Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Qeveria çoi në Kuvend projektligjin për buxhetin 2025, i cili në krahun e të ardhurave karakterizohet nga pritshmëri konservatore. Të ardhurat buxhetore pritet të arrijnë në 754 miliardë lekë rreth 7,4 miliardë euro me rritje vjetore 5.6%. Projeksionet për rritjen e të ardhurave janë shumë më të ulëta se zhvillimet e këtij viti ku për periudhën 9-mujore të ardhurat u rriten më shumë se 10 për qind.
Më një rritje ekonomike që pritet të jetë rreth 4% dhe inflacion jo më pak se 2 për qind rritja e të ardhurave, duket se është më e ngadaltë se vrulli ekonomik dhe rritja e çmimeve. Nga ana tjetër shpenzimet publike pritet të arrijnë në 822 miliardë lekë ose 8,2 miliardë euro me rritje 6.6 për qind.
Deficiti buxhetore në vlerë zgjerohet me rreth 18 për qind në krahasimin me planin e këtij viti. Zërat më rëndësi për përfitimet e popullatës si fondi i pensioneve, ai rimbursimit të barnave etj nuk pësojnë ndryshime të dukshme.
Zëri i shpenzimet kapitale arrin në 161 miliardë ose rreth 1,6 miliardë dollarë duke arritur rekord historik në 6.1 për qind të PBB-së me rritje mbi 7 për qind në krahasim me këtë vit. Vitin që vjen mbështetja buxhetore nga ndihmat e huaja është me rënie 48%.
Nga tatimet rritjen më të madhe e pritet ta ketë tatimi mbi ndërtesat me rritje 26%, të ndjekura nga tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja me mbi 10 % secila. Fondet për rindërtimin do të përgjysmohen. Ndërsa shpenzimet për personelin rriten me vetëm 6.7 për qind, çka do të thotë se pagat do të indeksohen me inflacionin vitin që vjen.
Fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 4,137 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 3,650 milionë lekë. Sipas relacionit që shoqëron projektbuxhetin 2025. Ekonomia e vendit parashikohet të zgjerohet me rreth 3.9 për qind në vitin 2024, e mbështetur nga kushtet e favorshme ekonomike, veçanërisht nga ecuria mjaft e mirë e sektorit të turizmit dhe aktivitetit të ndërtimit.
Gjatë periudhës afatmesëm 2025-2027, rritja parashikohet të vijojë trendin pozitiv me mesatarisht në nivelin 3.9 për qind në vit, ndikuar nga zhvillimet e ekonomisë së brendshme dhe pritshmëritë për ekonominë globale dhe veçanërisht atë të Bashkimit Evropian. Aktiviteti ekonomik do të vazhdojë të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, nga rritja e mëtejshme e konsumit privat, ashtu edhe nga investimet në infrastrukturë si dhe zhvillimi i sektorëve strategjikë si turizmi.
Deficiti buxhetor për vitin 2025 planifikohet të jetë në nivelin 2.6 për qind të PBB-së dhe parashikohet të ulet më tej duke arritur në 1.4 për qind të PBB në vitin 2027. Balanca primare pritet të jetë e balancuar në vitin 2025, në zbatim të rregullit fiskal të parashikuar në LOB, ku përcaktohet që duke filluar nga viti buxhetor 2024 e për çdo vit në vijim balanca primare nuk mund të rezultojë më e vogël se sa zero (pra së paku e balancuar ose pozitive).
Gjithashtu edhe borxhi publik bruto do vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal. Në vitin 2024 parashikohet që borxhi publik bruto të bjerë në rreth 56.3 për qind të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 55.8 për qind në vitin 2025.
Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55.0 për qind në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48.5 për qind në vitin 2031. Në projektbuxhetin e vitit 2025, programimi i të ardhurave buxhetore bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit ne ekonomi.
Sipas relacionit që shoqëron projektbuxhetin, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 40.6 miliardë lekë ose 0.2% e PBB më shumë.
Shpenzimet Buxhetore për vitin 2025 programohen në masën 822.7 miliardë lekë ose rreth 31.4% e PBB-së duke rezultuar rreth 51.4 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2024. Do të vijohet me financimin e një vëllimi të konsiderueshëm investimesh publike prej mesatarisht 6.1% të PBB përgjatë 2025-2027 të cilat përqendrohen në financimin e projekteve me rëndësi strategjike dhe të lidhura me planin e rritjes së BE-së.
Ne relacionin e që shoqëron projektbuxhetin thuhet se, shpenzimet e planifikuara për këtë periudhë mbështeten në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2021-2030 duke i kushtuar një vëmendje të veçantë dixhitalizimit, transportit, sigurisë kombëtare, shëndetësisë, arsimit dhe të bujqësisë e zhvillimit rural.
Në kuadër të buxhetimit të përgjigjshëm gjinor, në vitin 2025 do të vijojë adresimi i çështjeve të lidhura me barazinë gjinore kryesisht në fushat e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, drejtësisë dhe rendit publik. Në këtë projektbuxhet parashikohet që rreth 9.1% e shpenzimeve buxhetore t’i dedikohen politikave publike me bazë gjinore të përfshira në 77 programe buxhetore. 3 Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2025, janë parashikuar në masën 89.9 miliardë lekë, me një rritje prej 13.2% më shumë se buxheti i vitit 2024.
Këto shpenzime për vitin 2025, zënë 3.43% të PBB-së nga 2.9 që zinin në vitin 2024 ose nga 2.3% në vitin 2015. Transferta e pakushtëzuar për vitin 2025, krahasuar me vitin 2024 është 1.8 miliardë lekë më shumë ose rreth 7.6% më e lartë, dhe krahasuar me vitin 2015 (viti para zbatimit të reformës administrativo-territoriale), është 13.9 miliardë lekë më shumë ose mbi dy herë më e lartë./ Monitor
ITALI - Autoritet italiane kanë vazhduar hetimet në lidhje me vdekjen e 14-vjeçares shqiptare e cilla ra nga kati i shtatë i nj&eum...
protesta e kaluar TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave lidhur me protestën që opozita ka lajmëruar se do të zhvi...
KAVAJË- Një mjet i tipit “Range Rover” është vjedhur në Kavajë gjatë orëve të natës në nj&e...
LUSHNJE- Një 23 vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka përplasur nj...
SPANJË-Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e Valencias. Mësohet se 43-vjeçari shqiptar ishte...
durim bami DUBAI- Interpoli i Emirateve të Bashkuara Arabe ka konfirmuar arrestimin e njërit prej emrave më të famshëm të bo...
TIRANA- GJKKO ka shpallur fajtor Agim Locin, i cili akuzohet për korrupsion zgjedhor, duke e dënuar me 1 vit burg. Loci për shkak të gjyki...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar raportin e World Justice Project për drejtësinë dhe...
ITALI- Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane. Shqiptari u arrestuar në bashkëpunim me ...
KUKËS- Një krim në familje është parandaluar ditën e sotme në Kukës. Mësohet se në pranga ka rën&e...