AKTUALITET

Cila është shoqëria simotër e AKSH-it që lajmëroi Rama, çfarë pritet të ofrojë

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Maj 2026, 14:32
Cila është shoqëria simotër e AKSH-it që lajmëroi

Albanian Digital Solutions është shoqëria publike që prezantoi ditën e sotme kryeminstri Edi Rama. Kjo shoqëri pritet që të jetë 'simotër' e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, pasi sipas vetë Ramës, kompania me 100% aksione shtetërore dhe pritet që të funksinojë krah AKSH-it. 

"Do të prezantojmë planin e detajuar në vijim, por do të nisim edhe nga rekrutimi i specialistëve të teknologjisë digjitale në këtë projekt dhe jo vetëm. AKSHI nuk është më i vetëm, do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike “Albanian Digital Solutions”, kompani 100 për qind shtetërore që do të synojë të rekrutojë më të mirët e treg, t’i paguajë më shumë se çdo tjetër në treg, dhe të kthehet në një forcë që shtyn para një shtet që synon të bëjë kapërcime të mëdha në të gjitha fushat”, tha Rama.

Kur është krijuar shoqëria?

Albanian Digital Solutions edhe pse është lajmëruar vetëm sot, dritën jeshile e ka marrë muajin e kaluar saktësisht më 14 prill 2026. Në një kërkim që Dosja.al, bëri thuhet se kjo shoqëri zotërohet 100% të aksioneve nga AKSH-i. 

Ndërkohë që në faqen e "Open Corporates Albania", thuhet se fondi fillestar për hapjen e kësaj shoqërie është 700 milion lekë dhe VKM-ja për krijimin e shoqërisë është firmosur nga zv.kryeministrja Albana Koçiu

Kush është administatori dhe anëtarët e bordit?

Drejtimi i kësaj shoqërie i është besuar Saimir Kapllanit, i cili më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Administratori i shoqërisë është me një mandat prej 3 vitesh dhe ka të drejtën e rizgjedhjes. 

Ndërkohë që anëtarët e bordit të shoqërisë, nuk janë emra të panjohur për publikun. Ndër emrat që janë vendosur si anëtar bordi janë Martin Kajo, i cili është dhe Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, Senida Mesi, ish-zvkryeministre e vendit nga 2017-2019, Olta Manjani, Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Anton Martini ish-prokuror i shkarkuar nga Vettingu. Emrat e tjerë të bordit të kësaj shoqërie janë Ismail Shehu dhe Eglantina Kalluçi.

Çili është synimi i krijimit të shoqërisë?

Krijimi i kësaj shoqërie vjen në një kohë kur AKSH-i ndodhet nën hijen e hetimeve dhe kritikave për tenderat, sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e sistemeve publike. Qeveria po ndërton një strukturë të re paralele, në momentin kur AKSH-i po përballet me një valë skandalesh dhe kjo shihet si një distancim i kryeministrit. 

Albanian Digital Solution” po merr të drejtat si një instrument operacional i shtetit për të menaxhuar në mënyrë më të specializuar dhe fleksibël zhvillimin e infrastrukturës digjitale publike. Ndërkohë që AKSHI ruan përgjegjësinë për politikat, standardet dhe kontrollin institucional, shoqëria po merr përsipër funksionet teknike, si ndërtimi i sistemeve, mirëmbajtja e tyre, si dhe ofrimi i shërbimeve digjitale për institucionet publike.

Çfarë shërbimesh jep shoqëria?

Në përshkrimin e shërbimeve që kjo shoqëri ofron theksohet ndër të tjera shërbime në teknologji dhe siguri kibernetike, duke përfshirë zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve digjitale. Po ashtu ofrohet dhe menaxhimi i infrastrukturës IT, mbrojtje kibernetike, integrimin e platformave shtetërore, si dhe konsulencë dhe mbështetje për transformimin digjital të institucioneve publike dhe private.

1. Për qëllim të ushtrimit të veprimtarisë, Shoqëria kryen aktivitetet si më poshtë vijon: a. zhvillimin, operimin, mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike të sistemeve, platformave dhe shërbimeve digjitale; b. administrimin dhe menaxhimin e infrastrukturave të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK); c. ofrimin e shërbimeve të sigurisë kibernetike, përfshirë parandalimin, monitorimin dhe reagimin ndaj incidenteve, 2 testimeve të qëndrueshmërisë së sistemeve, auditimeve të sigurisë. d. integrimin dhe sigurimin e ndërveprueshmërisë së sistemeve dhe platformave shtetërore; e. mbështetjen e transformimit digjital në institucionet publike; f. zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve digjitale për institucionet publike dhe subjektet private; g. bashkëpunimin me subjekte publike dhe private, vendas dhe të huaj, në funksion të realizimit të veprimtarisë së saj; h. çdo veprimtari tjetër të lidhur me fushën e teknologjisë së informacionit, komunikimit dhe sigurisë kibernetike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

2. Shoqëria aksionare ofron shërbime të tjera shtesë të lejuara nga legjislacioni në fuqi për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe fushën e veprimtarisë së saj.

3. Shoqëria mund të kryejë aktivitete/veprimtari për studimin, projektimin, këshillimin e konsultimin për aktivitetet e përcaktuara në shkronjat a - h, të pikës 1.

4. Shoqëria, brenda kufijve që parashikon legjislacioni në fuqi, kryen çdo operacion tregtar dhe financiar, që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj. Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe krijimin e shoqërive të reja, si dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brenda dhe jashtë vendit.

5. Për përmbushjen e veprimtarisë së saj, Shoqëria mund të bashkëpunojë me persona fizikë dhe juridikë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Krijimi i kësaj shoqërie vjen në një kohë që AKSHI është përfshirë në një valë skandalesh, teksa hetimet e SPAK kanë zbuluar skema të dyshuara abuzimi me fondet publike, favorizimi në tendera dhe parregullsi në kontratat për shërbimet dhe infrastrukturën digjitale. Sipas zhvillimeve të bëra publike, këto hetime janë fokusuar te mënyra e prokurimit të sistemeve dhe platformave, si dhe te marrëdhëniet me operatorë privatë në sektorin e teknologjisë së informacionit. Ndërkohë, publiku dhe sidomos bizneset muajt e fundit janë hasur me vështirësi të shumta në aksesimin e shërbimeve publike të ofruara nga E-Albania, platforma qeveritare, që menaxhohet nga AKSHI.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan