AKTUALITET

Dëmtimi i rrugëve të Durrësit, kryetarja e bashkisë: Fajin e ka shiu

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Janar 2026, 15:59

Dëmtimi i rrugëve të Durrësit, kryetarja e bashkisë:

Pas përmbytjeve të fillimit të vitit në qytetin bregdetar u raportuan dëmtime serioze në disa segmente rrugore, ndërsa Bashkia e Durrësit, në postime publike, e paraqiti situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të reshjeve të shiut.

“Rruga e Currilave është dëmtuar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit”, shkroi Bashkia e Durrësit në një postim në rrjetet sociale më 10 janar. Në të njëjtin postim, institucioni bëri të ditur se ishin ndërmarrë masa për rikthimin e situatës në normalitet.

“Ekipet kanë nisur punën për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme brenda pak ditësh”, shkroi bashkia katër ditë pasi qyteti ishte përmbytur, duke e shoqëruar postimin edhe me disa foto nga terreni, ku dukej qartë asfalti i rrugës.

Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako, duke insektuar rrugën e dëmtuar në Currila. Foto: Bashkia Durrës
Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako, duke insektuar rrugën e dëmtuar në Currila. Foto: Bashkia Durrës

Në komunikimin zyrtar, reshjet u paraqitën si shkaku i dëmtimit. Por, sipas ekspertëve të ndërtimit, ekziston një dallim i qartë mes përmbytjes së përkohshme të një rruge dhe dëmtimit strukturor të saj, pasi për ndërtimin e rrugëve ekzistojnë standarde të miratuara teknike që, nëse respektohen, garantojnë qëndrueshmëri edhe në kushte reshjesh intensive.

“Nëse respektohen standardet teknike të ndërtimit, nuk ka arsye pse rrugët të prishen nga reshjet e shiut apo përmbytjet afatshkurtra”, u shpreh Romeo Nazarko, inxhinier ndërtimi, për Median Amfora.

Raste të ngjashme janë raportuar edhe në zona të tjera të qytetit gjatë dhe pas reshjeve, ku segmente rrugore dhe investime publike janë dëmtuar pak kohë pas përfundimit të punimeve, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e ndërtimit dhe respektimin e standardeve teknike.

Në zonën e Plazhit të Madh, shëtitorja bregdetare u dëmtua vetëm disa muaj pas përfundimit të një investimi me vlerë miliona euro, ndërsa në lagjen nr. 8 një rrugë e asfaltuar në fund të dhjetorit u degradua pas reshjeve të janarit.

Qytetarë të shumtë reaguan në rrjete sociale, duke publikuar pamje dhe video nga rrugë të sapo asfaltuara që u dëmtuan pas përmbytjeve. Këto episode treguan se përmbytja nuk ishte vetëm një ngjarje natyrore, por edhe një test për qëndrueshmërinë e infrastrukturës urbane të qytetit.

Eksperti thekson se rastet kur shfaqen çarje, gropa apo shkëputje të shtresave të asfaltit lidhen kryesisht me probleme gjatë procesit të ndërtimit, si mungesa e shtresave sipas projektit, ngjeshja e pamjaftueshme e tabanit përpara asfaltimit, trashësia e asfaltit nën parametrat teknikë ose ndërtimi mbi taban problematik pa studime gjeologjike të plota.

“Dëmtimet ndodhin kur mungojnë shtresat e duhura, nuk është bërë ngjeshja sipas rregullave ose rruga ndërtohet mbi taban problematik pa studime gjeologjike”, shpjegoi Nazarko.

Sipas tij, rastet kur një rrugë e re dëmtohet pak ditë ose javë pas shtrimit të asfaltit tregojnë probleme serioze në cilësinë e punimeve, dhe jo ndikimin e shiut si shkak kryesor.

“Nëse një rrugë e re dëmtohet menjëherë pas shtrimit, kjo tregon probleme në ndërtim, si ujëra nëntokësore të patrajtuara ose anashkalim të rregullave të shtresëzimit dhe ngjeshjes”, theksoi ai.

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Durrës e shohin problematikën përtej faktorëve natyrorë. Abdulla Deliallisi, përfaqësues i shoqatës “Durrësi Autokton”, theksoi se qyteti nuk ka kushte natyrore që ta bëjnë të pashmangshme përmbytjen në këtë formë, duke qenë se nuk përshkohet nga lumenj.

“Durrësi nuk ka lum dhe nuk ka arsye natyrore pse të përmbytet në këtë mënyrë”, tha ai për Median Amfora.

Sipas Deliallisit, përmbytjet dhe pasojat e tyre lidhen me projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane, për të cilat duhet të ketë përgjegjësi institucionale.

“Problemi lidhet me projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, për të cilat duhet të ketë përgjegjësi”, shtoi ai.

Edhe të dhënat zyrtare mbi reshjet e shiut sugjerojnë se problemet infrastrukturore nuk lidhen vetëm me intensitetin e reshjeve. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, më 11 shtator janë regjistruar 24.8 mm reshje, më 29 janar po të vitit të kaluar 70.5 mm, ndërsa më 6 janar të këtij viti 98.0 mm. Këto të dhëna tregojnë se përmbytje dhe probleme infrastrukturore janë shënuar edhe në ditë me reshje mesatare, duke e zhvendosur fokusin te kapaciteti i sistemit të kullimit dhe qëndrueshmëria e infrastrukturës urbane.

Një tjetër problem, sipas ekspertëve, lidhet me praktikat e asfaltimit mbi asfalt ekzistues, pa përgatitjen e duhur të sipërfaqes dhe pa respektuar trashësinë minimale teknike, çka e bën dëmtimin të pashmangshëm.

“Kur asfalti i ri hidhet mbi asfalt ekzistues pa u gërryer dhe pastruar sipërfaqja, ose kur trashësia është nën 4 centimetra, dëmtimi është i pashmangshëm”, theksoi Nazarko.

Shoqëria civile thekson se kostoja reale e këtyre dëmtimeve bie mbi qytetarët, të cilët paguajnë si për riparimet publike, ashtu edhe për dëmet në banesa dhe biznese private.

“Dëmet do të paguhen nga taksat e qytetarëve, ndërsa njerëzit përballen me pasoja të drejtpërdrejta në jetën e përditshme”, përfundoi Deliallisi.

Në këtë kuadër, shpjegimet publike që ia atribuojnë dëmtimin e rrugëve reshjeve të shiut nuk pasqyrojnë të gjithë realitetin. Përmbytja mund të jetë një fenomen natyror, por dëmtimi i rrugëve lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si infrastruktura është projektuar, ndërtuar dhe mirëmbajtur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë