AKTUALITET

Denoncimi i fortë i gazetarit: Në tunelin e Llogarasë janë zhdukur rreth 100 milionë euro

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2025, 18:58
Denoncimi i fortë i gazetarit: Në tunelin e Llogarasë janë

Gazetari i Syri Tv Julian Hoxhaj thotë se janë vjedhur 100 mln euro në aferën korruptive të Tunelit të Llogarasë. Në një intervistë në Syri Tv, me gazetarin Bled Marku, Hoxhaj thotë se Belinda Balluku përmendet si një figurë që ka pasur 'dorë të lirë' në menaxhimin e financave publike në disa sektorë kyç, përfshirë energjinë dhe infrastrukturën.

E për sa kohë që këto para të vjedhura nuk kthehen në arkën e shtetit, hetimet dhe dënimet e SPAK-ut janë 'të barazvlefshme me zero'. Për qytetarin e thjeshtë që paguan taksa, drejtësia e vërtetë nuk është vetëm ndëshkimi i fajtorëve, por rikuperimi i dëmit financiar që i është shkaktuar vendit

Julian Hoxhaj: Shiko, është ironi e hidhur ta thuash fakt, por drita në fund të këtij tuneli për zbardhjen e korrupsionit vijon, ende të jetë larg. Pra, sa më thellë të futemi, aq më shumë kuptojmë se sa abuzime, po nuk është vetëm tuneli i Llogarasë. Zonja Balluku duket se ka pasur një lloj dore të lirë përsa i përket, përdorimit të financave publike në vepra të mëdha infrastrukturore, por jo vetëm, edhe në sektorin e energjisë, apo edhe në sektorë të tjerë që janë në varësi të saj, sepse nuk është vetëm ARSH-ja.

Më besoni që janë shumë institucione, është OSHE-ja, OSSH-ja, është KESH-i nga ana tjetër, që është sot po themi një institucion i infrastrukturës dhe energjisë. Energjisë. Është Fondi Shqiptar i Zhvillimit gjithashtu, pra, ka një seri institucionesh të cilat përfshihen në këtë histori dhe abuzimet …

Gazetari: Mos përmendim Portin e Durrësit.

Julian Hoxhaj: Ajo është një histori, një aferë, një mega aferë më vete, por që sigurisht do të duhet që SPAK të hetojë. SPAK thotë që po hetojmë, por ende deri më tani nuk kemi asnjë veprim. Dhe unë jam dhe e kam thënë dhe vijoj t'i qëndroj të njëjtit mendim që, për sa kohë dëmi kolateral financiar që u është shkaktuar qytetarëve shqiptarë nga zyrtarë të tillë nuk kthehet më mbrapsht, hetimet e SPAK janë të barazvlefshme me zero. Pra, sot askujt nuk i intereson dënimi i asnjë i asnjë zyrtari, thjesht sepse duhet ta çojmë për statistikë në burg apo në çdo lloj mase të tjera apo në çdo lloj dënimi tjetër pa kthyer pas dëmin.

Në tunelin e Llogarasë janë zhdukur rreth 100 milionë euro. Janë zhdukur! 

Pra është bërë vepra publike me rreth 100 milionë euro, ndërsa 100 milionë euro të tjera të faktuara deri më tani kanë shkuar për kompanitë, janë shpërndarë si dividend, kanë shkuar për ura që nuk janë ndërtuar dhe për vepra publike të cilat u zhdukën rrugëve.

 Pra, nëse këto para nuk kthehen në buxhetin e shtetit, hetimi dhe dënimi, në rastin më të mirë, nuk kanë asnjë vlerë për mua si qytetar që paguaj taksa.
Sepse nesër do të na ndodhi përsëri e njëjta histori.

Dhe kjo është fatkeqësia e drejtësisë së re sot,  dhe unë po ju them një detaj shumë të rëndësishëm, që pas vitit 2019, kur SPAK nisi veprimtarinë e tij, çuditërisht abuzimet me tenderët filluan të rriten. Lindën skema të reja, lindën skemat 5D, lindën skemat 5B, pra filluan kompani nga hiçi të marrin tendera publikë pa asnjë lloj eksperience, filluan të ndërtojnë, të marrin tendera për të ndërtuar, e tmerrshme.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë