Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- I ngarkuari në Detyrë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, z. David Wisner, gjatë një podcast-i për “Monitor”, ku ishte i pranishëm dhe kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, z. Grant Van Cleve dha mesazhin se dhomat duhet të jenë të pavarura.
“Ne besojmë me vendosmëri se Dhoma është një zë kyç për sektorin privat. Dhe, sa më shumë që Dhomat mund të jenë të lira për të bërë llojin e punës që bëjnë, përkrahja për bizneset, për rritjen e vërtetë të sektorit privat, organik dhe të pavarur është tërësisht kritike.
Ky është qartësisht roli që luan Dhoma Amerikane, por unë do të thosha se kjo gjë është edhe më e gjerë se kaq. E di që kjo përfshin edhe Dhomat e tjera që janë të pranishme këtu. Ne amerikanët, vërtet besojmë në fuqinë e tregut të lirë dhe sa më shumë liri që mund të kemi, që këto organizata mund të kenë, mendoj se është vërtet e rëndësishme.
Ne presim me padurim që më shumë kompani amerikane të bashkohen në Dhomë gjatë viteve të ardhshme, që Dhoma të jetë një zë për rritjen e përgjegjshme të sektorit privat në këtë vend, dhe një organizatë, që padyshim, mund të ndihmojë në shumëfishimin e mesazhit të vlerave ose interesave amerikane në rajon, në Shqipëri në veçanti”, tha z. Wisner.
I ngarkuari në Detyrë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri theksoi edhe krijimin e një mjedisi të barabartë për bizneset.
“Duhet stabilitet, parashikueshmëri, luftë kundër korrupsionit, angazhimin dhe përkushtimin ndaj tij. Dhënia e një mundësie të drejtë për bizneset amerikane. Kjo është ajo që ata duan.
Nuk ka nevojë për asgjë të veçantë për ne. Por nëse e dimë që mund të konkurrojmë, do të konkurrojmë. Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptojmë se zgjidhja e disa çështjeve të pronësisë së tokës do të jetë me rëndësi kritike.
Dhe, natyrisht, të gjitha përpjekjet që qeveria po bën për të mbajtur të rinjtë shqiptarë këtu do të jenë absolutisht thelbësore, sepse në një ekonomi të dijes, siç është Europa, dhe është e ardhmja e saj, të kesh të rinj të motivuar, të jashtëzakonshëm, do të jetë absolutisht thelbësore”, tha ai.
Komentet e z. Wisner vijnë teksa shumë dhoma biznesi dhe shoqata, që kryesisht përfaqësojnë investitorët e huaj në Shqipëri po kundërshtojnë me forcë projektligjin “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”, që parashikon anëtarësimin me detyrim të të gjithë bizneseve në një Dhomë Ekonomike Kombëtare.
Së fundmi, në një shkresë drejtuar kryeministrit Edi Rama, 17 dhoma dhe shoqata biznesi, pjesa më e madhe e të cilave përfaqësojnë investitorët e huaj kanë shprehur shqetësimin se projektligji është publikuar për konsultim publik, pa marrë në konsideratë komentet e tyre të mëparshme.
Për herë të parë dhomat dhe shoqatat e biznesit ia kanë adresuar shqetësimin e tyre dhe institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave të huaja, si Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadës amerikane, italiane të Mbretërisë së Bashkuar, asaj të Gjermanisë, Austrisë, Turqisë e Greqisë.
Marre nga Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qendru...
Butrinti TIRANA- UNESCO ka publikuar raportin e fundit mbi Parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrintit. Në raport analizohen rreziqet dhe ...
Foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 20:15 në Hamallaj të Durrës...
VLORË- Një mjet lundrues në Vlorë është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se një “jet sky&rdquo...
Foto ilustruese GREQIA- Kombëtarja shqiptare në premierën e saj në EURO 2024 u përball me Italinë. U takuam në Agia...
pamje nga vendngjarja QAFË-THANË- Një kamion me ngarkesë është rrëzuar ditën e sotme në Qafë -Thane n&eum...
KORÇË- Pesë persona janë shpallur në kërkim nga polica në Korçë, pasi kanë dhunuar një 18-vje&ccedi...
Foto nga vendi i ngjarjes HAMBURG- Në mediat online po qarkullojnë pamjet ku shihet një polic gjerman i cili bën shqiponjën m...
GJERMANI- Policisë federale gjermane arrestuan një shqiptar në aeroport, i cili ishte dëbuar nga Gjermania në vitin 2016. Ai u kë...
ZVICËR- Një çift shqiptar është arrestuar në Zvicër pasi ata ishin arratisur nga burgu në Itali. Emilian Bici d...