I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, që pritet të sjellin një shtrëngim të fortë në hapësirat kredituese të institucioneve financiare jobanka.
Mbështetur në parashikimet e projektrregullores që po konsultohet me palët e përfshira, një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës. Projektrregullorja vendos gjithashtu një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve.
Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.
Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 40%. Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme që niveli më i lartë i raportit nuk cënon pagesën e detyrimeve të kredisë. Këto raste do të trajtohen si raste përjashtimore, të cilat nuk duhet të tejkalojnë 10% të shumës së kredive të reja të dhëna nga subjekti për një vit kalendarik.
Institucioni financiar, në llogaritjen e të ardhurave për qëllime të vlerësimit të aftësisë paguese të konsumatorit, merr në konsideratë të ardhurat e tij bazuar në të dhënat e të paktën 6 muajve të fundit përpara momentit të kryerjes së analizës financiare.
Në rastin e të ardhurave të pritshme, rritja në të ardhura do të konsiderohet vetëm kur ekzistojnë evidenca të shkruara. Projektrregullorja parashikon gjithashtu edhe kërkesa më të detajuara dhe rigoroze të administrimit të rrezikut mbi huadhënien konsumatore.
Institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.
Kërkesat e reja, që parashikojnë vlerësimin e detajuar të afëtsisë pagues,e pritet ta vështirësojnë shumë dhënien e kredive vetëm me një dokument identiteti brenda afateve kohore shumë të shpejta (në harkun e pak minutave), praktikë që ndiqet gjerësisht nga disa institucione të mikrofinancës konsumatore.
Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në projektrregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin lidh kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër, kufizime të cilat ndikojnë në mosshlyerjen e detyrimit të kredisë; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilët rezultojnë në regjistrat e krijuar nga subjektet për personat që nuk lejohen të lidhin një kontratë kredie.
Masat shtrënguese për dhënien e kredive konsumatore do të prekin vetëm institucionet financiare jobanka, ndërsa deri tani nuk ka informacion që Banka e Shqipërisë do të ndërmarrë shtrëngime të ngjashme për kreditë konsumatore që jepen nga bankat tregtare.
Nëse miratohet, rregullorja e re pritet të godasë kryesisht biznesin e kredive të shpejta. Mikrofinanca e kredive të shpejta ka marrë një zhvillim të shpejtë pas vitit 2016, duke sjellë në Shqipëri modele biznesi të zbatuara më parë në vendet Balltike dhe në vende të tjera të Europës Lindore. Këto kredi përgjithësisht jepen në shuma të vogla dhe me afate të shkurtra maturimi.
Avantazhi i tyre konsiston në vendimmarrjen e shpejtë dhe me procedura burokratike minimale, por, që nga ana tjetër, ato bartin rreziqe më të mëdha dhe norma efektive interesi shumë të larta se kreditë që ofron sektori bankar.
Këto produkte janë kryesisht të orientuara tek segmenti i konsumatorëve me informalitet dhe me rrezik më të lartë, që ka vështirësi për të gjetur akses në financim nga sektori bankar./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosf...
foto ilustruese BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat në vendin e quajtur “Rruga ...
TIRANA- Mediat turke i kanë dhënë hapësirë në artikujt e tyre deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të krijo...
ROSKOVEC- Një 70-vjeçar është plagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në Roskovec. Mësohet se 70-vjeçari...
GREQI- Identiteti i shqiptarit që mbeti i plagosur mbasditen e sotme në Greqi është zbardhur. Mësohet se i plagosur ka mbetur&nb...
MALTA- Drejtësia në Maltë ka shpallur të pavlefshëm arrestimin nga Policia të shqiptarit Begtash Muka i cili akuzohej p&eum...
Baba Mondi TIRANA- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas diskutimeve publike lidhur me krijimin e një shteti të pavarur ...
ITALI- 27 perosona janë hetuar në Itali për akuza në lidhje me promovimin dhe mbështetjen e një organizate të dedikuar...
GREQI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Omonias, në qendër të Athinës.&...
Foto ilustruese TIRANË- Një 42-vjeçar është paraqitur ditën e sotme i plagosur në urgjencën e QSUT-së pë...