Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Në qytetin Namur të Belgjikës ka nisur një mega-proces gjyqësor i mbiquajtur ‘Sky ECC’. Kjo për shkak se banda kriminale shqiptare u zbërthye pas dekriptimit të mesazheve në telefonat e koduar. Hetuesit kanë zbardhur edhe skemën se si
Ata hyjnë në zemër të sallës së gjyqit. Disa me veshje sportive, të tjerë të veshur për mrekulli me këmisha të ngushta. Të gjithë përpiqen të përzihen me detin e togave të zeza të avokatëve. Vetëm njëzet të pandehur, nga rreth pesëdhjetë të thirrur, u paraqitën këtë të martë para gjykatës korreksionale të Namurit. Të gjithë dyshohen se kanë marrë pjesë në një organizatë të gjerë kriminale të specializuar në prodhimin dhe shitjen e kanabisit.
Mes tyre, një emër përsëritet vazhdimisht: Alket V.. Ky shqiptar konsiderohet si truri i rrjetit. I dënuar me dhjetë vjet burgim dhe i kërkuar nga policia shqiptare, ai kishte ikur në Spanjë. Që nga gadishulli Iberik, ai thuhet se ka drejtuar prodhimin e marijuanës, e cila ishte shpërndarë në dhjetë plantacione në Valoni dhe në Bruksel. I arrestuari kundërshton rolin e drejtuesit. Megjithatë, portreti i paraqitur nga zëvendësprokurorja Emilie De Fays është i qartë: Alket V. rekruton, paguan, organizon, shet dhe importon.
Biznesi i tij po ecte për mrekulli. Në dhjetor të vitit 2020, një shitje prej trembëdhjetë kilogramësh kanabis arrinte në 59.800 euro. Çdo javë, një klient i “madh” blinte mes 40 dhe 50 kilogramë. Në dosje, një tjetër i pandehur krenohej se kishte fituar 50.000 euro për vetëm një orë.
Pra, si mund të pastrohej kjo shumë e madhe parash të pista nga drejtuesi i dyshuar? Transferimet bankare ishin shumë të dukshme. Valixhet plot me para, tepër të rrezikshme…
“Metoda kryesore e pastrimit konsistonte në dërgimin e parave drejt Shqipërisë përmes një sistemi tradicional dhe joformal, të quajtur hawala,” shpjegon magjistratja e Namurit.
Në arabisht, hawala do të thotë “transferim” ose “mandat”. E përdorur prej shekujsh në Azi dhe në Lindje, kjo metodë lejon transferimin e shpejtë dhe të fshehtë të parave nga një vend në tjetrin. Ajo mbështetet plotësisht mbi besimin mes ndërmjetësve: pa gjurmë, pa dokumentim, pa kontroll. Kjo e bën këtë mekanizëm të lashtë një sistem shumë të preferuar edhe nga grupet terroriste dhe organizatat kriminale.
Në praktikë, klienti ia dorëzon paratë një ndërmjetësi të quajtur hawaladar, i cili lidhet me një bashkëpunëtor që ndodhet në vendin ku duhet të shkojnë paratë. Aty, shuma i dorëzohet marrësit në këmbim të një fjalëkalimi të dhënë nga dërguesi, pasi të jetë zbritur komisioni për punën e agjentëve.
Transferta nga Shqipëria dhe kompani fiktive
Në këtë dosje, fondet përfundojnë në Shqipëri, tek kunati dhe motra e Alketit. Një pjesë e shumës më pas bën rrugën e kundërt dhe kthehet në Belgjikë në formën e “huave familjare”. Ato më pas riinvestohen, ndër të tjera, në sektorin e pasurive të paluajtshme përmes një kompanie fiktive.
Në letër, kjo firmë është e specializuar në ndërtim dhe rinovim. “Drejtuesi i kompanisë pretendon se ajo realizon fitime çdo vit. Por gjatë bastisjeve, nuk u gjet asnjë pajisje apo mjet pune,” shpjegon zëvendësprokurorja. Një guaskë bosh që shërben për pastrimin e parave, sipas prokurorisë.
Në nëntor të vitit 2023, policia regjistroi një bisedë mes V. Alketit dhe bashkëshortes së tij. Pa dorashka, ata flisnin për transferimin e 70.000 eurove përmes rrjetit hawala. Zyrtarisht, bëhej fjalë për një hua. Jozyrtarisht, sipas aktakuzës, ishte para e ricikluar që vinte nga trafiku i drogës.
“Paratë e huazuara në këtë mënyrë nga familja shqiptare më pas deklarohen në Belgjikë si kontribut personal për blerjen e një shtëpie,” shton Emilie De Fays. “Alketi i kombinon këto fonde me kursime të supozuara dhe të ardhura të paraqitura si legjitime. Operacioni krijon pamjen e një financimi ligjor, ndërkohë që në të vërtetë shërben për të futur sërish në qarkullim para me origjinë të paligjshme”.
Në fund të seancës gjyqësore, prokuroria kërkoi një dënim me katërmbëdhjetë vjet burg për Alketin.
Policia e Tiranës njoftoi sot se ka sekuestruar një automjet të shtrenjtë të llojit ‘Lamborghini Urus’ me vlerë...
Mjeku gastroherpatolog Gerald Kola foli sot në emisioni “Koha për t’u zgjuar” në Neës24, për sëmundjet gastroent...
Një “Lamborghini Urus” me vlerë 160 mijë euro u sekuestrua nga policia e Tiranës, ndërsa në pranga përfundoi 34-v...
Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Tropojës pasi qarkullonin me arsenal armësh zjarri të ftohta me vete. Operacio...
Më 1 tetor 1991 u hap në Tiranë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në cilësinë e të Ngarkuarit me ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë me dije se për shkak të mbylljes së përkohshme të qeveris...
15-vjeçari nga Gjirokastra, Mateo Kalemi, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, është...
Shefi i Komisariatit të Përmetit, Dhurim Çenko është pezulluar nga detyra. Mësohet se vendimi është marrë pasi d...
Eurodeputeti i Pasok-ut, njëkohësisht meteorolog grek, Sakis Arnaoutoglou, paralajmëron një valë të re moti të keq në Sh...
Sot dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83.3 lekë. Ndërkohë, Euro do të bli...