Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës për hartimin e buxhetit, por Bogdani thotë se debatet dhe mendimet e ndryshme janë të pritshme.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi nga debatet gjatë mbledhjes plenare të së hënës në lidhje me mënyrën se si do të shpenzohej buxheti i vitit 2026, por edhe për pakënaqësi që lidhen me drejtimin.
Duke marrë shkas nga vendimi i kryetares së KLP, Mirela Bogdani për të mos përfshirë në buxhet shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga një vendim gjyqësor i formës së prerë, prokurori Sokol Stojani kritikoi ashpër mënyrën se si Bogdani po e drejtonte Këshillin dhe prioritetet e vendosura prej saj.
Stojani e akuzoi Bogdanin se kishte ushtruar presion ndaj shefes së Financës për të penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për dëmshpërblimin e ish-sekretares së Përgjithshme. Ai tha gjithashtu se një email i tij kishte mbetur pa përgjigje, ndërsa i ishte bërë me dije se prioritet do të ishin pagat dhe organizimi i disa trajnimeve.
“O Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! As në ’97-ën! Ky është vizioni,” pyeti Stojani në diskutimin e dokumentuar me audio në faqen e KLP-së.
“Pastaj thotë se do bëjmë parashikime për 15 ‘retreat’-e…, 15? Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi? Si do kthehet kjo, në KLP Travel?”, shtoi ai.
Sipas tij, planifikimi i buxhetit është problem i Këshillit dhe se ka pasur veprime nga kryetarët për të penguar e sfiduar Këshillin. Sipas tij, Bodani nuk arrin të perceptojë gjëra elementare. “Detyra duhet të bëhet në bazë të ligjit”, tha Stojani.
Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani nuk replikoi me Stojanin për çështjet që ai ngriti. E pyetur nga BIRN për akuzat, Bogdani tha se Këshilli ka kultivuar tashmë praktikën e diskutimit mes anëtarëve dhe ndarjen e shqetësimeve dhe mendimeve për çdo çështje.
“Diskutimet e reflektuara në media janë pjesë e debateve dhe optikës së gjithsecilit prej anëtarëve, i cili duhet të jetë brenda rregullave të një komunikimi etik dhe profesional. Secili është i lirë të komentojë çdo detaj të buxhetit dhe të votojë pro ose kundër,” tha Bogdani përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.
Bogdani sqaroi se takimet e punës [retreat] ishin propozuar për të trajnuar stafin dhe për të zhvilluar procese diskutimi për një listë të gjatë të rregulloreve që i kanë detyrim ligjor, në kuadrin e proceseve integruese në Bashkimin Evropian. Sipas saj, këto takime janë menduar edhe si forume shkëmbimi përvojash me drejtuesit e prokurorive apo edhe prokurorë të tjerë në sistem për çështje të vlerësimit etiko -profesional, komunikimin me median dhe publikun, etikën etj.
“KLP është institucion relativisht i ri dhe stafi apo anëtarët do duhet të marrin pjesë në aktivitete profesionale qoftë edhe me institucione homologe. Deri tani, një pjesë e aktiviteteve janë mbuluar financiarisht nga projekti i BE EU4Justice ose donatorë të tjerë, por në momentin që ata mbarojnë angazhimin e tyre ne do të duhet t’i organizojmë vetë këto aktivitete dhe kjo fillon me parashikimin në buxhet, sipas VKM që specifikon kuotat e dietave të cilat si mund të jeni në dijeni janë minimale dhe të paindeksuara me çmimet e tregut”, tha Bogdani, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për parashikime që do të duhet të miratohen nga Ministria e Financave dhe Kuvendi.
Për akuzat e ngritura nga Stojani për ndikim në zyrën e financës, Bogdani theksoi se bëhet fjalë për diskutime me ta dhe kërkesën e saj të përsëritur për të përllogaritur në menyrë të saktë detyrimin për pagimin e pagës dhe sigurimeve shoqërore për ish-sekretaren e përgjithshme, e cila sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, do duhet t’i paguhet paga deri në kthimin e saj në punë.
“Në tërësinë e saj, seanca kishte karakteristikat tipike të diskutimeve një një organ kolegjial, ku debatet dhe mendimet e ndryshme janë të pritshme. Qëndrimi im, në cilësinë e titullarit të institucionit, mbetet respektimi i ligjit dhe integritetit profesional në ushtrimin e detyrës me përkushtim nga çdo punonjës, në çdo nivel, për të kërkuar më pas te njëjtën qasje edhe nga të tretët”, përfundoi Bogdani./BIRN
Në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan sot do të blihet me 82.8 lekë dhe do të shitet me 84.3 lekë. 3 shtator 2...
Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të për...
Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë de...
Një parcelë me drogë është bërë shkaku kryesor për vrasjen me dy plumba pistolete të Piro Prronit, në f...
Eriselda Karriqi është një nuse e zakonshme, por për vjehrrin e saj Xhevair Dashi ajo është shtyllë kryesore e shtëpis...
Ndërsa shumë shqiptarë po e festonin Vitin e Ri në mjerim, kryeministri i tyre i përshëndeti me një gotë shampanjë...
Një fqinj i tij është nën hetim për vrasjen e Fatos Cenajt, i cili u qëllua në kokë mëngjesin e 8 qershorit. &Cce...
Historia e Niko Kitës, 70-vjeçari nga Korça që u gjet i vdekur në banesë, është sa e trishtueshme, por edhe dhe nj...
Qeveria ka vendosur shkarkimin e Ceno Klosit nga posti i zv.ministrit të Infrastrukturës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes q...
Një 70-vjeçar është gjendur i vdekur në banesë pasditen e së martës në qytetin e Korçës. Në k...