Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
TIRANË- Masakra e Dobraçit ku humbën jetën si pasojë e një atentati, Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Mustafa Basha vijon të mbetet pa autor. Për herë të parë emisioni ‘Në Shënjestër’ në News 24 do të mundohet të hedhë dritë nëpërmjet detajeve të pathëna, mbi motivet dhe dyshimet që tashmë kanë ngërthyer edhe vetë grupin hetues të ngjarjes për atentatin që tronditi Shkodrën.
Por fillimisht para se të shkojmë te gjetjet dhe dyshimet e grupit hetues, le të ndalemi te vetë dinamika e krimit të shumëfishtë të ndodhur në fshatin Dobraç, atë fillim pasdite të datës 30 Tetor 2024.
Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetues, informacioni i parë mbi atë që kishte ndodhur në rrugën që lidh Koplikun me Shkodrën, në vendin e quajtur Rruga e Tuzit në fshatin Dobraç, u raportua se kishin të bënin me një aksident rrugor me humbje të shumta jete, por në fakt thirrja e dytë që nuk do të vononte në sallën operative të policisë, nuk bënte më fjalë për një aksident me përmasa tragjike, po për një atentat të shumëfishtë, të frikshëm në jetë njerëzore.
Më datë 30 tetor 2024 rreth orës 15.45 është marrë njoftim në sallën operative të DVP Shkodër se në vendin e quajtur Rruga e Tuzit, fshati Dobraç, ka ndodhur përplasje me armë zjarri dhe për pasojë dyshohej se ishin plagosur dy persona. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe është njoftuar Qendra Kombëtare e Urgjencës.
Dy shtetasit e plagosur janë transportuar në spitalin rajonal Shkodër ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër është trasportuar në gjendje të rëndë.
Dy personat e plagosur ishin; Arlind Bushati, i qëlluar me armë zjarri ndërsa udhëtonte në makinën e drejtuar nga miku i tij Hamza Lici, që ndërkohë kishte humbur jetën në sediljen e shoferit, si pasojë e plumbave të shumtë që kishte marrë në trup.
Personi tjetër ishte Bashkim Basha, që nuk kishte lidhje me shënjestrat e atentatit, i cili në këtë moment po udhëtonte me motor në rrugën ku ndodhi prita, me bashkëshorten e tij Flutura, e cila humbi jetën tragjikisht në vendngjarje.
Sipas skenës së ngjarjes së ndërtuar nga grupi hetues, dy shënjestrat e këtij atentati, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në momentin kur u qëlluan po udhëtonin bashkërisht me një automjet tip Mercedes Benz, me ngjyrë të zezë me targa kroate ST 3510 AL.
Pikërisht ky ‘Benz’ që shikoni edhe në pamjet filmike, i mbetur i batuar në anë të rrugës teksa është bërë shosh nga plumbat e shumtë të derdhur mbi të.
Automjet, që pasi humbi kontrollin si pasojë e bataresë së lëshuar ndaj tij, u përplas me motorin ku udhëtonin çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.
Si pasojë e të shtënave të shumta me armë, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një motor me targa EDN 436, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit shtetasi Bashkim Basha i datëlindjes 1957, i cili ka ndërruar jetë disa ditë më pas në spital, si dhe ka mbetur e vdekur në vendngjarje bashkëshortja e tij Flutura Basha, e vitit të lindjes 1968.
Po kështu në vendngjarje u konstatua se personi i parë që ka ndërruar jetë në makinë është drejtuesi i mjetit Hamza Lici, i datëlindjes 2001, ndërsa personi i dytë në makinë, i cili ka ndërruar jetë disa orë më pas në spital, si pasojë e plagosjes me armë zjarri, është Arlind Bushati, i datëlindjes 1992./Balkanweb
pamje nga emisioni SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është surprizuar teksa po zhvillonte një inter...
foto ilustruese TIRANË- Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashi...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministriave ka miratuar standardet për zonat dhe parcelat e tokës ku do të kultivohet lën...
LUSHNJE- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Bë...
TIRANË- Një protestë është zhvilluar ditën e sotme para godinës së Prokurorisë së Posaçme. Një q...
Itali ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre të rinjë shqiptarë. Të arrestuarit dyshohet se kanë ...
Foto ilustruese TIRANË- Aktori, Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës ...
SHKODËR- Dy persona, të cilët goditën fizikisht dhe me sende të forta një person në Shkodër, janë vetëd...
ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi shiste drogë. Mediat vendase bëjnë t...
Izmir Sakica, Samuel Troshani TIRANË - Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë vetëdorëzuar mesditën e kësaj të mërku...