AKTUALITET

Bushkolaj: Krimi ka kapur parlamentin, emri i Ramës emërues i përbashkët në dosjet e SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 16:43

Bushkolaj: Krimi ka kapur parlamentin, emri i Ramës emërues i

Kandidati Klodian Braho ka marrë shumicën e votave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke u zgjedhur drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Vendimi vjen në një moment kur SPAK është në qendër të vëmendjes për hetimet ndaj grupeve kriminale dhe çështjeve të korrupsionit.

Në një intervistë në SYRI TV, gazetari Elkier Bushkolaj komentoi zgjedhjen e Brahos, duke e lidhur mbështetjen ndërkombëtare, veçanërisht atë amerikane, me objektivin e luftës kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas tij, Shqipëria gjatë viteve të fundit është shfaqur në hartën ndërkombëtare të narkotikëve, duke kaluar nga kultivimi i kanabisit te përfshirja e grupeve kriminale në trafik ndërkombëtar. Ai iu referua edhe një dosjeje të SPAK-ut publikuar së fundi, e cila sipas tij tregon itinerarin e një grupi kriminal që nisi aktivitetin nga kultivimi i kanabisit në zonën e Krujës dhe më pas u zgjerua në trafik ndërkombëtar të kokainës.

Bushkolaj: Çka të lë të kuptosh që kjo mbështetje e ambasadës amerikane apo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kandidatin në fjalë, pra për Klodian Brahon, ka emërues të përbashkët këtë objektiv, pra luftën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur karteleve të drogës dhe ne duhet të kemi parasysh që Shqipëria të paktën në gjashtë vitet e fundit është futur dhe në atë hartën e tregtisë ndërkombëtare të lëndëve narkotike.

Pra ne kemi kaluar nga një vend që ishte problematik për partnerët ndërkombëtarë në raport me sigurinë, kryesisht për kultivimin masiv të kanabisit dhe tonelatat e kanabisit drejt Bashkimit Europian, kaluam në fazën e grupeve kriminale që u përfshinë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe jo më larg se dje ishte një dosje e SPAK-ut që faktonte atë intenerarin që ndjek një grup kriminal nga kultivimi masiv i kanabisit te kalimi në tregun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pra e niste me mbjelljen e sasive të kanabisit në fshatrat e Krujës dhe më pas fuqia kriminale e këtij grupi përforcohej aq shumë saqë merrte përsipër sjelljen e ngarkesave të kokainës nga Ekuadori në portet e Bashkimit Europian. Dhe kam përshtypjen edhe vetë kandidatët e SPAK-ut, kandidatët për kreun e ri të SPAK-ut, sot e vunë shumë theksin tek kriminalizimi masiv i ekonomisë shqiptare dhe kriminalizimi masiv i ekonomisë shqiptare vjen për shkak të këtyre flukseve të pakontrolluara që hyjnë në ekonominë shqiptare, flukse të cilat qeveria ka vendosur që t'i kanalizojë në disa sektorë të caktuar, pasi me sa duket në ato sektorë e ka dhe më të lehtë mbledhjen e këtyre të ardhurave.

Pra de facto kemi një ekonomi apo disa institucione shtetërore që janë vënë në shërbim të parasë kriminale. Ka qenë vetë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, pra kreu i derisotshëm i SPAK-ut, Altin Dumani që vetë e ka shprehur qartazi që tatimet dhe doganat dhe institucionet e tjera shtetërore nuk e referojnë çështjen e pastrimit të parave. Por kjo çështja e pastrimit të parave ka sjellë një fuqizim tej mase përgjithësisht të grupeve kriminale, të cilat kanë arritur që të depërtojnë jo vetëm në instancat ligjzbatuese, por kanë arritur që të depërtojnë edhe në parlament, pasi ne kemi deputetë që kanë një numër votash të konsiderueshëm që nuk e justifikon as background-i i tyre politik, as background-i i tyre profesionist, madje kanë tejkaluar disa herë me vota edhe kryeministrin.

Ndërkohë që ne në dosje vetë kemi lexuar se si grupe të strukturuara kriminale angazhohen për të zgjedhur deputetët e tyre. Dhe rasti i 2021-shit në Durrës është ndër rastet më flagrante që na erdhi nga Sky ECC, se na erdhi dhe dosja e Çyrbjes nga Sky ECC, na erdhi dhe dosja e Rrajave nga Sky ECC, për të kuptuar pra se si krimi ka penetruar gjerësisht deri në nivelet më të larta në politikë, pasi po flasim për parlament. Patjetër, në mesazhin e djeshëm ishte dhe një element i rëndësishëm, ishte termi korrupsion. Përgjithësisht pra ambasada amerikane përgjatë pesë muajve të fundit pothuajse , e kemi parë të përqëndruar te goditja e grupeve kriminale dhe përgjithësisht pastrimi i parave, por mbrëmë iu rikthye edhe termit korrupsion.

Pse? Se çështjet korruptive në SPAK për hir të së vërtetës janë të shumta, ku më e fundit është çështja Balluku, e cila po sjell dhe një përplasje mes institucioneve gjyqësore edhe institucioneve shtetërore. Por përtej kësaj, duhet të kemi parasysh që kur flasim për çështje që janë në hetim për korrupsion dhe që lidhen me infrastrukturë, si rrugët apo energjia, janë çështje që në mënyrë indirekte përfshijnë edhe partnerët ndërkombëtarë, pasi partnerët ndërkombëtarë janë të investuar në këto drejtime, pra.

Ne kemi partnerë ndërkombëtarë që janë të interesuar për sektorin energjitik të Shqipërisë, që janë të interesuar për sektorin rrugor të Shqipërisë, që janë të interesuar për çështjen e porteve shqiptare, dhe janë sektorë shumë të rëndësishëm që patjetër kanë vëmendjen edhe të partnerëve. Por unë besoj që këto të dyja do jenë linjat kryesore. Kam përshtypjen që deri tani puna e SPAK-ut ka qenë e përqëndruar kryesisht në atë që është korrupsioni ose korrupsioni dhe në nivele të larta, pra për zyrtarëve të lartë, dhe shkuan deri tani në rastin konkret jemi deri tek zonja Balluku, pra në paradhomën e kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht se pothuajse në të gjitha dosjet që SPAK ka kaluar deri tani, emri i Edi Ramës de facto të del si emërues i përbashkët në të gjitha, qoftë në ato dosjet e krimit që përmenda pak më herët, apo qoftë ato dosjet e korrupsionit.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 11 Dhjetor15:25

Sherr para ministrisë Tiranë

Një sherr mes dy personave ka ndodhur te ministria e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Personat janë konfliktuar me grushte me...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë