Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Të paktën 101 zyrtarë janë gjobitur gjatë vitit të shkuar nga Inspektorati I Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave teksa arkëtimet nga ky zë në vitin e shkuar ishin 17.3 milionë lekë apo 173 mijë euro.
Në raportin vjetor të vitit të shkuar ky Inspektorat bën me dije se numri i deklaratave të interesave privatë të administruara prej tij vitin e shkuar është 4,329, ku, të ndara sipas llojeve të tyre ishin : Deklarata “Periodike Vjetore” (për vitin deklarues 2023) – 2973 ; Deklarata “Para Fillimit të Detyrës” (2024) – 605 ; Deklarata “Pas Largimit nga Funksioni” (2024) – 500; Deklarata Kandidatë (2024)– 251.
Raporti nënvizon se në disa raste konstatimet e bëra nga Inspektorati janë referuar pranë organeve ligjore për t’i ndjekur si raste dhe konkretisht pranë SPAK.
“Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2024, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve/Hetimit Tatimor, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, si dhe Policisë së Shtetit, 594 subjekte, ku janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë bashkie, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë të përgjithshëm, etj. Për periudhën raportuese janë paraqitur në total 23 raste referimesh penale dhe referime të tjera, prej të cilave, një rast është referuar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, thuhet në raport.
Inspektorati nënvizon se gjatë vitit të shkuar lidhur me ushtrimin e kontrollit të plotë dhe hetimin administrativ për verifikimin e saktësisë dhe vërtetësisë së të dhënave të pasurive, të të ardhurave e detyrimeve të deklaruara nga zyrtarët dhe personat e lidhur me ta, si dhe konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave, ka miratuar dhe ka kaluar në kontroll të plotë, në total 817 subjekte deklaruese, si për shkak funksioni, ashtu edhe bazuar në informacione të ardhura nga burime të ligjshme.
Konkretisht, Inspektorati i Lartë, përgjatë periudhës raportuese, ka pasur objekt verifikimi deklaratat e interesave privatë për subjektet në funksionet si deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë ligjorë, anëtarë bordi, titullarë të institucioneve publike, prokurorë/gjyqtarë, si dhe nëpunësit civilë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues të administratës publike./ Monitor
TIRANA- Të paktën 20 operatorë ekonomikë humbën të drejtën e tyre për të fituar kontrata publike për shkak t...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Rapor...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë te&nbs...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë te dig...
KUKËS- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Kukës-Krumë&rdquo...
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur te di...
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar nga Kosova. Ai është arrestuar pak kohë pasi ishte l...
Foto ilustruese TIRANË- Eraldi*, një 30-vjeçar me banim në Tiranë nuk do ta kishte menduar kurrë se dikush mund të fut...
foto ilustruese TIRANË- Afera e incineratorit të Tiranës u mbyll si një çështje banale të mërkurën në ...