Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qytetarëve, Banka e Shqipërisë ka zbarkuar për kontroll. Inspektorët e BSH janë aktualisht prezentë në Raiffeisen duke investiguar me detaje, mbi atë që ka ndodhur.
Dyshimet e para janë për ndërhyrje, e cila ka ardhur për shkak të gabimit njerëzor, ndërkohë që nuk është përcaktuar ende nëse ndërhyrja ka qenë nga jashtë apo e brendshme.
Sipas burimeve, ajo që ka ndodhur ka qenë një anomali në hedhjen e batch-it ditor të së dielës. Ky është një proces automatik që ekzekutohet gjatë natës për të përpunuar dhe përditësuar të gjitha transaksionet e grumbulluara gjatë ditës.
Praktikisht incidenti ka prekur të gjitha transaksionet që qytetarët kanë bërë gjatë ditës së dielë, të cilat janë regjistruar nga dy herë në sistem. Kjo do të thotë se ata që kishin tërhequr, u merreshin paratë dy herë. Të tjerë që kishin paguar me kartë, po ashtu. Një burim i tha Kapitalit se bëhet fjalë për mbi 40 mijë transaksione të prekura.
Situata u rikthye në normalitet dhe anomalitë u korrigjuan një ditë më vonë, por incidenti shkaktoi jo pak shqetësime tek qytetarët.
Ndonëse Raiffeisen u përpoq ta minimizonte ngjarjen përmes një noftimi me gjuhë të drunjtë dhe me një PR agresiv pa sqaruar se cili ishte shkaku, burime i thanë Kapitalit se banka rrezikon penalitete, ashpërsia e të cilave do të varet nga përfundimi i investigimeve. Por nuk përjashtohet që ngjarja mund të haje koka në nivele drejtuese tek Raiffeisen.
Një javë përpara incidentit, Raiffeisen njoftoi kalimin e plotë në cloud, duke u bërë banka e parë në Shqipëri që realizon këtë transformim.
"“Më 17 shtator 2026, shënuam një moment historik për Raiffeisen Bank Shqipëri. Për 22 vite, infrastruktura jonë teknologjike ka mbështetur funksionimin e bankës 24 orë në ditë, çdo ditë të javës, përfshirë netët dhe festat zyrtare. Sot, kemi përfunduar kalimin e aplikacioneve tona në cloud. Nuk bëhet fjalë për një kalim të pjesshëm apo një model hibrid, por për një transformim të plotë. Kemi kaluar 100% në cloud, duke realizuar diçka që asnjë bankë tjetër në Shqipëri nuk e ka arritur më parë,” deklaroi Erion Serti, Anëtar i Bordit Drejtues dhe drejtor i IT-së i Raiffeisen Bank Shqipëri.
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe
Pas incidentit, Serti është njeriu që rrezikon më shumë për sanksione, të cilat mund të shkojnë deri në largim me detyrim nga BSH, nëse hetimet provojnë përgjegjësi direkte. Por përtej masave ndëshkuese për individë apo penalitete financiare, incidenti ka vënë në pozitë jo të lehtë edhe Christian Canacarisin, drejtuesin ekzekutiv të Raiffeisen në Shqipëri.
Ky ka lobuar për instalimin e sistemit të ri, një procesi kompleks, që kërkoi muaj të tërë pune, financa të konsiderueshme, ekspertizë të specializuar dhe bashkëpunim të ngushtë mes ekipeve të Raiffeisen Bank Shqipëri, Raiffeisen Bank International dhe partnerëve teknologjikë të përfshirë.
Tashmë justifikimi i incidentit tek mëma në Austri nuk do të jetë dhe aq i lehtë, veçanërisht pas shpenzimeve të mëdha. Paraprakisht dyshohet për përgjegjësi njerëzore. Ky është varianti më mbizotërues në grupet e kontrollit./Kapitali
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Tetor15:34
“I ka shitur videot në faqet p*rnografike për arsye përfitimi”, avokati Cakrani për Adrian Hilën: E dinte se çfarë po bënte
Një ditë më parë, Monika Lubonja zbuloi përmes një postimi në “Instagram” se ka bërë kallëzim kund...
AKTUALITET
7 Tetor15:15
I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar paraqitet sërish në SPAK
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). M&eum...
AKTUALITET
7 Tetor14:10
Dy aksidente brenda pak minutash në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur rëndë
Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip “Ford” që udhëtonte n&e...
AKTUALITET
7 Tetor13:44
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Këshillit të Europës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore, duke...
AKTUALITET
7 Tetor13:32
Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd
Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pa...
AKTUALITET
7 Tetor13:14
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia. Dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varëset e floririt 2 shtetasve në rrugë.
...
AKTUALITET
7 Tetor12:58
Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri…
Ulian Shpataraku, një ish-drejtues i lartë i Policisë, i cili u arrestua në drejtimin e mjetit ku udhëtonte, Ergys Agasi, thotë se...
AKTUALITET
7 Tetor12:51
Videot intime me artistet, tjetër kallëzim për Adi Hilën. Akuzë e re për kompozitorin, dëmtoi hard-diskun e sekuestruar si prove materiale
Një prej grave që shfaqej në videot intime të publikuara ditët e fundit ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës kundë...
AKTUALITET
7 Tetor12:15
Itali/ Vdekja e shqiptarit pas një aksidenti në punë, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia
Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella të Riminit. Mediat italiane shkruajn&e...