AKTUALITET

Denoncimi i fortë i avokates: Djali i tezes i Irena Gjokës 'emëroi' Dumanin! Ju tregoj për dosjen e 'tokës në Surrel'

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 12:06

Denoncimi i fortë i avokates: Djali i tezes i Irena Gjokës

Në studion e 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, avokatja Adriana Kalaja hedh akuza të rënda për sistemin e drejtësisë, i cili thotë ajo është kapur nga një organizatë e mirëfilltë kriminale. Mafia e instaluar në këtë sistem ka formën e rrjetit të merimangës thotë ajo.

Një pikë kyçe e akuzave është lidhja e dyshuar familjare mes ish-kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Alfred Balla, dhe gjyqtares Irena Gjoka. Sipas Kalasë, Balla, i cili është “djalë teze” i Gjokës, ka lobuar për emërimin e Altin Dumanit në krye të SPAK. Kjo lidhje,  ka luajtur rol në mbrojtjen e gjyqtares gjatë procesit të vetingut dhe më pas. 

Kalaja ngriti pikëpyetje edhe për dosjen e tokave në Surrel, ku ishte e përfshirë familja e kryeministrit Rama. Ajo theksoi se kjo çështje i ra për gjykim pikërisht Irena Gjokës, e cila, ndryshe nga rastet e tjera të ish-zyrtarëve të lartë, e konsideroi kryeministrin si “qytetar të zakonshëm” dhe e dërgoi çështjen për mosmarrëveshje kompetence në Gjykatën e Lartë.

Ky veprim, sipas saj, tregon një standard të dyfishtë dhe mbrojtje të hapur ndaj pushtetit ekzekutiv, në kontrast me ashpërsinë e treguar në rastet e tjera politike.

Pjese nga intervista

Flavio Qarri: Kush është bashkëpunëtori më i ngushtë i Irena Gjokës në këtë moment?

Adriana Kalaja: Për mua është SPAK-u dhe për mua ka patur një problem shumë të madh, që unë nuk e di në fakt pse është lënë në heshtje.

Ne kishim Irena Gjokën që gjykonte Ilir Metën dhe prokurori që përfaqësonte SPAK-un ishte Altin Dumani, po ndërkohë ishte dhe prokurori i prokurorisë së posaçme që po hetonte Irena Gjokën. Pra, Irena Gjoka kishte status juridik edhe gjyqtare, edhe person nën hetim. Nuk po themi e pandehur, sepse as person nën hetim, jo më kot nuk e bënë ato statusin, por e lanë regjistrim pa emër, deri në momentin që u bë pushimi i çështjes. Tani pikëpyetjet që unë kam në këtë pikë, pra unë them që është SPAK-u, bashkëpunëtori më i afërt i Irena Gjokës dhe jo më kot i foli nën-vetëdija Altin Dumanit kur dikur tha që afërmendsh gjykata vendos çfarë themi ne. Se për sa kohë që Altin Dumani ka të drejtë sipas ligjit që t'i vendosi në përgjime, edhe t'i arrestojë, pra çdo pushtet ka kaluar ke Altin Dumani, ke SPAK-u, fatkeqësisht edhe ke Klodian Braho, që unë nuk po shoh bën asnjë gjë, e prita se mund të ndryshonte diçka, por çdo gjë vazhdon në atë ullinë e vjetër dhe ndërkohë e gjithë kjo mini organizatë kriminale është nën drejtimin e Edi Ramës.

Edi Rama thashë ka ngritur atë strukturën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe nuk ka nevojë fare që të shkojë vetë apo t'i bëjë vetë telefonatat. Janë të gjithë këta shërbëtorë të devotshëm që edhe kur nuk e kanë mënd Rama, këto i shkojnë dhe i thonë, a ta bëj unë këtë për interesin tënd. Kështu që, se sa të pavarur janë institucionet nga SPAK-u dhe SPAK-u nga institucionet, mjafton të shikoni dokumentin që është vendimi për emërimin e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Po të shikoni aty është kryetari i KLP-së, Alfred Balla. Ish-kryetari tashmë, është avokat, është djali i tezes së Irena Gjokës, Irenës me disa mbiemra dhe ka lobuar për ta bërë Altin Dumanin në krye të SPAK-ut. Mbaj mend se dhe ai konflikti ishte i stisur? Ishte konflikti gjoja për të na thënë ne se shkoi mafiozia tjetër Yuri Kim, donte Dumanin, Rama nuk e donte Dumanin, ishte e gjithë një situatë e stisur nga Edi Rama. Thashë, të gjitha këto i bën për efektet e tij dhe interesat e tij. Dhe është ky personi që nëpërmjet grupeve kriminale ka ndërhyrë në veting për Irena Gjokën. Për këtë nderin që i bëri Altin Dumanit dikur.

Një sistem ku vendimet merren me telefon, vendimet merren nga bandat kriminale dhe ku SPAK-u si prokuroria më e rëndësishme në vend ka jo dy, po disa standarte në mënyrën e ndjekjes penale dhe në mënyrën se si i bëhet presion qoftë qytetarëve të ndershëm.

Mbani mend se si merreshin dëshmitarët për çështjen e Arben Ahmetaj, për çështjen e Berishës, për çështjen e Malltezit e të tjera e të tjera.

Stefanaqi ka justifikuar 100 milionë lekë pasuri te Irena Gjokës. Ndërkohë që kolegët e Irenës kanë shkuar, kanë ikur nga vetingu ose nga sistemi për 1 milionë lekë të vjetra.

Unë do t'ju jap dhe një rast që është lënë pak pa vëmendjen e publikut. Irena Gjoka, Shpata, Maneku dhe ato mbiemrat e tjerë që mbajnë radhën, ka patur dhe një dosje shumë të rëndësishme. Si u justifikuan 100 milionë. Po ç'lidhje kishte Irena Gjoka, është një pyetje tjetër, me llogarinë e Stefanaqit në 2002-shin? Se kjo thotë kam bashkëjetuar në 2005-ën. Po çfarë lidhje kishte Irena Gjoka që të përfitonte nga pasuria e ish-bashkëshortes së Stefanaqit? E kupton? I mori burrin, i mori dhe ca pasuri e ca të ardhura. Domethënë është, përtej absurdes, përtej absurdes.

Ndërkohë, çuditërisht, edhe dosja e tokës në Surrel, pra asaj Lindës me katër mbiemra, i bie Irena Gjokës dhe çfarë bën Irena Gjoka?

Ndërkohë që Irena Gjoka kishte dhënë masa sigurimi personal shumë të rënda, qoftë për Jamarbërin, qoftë për zotin Berisha, çfarë bën? Edi Ramën e konsideron si një qytetar të zakonshëm dhe kur gjykata e Tiranës, kur një gjyqtar me integritet moral dhe profesional thotë që kjo çështje duhet të hetohet nga SPAK-u dhe të gjykohet nga GJKKO-ja, çfarë bën Irena Gjoka? E çon për mosmarrëveshje kompetence në Gjykatën e Lartë. Pra, ti mund të gjykosh si gjykatë e posaçme ish-kryeministrat, ish-presidentët, familjarët e tyre, ndërkohë, për ministrat, për kryeministrin...

 Gjykata e Lartë atë ditë ka rrëzuar SPAK-un, po ka rrëzuar dhe GJKKO-në, se ishte po ky Altin Dumani, që është emëruar nga Rama. Çfarë bëri Altin Dumani në shkurt të 2024-ës? Do ta çojë për kompetenca në prokurorinë e Tiranës. Po pse nuk çove të zotit Berisha ti për kompetencë në prokurorinë e Tiranës? Jamarbër Malltezi nuk është zyrtar. subjekt i SPAK-ut. Ti kishe rastin për të çuar dosjen e Jamarbër Malltezit në prokurorinë e Tiranës çove dosjen e Edi Ramës' 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan