Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të shtunën në...
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të shtunën në...
Nga Jordan King, “Newsweek”/ Kundërshtimi ndaj projektit të planifikuar të një resorti luksoz të Jared Kushner në Shq...
Edhe pse qeveria shqiptare dhe mediat që e mbështesin thonë se pas investimit të një resorti luksoz në Zvërnec qëndron I...
Teksa protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë prej javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, je...
Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4 të Pogradecit, Renato Xhaja, 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka...
Deri në 10 ton kokainë nuk ishin asgjë për Eldi Dizdarin ti sillte nga Amerika Latine drejt Europës. I shumëkërkuari i dre...
Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit, ku disa pë...
Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia e Durrësit pas ndjekjes nëpër qytet. Burime policore bëjnë me dije s...
Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërin...

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në bashkëpunim me autoritetet austriake, mbështetjen e Eurojust, EUROPOL dhe drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, u bë e mundur goditja e disa call-center-ave në Tiranë, që çuan në dhënien e masave të sigurimit ‘Arrest me burg’ për 7 persona, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” për 2 shtetas, dhe u arrestuan në flagrancë, në kushtet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, 5 persona.
Në vijim të hetimeve 2-vjeçare mbi procedimin penal nr.3377 për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b, parag. II, i Kodit Penal, ndaj shtetasve E.D., M.H., T.A., L.T., Xh.M., M.L., Xh.H., A.B., L.C., K.D., E.H., E.T., B.B., K.B., K.Sh dhe A.K., rezultoi se pas informacioneve të marra nga autoritetet Austriake, këta shtetas mashtronin nëpërmjet aktivitetit të call-center-ave shtetas të ndryshëm të vendeve të Bashkimit Europian duke ju shkaktuar humbje të mëdha financiare.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin ndaheshin në grupe të ndryshme sipas gjuhëve (gjermanisht, anglisht, italisht) dhe synonin tregje të caktuara ndërkombëtare. Çdo grup përbëhej nga 6-8 agjentë dhe mbikëqyrej nga drejtuesi që i monitoronte. Puna e personave që zotëronin gjuhën Italiane, konsistonte në kryerjen e telefonatave të qytetarëve Italianë ku i ofronin shërbimin e rekuperimit të parave, të cilat i kanë humbur në investime të mëparëshme në ‘trading online’ dhe në rast se personat ishin të interesuar, i udhëzonin më pas të hapnin një llogari në “Coin Baze”, me depozitim fillestar 500 Euro. Detyra e operatorëve ishte vetëm të bindnin klientët për të bërë pagesën fillestare prej 500 Euro dhe paga mujore e tyre ka qenë rreth 800 euro, të cilën një pjesë e merrnin në dorë dhe pjesën tjetër në bankë. Secili prej punonjësve kishte username dhe vepronin me pseudonime.
Këto call-center-a funksiononin me një nivel të lartë organizimi, ndarje të qartë të detyrave dhe kontroll hierarkik, duke i ngjarë strukturave të bizneseve legjitime. Ky organizim profesional mundësonte mashtrime në shkallë të gjerë, ndërkufitare dhe dyshohet se kanë kryer mashtrim me shuma të mëdha në Vjenë dhe qytete të tjera në Austri nga periudha 15 qershor 2023 deri më 30 korrik 2024.
Personat e mësipërm dyshohet se kanë nxitur qytetarët e dëmtuar, nëpërmjet paraqitjes së rrethanave të rreme, për të besuar se shumat e transferuara do të investoheshin realisht. Si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme, autorët kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, për vete ose për llogari të personave të tretë, pasi të dëmtuarit, për shkak të mashtrimit, kanë transferuar shuma të konsiderueshme parash, të cilat në total vlerësohet se tejkalojnë shumën prej 50 milionë euro.
Të dëmtuarit zakonisht hyjnë në këto platforma mashtruese përmes një reklame të rreme të një personazhi të famshëm. Prokuroria identifikoi se shtetasit T.A. dhe M.H., gjatë vitit 2024 kanë marrë vlera të konsiderueshme në adresa Kripto dhe më pas i kanë transferuar në adresa të tjera Kripto. Këta dy shtetas janë përfitues fundor të kriptovalutave të këtyre Call Centerave.
Skuadra e përbashkët hetimore e krijuar në shtator 2025, midis Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Prokurorisë së Vjenës, arriti të dokumentojë transaksionet e kryera në dëm të shtetasve austriakë të dëmtuar. Nga hetimet rezultoi se subjektet, “IOTA Network”, “Victory Communication”, “Espiron Studio”, “Zeta Studio”, “Upstream creative” dhe “Koppa Network” janë të lidhur me njëri-tjetrin si nga numri i telefonit i lënë në QKB, adresat e e-mailit dhe adresat e ushtrimit të aktiviteteve dhe në pjesën më të madhe dyshohet se janë fiktive dhe kanë operuar si call-center-a. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto skema mashtruese.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Parlamentin e Suedisë (Riksdag), ku u takua ...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza dhe kushëririn e tyre Hysen Neza, të cilët ...
Zjarri i rënë të martën pasdite te farmacia 10 në Tiranë, që la pas dhjetëra apartamente të shkrumbuara dhe po aq f...
Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet për mungesë mjekësh në urgje...
Aksident i rëndë rrugor në Itali. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Friuli të Italisë, ku një...
Zbardhen detaje nga hetimi dy vjeçar për goditjen e një rrjeti call center-ash në Tiranë, të përfshirë në mashtri...
Një 22-vjeçar i dyshuar se shpërndante lëndë narkotike për adoleshentët e shkollave është arrestuar ditën ...
Asllan Plaku është ankuar në gjyqin për dosjen “Plumbi i Artë” për transferimin nga Durrësi në Burrel Ti ...
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për dosjen “5D”, me të pandehur, Redi Mollën, Taulant Tusha dhe Mariglen Q...
Një 29-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident....