Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANË- Kompania eksportuese Sokolaj shpk e deklaroi ngarkesën ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme në doganë si oksid hekuri. Kapitali publikon fotot e deklaratës doganore, sipas të cilës rezulton se kompania me seli në Durrës ka eksportuar 2 mijë e 800 tonë duke e deklaruar si oksid dhe hidrokside hekuri, pra një produkt të parrezikshëm.
Që në deklaratën doganore duket qartazi se letrat janë të rreme, pasi nga njëra anë shkruhet Oksid hekuri dhe nga ana tjetër është vendosur simboli kimik ZN, i cili përkon me zinkun. Sipas deklaratës rezulton se marrësi i ngarkesës është kompania Gs Minerals Doo, një kompani kroate me seli në Rijeka, e cila po ashtu zotërohet nga familja Sokolaj.
Mbetjet janë prodhuar nga kompana Kurum. Dyshimet janë se kalimi i tyre është bërë i mundur falë korruptimit të strukturave të hetimit doganor në Tiranë dhe atyre të turnit në port, duke i konsideruar të gjithë kontenierët si oksid zinku, me një fletë analize të vetë subjektit Sokolaj shpk.
Po kështu dyshohet se Kompania Kurum ka përdorur Sokoloj shpk për të shmangur përgjegjësinë nga vetja dhe të dy kompanitë kanë mashtruar bashkarisht me fatura shitje oksidesh, kur në fakt brenda ngarkesës, një pjesë prej mbi 800 tonësh, ishte pluhur furrnalte, që konsiderohet mbetje e rrezikshme, edhe pse Kurum thotë se ka vepruar në përputhje të ligjit.
Burime i thanë Kapitalit se doganat dhe posacërisht kreu i tyre, Gent Gazheli, janë informuar që në muajin Korrik për skandalin e mbetjeve, por nuk kanë vepruar. Mosveprimi shton më shumë dyshimet për kompromentimin e rëndë të këtij institucioni, ndërkohë që skandali i trafikut të paligjshëm të mbetjeve pritet të zgjerohet më tej, pasi dyshohet se kompani të përpunimit të metaleve në Shqipëri me bazë në Durrës prej vitesh importojnë skorje alumini duke i deklaruar si skrap.
Skorjet e aluminit janë një mbetje shumë e rrezikshme, që shkakton kontaminim të lartë dhe rrezikon shëndetin e popullatës, veçanërisht nëse përpunohen pa filtrat e duhur./ Kapitali.al
Penchom Saetang TIRANË- Drejtore Ekzekutive e 'Thailand Earth' Penchom Saetang, një prej organizatave e cila dha sinjalin se po futeshin 800 ton&...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Itali, ku një taksist shqiptar ka mbetur i plagosur. Mediat e huaja bëjnë ...
MAJORKA- Një bandë kriminelësh organizoi një grabitje të denjë si nëpër filma në vendpushimin e pushimeve Cala Mi...
TIRANË- Një debat i dy vajzave pas përplasjes së mjeteve të tyre në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut.u bë...
Çifti italian VELIPOJË- Italiani, Salvatore Di Tella është lënë në “arrest me burg” pasi dyshohet se ...
VELIPOJA- Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” p&e...
Foto ilustruese TIRANA- Një konflikt çasti për një fërkim mjetesh dyshohet të jetë bërë arsyeja e d&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Greqia ndodhet në Europën Juglindore, duke përbërë një pjesë të Mesdheut së bashk...
Thanas Bako HOLANDË- Autoritetet holandeze kërkojnë dënimin me 10 vjet burg për 53-vjeçarit nga Saranda, Thanas Bako. Bako ...
Foto nga vendi i ngjarjes LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Librazhd nga ku mësohet se ësht...