Gjashtë vite burg për ‘turistin e krimit’ shqiptar, kreu 9 grabitje në Austri
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...

Fondi i investimeve kapitale nga buxheti është në rekordin historik te të gjitha kohërave me një shumë 162,3 miliardë lekësh ose rreth 1,7 miliardë euro ne 2026, por në 4-mujorin e parë alokimet ishin në nivelin më të ulët që nga 2016-ta.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 4-mujorin e parë u alokuan 14,8 miliardë lekë në formën e investimeve publike. Ky ishte niveli më i ulët në 10 vitet e fundit, 5.7 për qind më pak se e njëjta periudhë e vitit 2025, që shënohet gjithashtu një vit i dobët në këtë aspekt.
Teksa qeveria ka miratuar buxhetin më të madh të investimeve si kurrë ndonjëherë me parë, tkurrja e muajve të parë sinjalizon alokime masive në dhjetor dhe premisa për mungesë efecience, siç është verifikuar tashmë në shume projekte nga SPAK.
Ekspertët nga Ministria e Financave kanë sqaruar se arsyeja kryesore lidhet me burokracitë administrative dhe vonesat në proceset e prokurimit publik. Megjithëse buxheti miratohet në fund të vitit paraardhës, institucionet kontraktuese shpesh nisin përgatitjen e tenderëve, hartimin e termave të referencës dhe shpalljen e garave vetëm gjatë muajve të parë të vitit të ri. Nga frika e hetimeve të SPAK-ut, procedurat kalojnë edhe në më shumë burokraci. Për shkak të afateve të ankimit dhe vlerësimit, kontratat e para nisin të nënshkruhen vetëm rreth muajit maj ose qershor, thanë të njëjtat burime.
Një pjesë e madhe e tenderëve po dështojnë ose anulohen sepse projektet kanë gabime teknike. Dështimi më i madh është te fondet e huaja, në të cilat janë realizuar vetëm 50 për qind të planit në 4-mujor. Nga 6.2 miliardë lekë të programuara u disbursuan vetëm 3,2 miliardë lekë. Një pjesë e mirë e projekteve varen nga financimet e huaja, ku procedurat e disbursimit të fondeve nga donatorët apo bankat ndërkombëtare kalojnë në filtra më të rreptë kontrolli.
Bankat e huaja kanë rregulla jashtëzakonisht strikte për të drejtat e njeriut dhe mjedisin. Ata nuk alokojnë asnjë qindarkë nëse shteti shqiptar nuk ka përfunduar 100% shpronësimet e tokave ku do të kalojë projekti. Shumica e granteve apo kredive të huaja kushtëzohen nga fakti që qeveria shqiptare duhet të paguajë TVSH-në ose një pjesë të kostos nga buxheti i shtetit (bashkëfinancim).
Nëse ne nuk i tërheqim këto fonde sipas grafikut (për shkak të vonesave në katër-mujorin e parë), shteti shqiptar paguan një gjobë që quhet komision angazhimi për paratë që rrinë në llogari të bankave të huaja, duke paguar interes për para që nuk i kemi përdorur ende.
Ky ngërç artificial që përsëritet në një formë edhe më agresive dhe me kalimin e viteve ka krijuar fenomenin e përqendrimit të shpenzimeve në fund të vitit. Për të mos djegur fondet, institucionet nisin të realizojnë pagesa të mëdha në mënyrë të përshpejtuar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.
Ky grumbullim i madh shpenzimesh brenda një kohe të shkurtër shpesh cenon cilësinë e punimeve në terren dhe rrit rrezikun për abuzime ose monitorim të dobët të kontratave. Për më tepër, vonesat sistematike zgjasin afatet e dorëzimit të veprave publike, duke bërë që qytetarët të presin me tej me vite për projekte që duhet të përfundonin brenda pak muajve./Monitor
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i gjerë i zhvilluar në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për goditjen e ndërtime...
Ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka, i cili tani është qytetar i lirë pasi ka vuajtur dënimin e shkurtuar për çështjen...
Pak ditë më parë, emisioni Piranjat publikoi denoncimin e banorëve të një pallati në rrugën “Sami Frashëri&...
Një situatë shqetësuese është regjistruar në Tunelin e Llogarasë, ku një automjet tip “Benz” është...
Detaje të reja kanë dalë nga aksioni që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Sarandë dhe Ksamil, ku janë lëshuar disa ...
Brenda SPAK-ut ka prokurorë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. Këtë akuzë ngriti Aulon Kalaja, për të c...
Nga krijimi i tij në 2019, SPAK ka sekuestruar 64 pasuri të paluajtshme, 26 pasuri të luajtshme, 11 subjekte tregtare nga të cilat 7 subjekt...
Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar në Sarandë dhe Ksamil, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria...
Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në në Mikrolimano të Athinë...
Një ditë pas zjarrit tragjik në ambientet e një kompanie në Vrrin të Durrësit, ku humbi jetën një 25-vjeçar ...