I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Për vitin 2026, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë është vetëm 16 miliardë lekë, një shumë që duket e madhe në letër, por që nuk mjafton për të mbuluar as funksionimin rutinë të sektorit dhe as nuk bëhet fjalë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe fenomenet e tjera ekstreme.
Në kontekstin e kontributit të bujqësisë në ekonominë shqiptare, ky buxhet është i pamjaftueshëm. Sektori bujqësor, jo vetëm që siguron një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto në rreth 15% të tij, por mbështet edhe punësimin në zonat rurale dhe furnizon tregun me ushqim për qytetarët, duke luajtur një rol strategjik për ekonominë kombëtare.
Historikisht, bujqësia ka marrë më pak fonde në raport me sektorë të tjerë të ekonomisë, pavarësisht rëndësisë së saj strategjike. Kjo ka lënë fermerët të ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore dhe ka penguar investimet për modernizim, sigurime bujqësore dhe infrastrukturë mbrojtëse si digat dhe kanalizimet.
Por kryeministri Edi Rama ka premtuar se qeveria do të kompensojë dëmet ndaj familjeve, fermerëve dhe subjekteve të prekur. Gjatë një mbledhjeje të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, ai theksoi se procesi i kompensimit do të realizohet duke përfshirë dëmet e shkaktuara në banesa, tokë bujqësore dhe gjënë e gjallë që u humbën nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Rama u shpreh se Ministria e Financave është angazhuar për të siguruar fondet e nevojshme dhe se pas normalizimit të situatës, autoritetet do të nisin verifikimin në terren për vlerësimin e dëmeve,– një hap ky i parë drejt kompensimit të drejtë dhe të plotë. Sipas tij, ky proces do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor, kryetarët e bashkive dhe deputetët, me synimin që të përfshihen të gjitha rastet e prekura pa dallim.
Por fermerët nuk janë optimistë. Në zonën e Myzeqesë ka pasur përmbytje edhe në muajin nëntor 2026. “Na kanë pyetur vetëm një herë atë të drejtorisë rajonale dhe më pas, asnjë masë apo zhdëmtim”, tha fermeri Ziu.
Fatura rëndohet nga çorganizimi institucioneve
Plani Kombëtar për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, i hartuar nga qeveria, përshkruan rreziqet që rriten vazhdimisht për sektorët si bujqësia dhe zhvillimi urban, por gjithashtu thekson se për të zbatuar me sukses masat e nevojshme duhen 8-9 miliardë dollarë investime për të minimizuar pasojat.
Aktualisht hendeku midis planeve strategjike dhe fondeve të mobilizuara është shumë i madh. Vetëm 7% e fondeve të parashikuara deri në vitin 2027 janë angazhuar në Programin Buxhetor Afatmesëm, duke lënë mbi 93% të kostos së planit të pambuluar. Masat për përshtatjen ndaj klimës janë fiktive përderisa nuk mbështeten me fonde.
Një tjetër dimension problematik lidhet me monitorimin dhe vlerësimin e politikave klimatike. Institucionet përgjegjëse për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, përfshirë rrjetin meteorologjik kombëtar, kanë mungesë kapacitetesh me vetëm 95 pika matëse në vitin 2025 nga 116 pika në 2014.
Kjo, së bashku me mungesën e një sistemi të integruar të paralajmërimit në kohë reale, e bën të vështirë për autoritetet të parashikojnë dhe përgjigjen me kohë ndaj fenomeneve ekstreme, që shpesh kthehet në tragjedi kur reshjet bien jashtë normales.
Teksa janë miratuar dokumente kyçe dhe janë përfshirë masa në sektorë të shumtë, vonesa në miratimin e metodologjive të monitorimit dhe vlerësimit ka dobësuar aftësinë për të ndjekur përparimin e zbatimit dhe për të korrigjuar politikën në kohë.
Në këtë boshllëk institucional, investimet janë shpesh të fragmentuara dhe jo të sinkronizuara, duke mos i përqendruar burimet aty ku ndikimi do të ishte më i madh.
Raportet ndërkombëtare rekomandojnë investime në infrastrukturë dhe menaxhim të ujit për të mbrojtur vendin nga katastrofat që po shtohen me ritme alarmante, por pa një koordinim dhe politikat e duhura, ato mbeten shpesh projekte pa ndikim në terren.
Ditën e sotme (25 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillim...
Policia e Tiranës reagoi pas shoqërimit të një djali të mitur nga forcat e rendit, duke theksuar se është trajtuar me kujdes ...
Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Larum t&eum...
Një hetim zbulon se trafikantët shqiptarë të drogës po shesin telefona celularë të lidhur me bazën e klientëve t&eu...
Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike d...
Në mesin e rreth 20 protestueseve të shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici pas protestës së Partisë Demokratike, ësh...
Tensionohet situata në komisiariatin nr.1, qytetarët futen brenda ambienteve, 20 persona të shoqëruar. Sic shihet nga pamjet, familj...
Nga Klodian Tomorri Gazi i skaduar dhe halli i madh Aq hajdute jane saqe edhe gazin qe i hedhin miletit e blejne te skaduar. Por turpin nuk e njohin hic. Sot...
Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë protestës kombëtare të opozitës të zhvilluar sot në Tiran&...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka realizuar me sukses transferimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve të IEV...