolit të kredisë, si për individët ashtu edhe për bizneset. Ky përkeqësim paraqitet më i ndjeshëm për portofolin e biznesit. Tregues të tjerë makroekonomikë të përfshirë në ushtrim, në skenarët më të pafavorshëm supozojnë një rënie të çmimeve të banesave dhe rritje të papunësisë deri në fund të vitit 2027. Këto supozime ndikojnë në nivelin e kapitalizimit të bankave të veçanta dhe të sektorit bankar në tërësi, kryesisht gjatë vitit 2027.
Rezultatet e ushtrimit të provës së rezistencës, nëpërmjet tre skenarëve të parashikuar, japin një panorama të qëndrueshme të sektorit bankar, megjithëse me dallime të rëndësishme në nivel bankash individuale.
Në skenarin bazë, në përfundim të vitit të fundit 2027, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar vlerësohet në rreth 19.6%, duke dëshmuar një nivel të mirë kapitalizimi dhe një qëndrueshmëri të përgjithshme të sektorit. Megjithatë, një nga bankat paraqet një pozitë të dobët kapitalizimi, duke kërkuar injektim kapitali. Pesha e aktiveve të kësaj banke në totalin e sektorit është rreth 1.1%, ndërsa nevojat për kapital shtesë vlerësohen në rreth 0.7 miliardë lekë, ose 0.03% e PBB-së.
Në skenarin e moderuar, deri në fund të periudhës ushtrimore trevjeçare, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit mbetet në nivele të mira, duke arritur 19.1%. Edhe pse sektori në tërësi ruan qëndrueshmërinë, tre banka rezultojnë me nevoja për injektim kapitali. Këto banka përfaqësojnë 8.8% të aktiveve të sektorit bankar, ndërsa kërkesat për kapital shtesë llogariten në rreth 5.2 miliardë lekë, ose 0.21% e PBB-së.
Në skenarin e rënduar, edhe pse sektori përballet me kushte më të vështira makroekonomike, ai
vijon të mbetet i mirëkapitalizuar, me një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit në nivelin 17.4% në fund të vitit të tretë. Në këtë rast, katër banka që përfaqësojnë rreth 12% të aktiveve të sektorit, kërkojnë injektim kapitali në një vlerë totale prej rreth 11.2 miliardë lekësh, ose 0.44% e PBB-së.
Në këtë skenar, për bankat me rëndësi sistemike dhe ato josistemike, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit arrin në përkatësisht 19.1% dhe 14.4%. Grupi i bankave me kapital të huaj paraqet një nivel kapitalizimi prej rreth 18.6%, duke mbetur i mirëkapitalizuar, ndërsa grupi i bankave me kapital vendas ka një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit më të ulët prej rreth 15.5%. Kontribut kryesor në rënien e kapitalizimit në skenarin e rënduar në fund të vitit 2027 e jep zëri “Humbja nga huatë” dhe “Të ardhura të tjera neto”.
Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm ndaj goditjeve makroekonomike, ndonëse një numër i kufizuar bankash paraqet një ndjeshmëri më të lartë kryesisht në skenarin më ekstrem. Numri i bankave që paraqesin nevojë për shtim kapitali në skenarin më ekstrem është katër, kundrejt gjashtë bankave që rezultonin një vit më parë. Për rrjedhojë, edhe nevojat për kapital shtesë vlerësohen të jenë ulur në 0.44% të PBB-së, nga 1.23% një vit më parë./Monitor
Kostot e jetesës rriten veçanërisht për familjet me fëmijë në Shqipëri, ndërsa individët e vetëm p&eu...
Të dënuar për dhënie ndihmë kundrejt pagesës, emigrantëve që synojnë të lëvizin ilegalisht, ose për ...
Prokuroria Publike belge ka kërkuar dënimet maksimale ndaj Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj, dy figura kryesore...
Një 25-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Burrelit, pasi akuzohet se ka djegur qëllimisht një automjet, ngjarje...
Në qytetin Namur të Belgjikës ka nisur një mega-proces gjyqësor i mbiquajtur ‘Sky ECC’. Kjo për shkak se banda krimina...
Policia e Tiranës njoftoi sot se ka sekuestruar një automjet të shtrenjtë të llojit ‘Lamborghini Urus’ me vlerë...
Mjeku gastroherpatolog Gerald Kola foli sot në emisioni “Koha për t’u zgjuar” në Neës24, për sëmundjet gastroent...
Një “Lamborghini Urus” me vlerë 160 mijë euro u sekuestrua nga policia e Tiranës, ndërsa në pranga përfundoi 34-v...
Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Tropojës pasi qarkullonin me arsenal armësh zjarri të ftohta me vete. Operacio...
Më 1 tetor 1991 u hap në Tiranë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në cilësinë e të Ngarkuarit me ...