Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...

Një banor i fshatit Gjegjan të Roskovecit denoncon zaptimin e pronave në mënyrë të paligjshëm nga të ‘fortë me bekimin e bashkisë'.
Në një lidhje online me video sot për emisionin 'kafe Shqeto' në Syri Tv, Baki Shabanaj, deklaroi se kullotat dhe pronat e njohura me ligjin 7501, po grabiten sistematikisht.
Sipas tij, vetëm në lagjen ku ai banon, rreth 20 dynymë tokë zaptohen çdo vit, dhe gjithçka ndodh “me bekimin e Bashkisë Roskovec”.
Ai shprehet se autorët janë "të fortë" të zones që kanë mbështetje dhe veprojnë të pashqetësuar.
Shabanaj thotë se i është bllokuar aksesi në pronën e tij private, një ullishte me 350 rrënjë ullinj, e cila është burimi i tij i vetëm i jetesës prej 25 vitesh. Rruga që e lidhte me tokën e tij tashmë është zaptuar duke e bërë të pamundur hyrjen qoftë edhe në këmbë. Për më tepër, ai denoncon se si akt frikësimi, autorët i kanë shkulur dhe shkatërruar pemët frutore që kishte mbjellë, duke i lënë vetëm një dardhë të sharruar si një mesazh kërcënues.
Sipas dëshmisë së Shabanajt, përpjekjet për të kërkuar drejtësi kanë rënë në vesh të shurdhër. Ai pohon se ka bërë ankesa të shumta në polici, bashki dhe prokurori, por pa asnjë rezultat.
Përkundrazi, në vend që të hetohen zaptuesit, është ai që thirret vazhdimisht në polici dhe i janë konfiskuar dy telefona.
“Kemi pasur përplasje fizike, por në fund gjithmonë fiton ai që zapton tokën”, shprehet ai.
Banorët e tjerë hezitojnë të flasin nga frika, ndërsa Shabanaj kërkon ndërhyrje urgjente përpara se konflikti të përshkallëzohet më tej.
Denoncimi për 'Kafe Shqeto' në Syri Tv
Flavio Qarri: Do të shkojmë në Gjegjan të Roskovecit, ku kemi një qytetar atje, Baki Shabanajn, i cili ka një denoncim. Është duke ndodhur kudo nëpër Shqipëri, grabitja e tokave dhe e kullotave me një nxitim të madh. Diku në kuadër të paketës së maleve, diku në kuadër të parqeve fotovoltaike, kudo thjesht se i do qejfi njërit.
Na trego si je dhe çfarë po ndodh.
Baki Shabanaj: Problemi që the ti nuk është aq i vogël, po është shumë i përmasave të mëdha. Të paktën në lagjen që banoj unë, me bekimin e Bashkisë Roskovec, janë zaputorë të gjitha pronat shtetërore. Ose më thjesht, pronat e bashkisë, të pandara me 7501-shin, kullotë ose pemtore, si mund ta quajmë.
Kullota, pemëtore, ça është një tokë,që i përket shtetit ose neve individëve, ose banorëve të bëjnë kullotat tona të çdo gjëje. Këtu është zaptuar me bekimin e bashkisë, nga disa të fortë punojnë të punësuar njerëzit e tyre në bashki, të fortë apo ku di unë si mund t'i quani. Kanë zaptuar të gjitha tokat dhe unë këtu jam 10 ditë para., Mbrapa meje shikoni një tokë të zaptuar 10 ditë para.
Tani, e para njëherë, ku dallohet zaptimi, që e kthejnë kështu në dhe? Zhdukin bimësinë?
Jo, zaptimi dallohet se këtu tokat janë të ndara me 7501-shin dhe është kullota domethënë pronë shtetërore që i përket të gjithë banorëve. Problemi është shumë i madh, unë kam konflikt prej 10 vjetësh me tokat. Të vete në tokat e mia që i kam me ligj, paguaj taksa, unë ndalohem nga banorë të fortë t'i quajmë këtu me mbështetjen e bashkisë edhe të policisë.
Kam bërë shumë herë ankesë në polici, në bashki, në prokurori, po si për çudi gjithmonë fiton ai që zapton tokë.
Domethënë, kemi pasur dhe përplasje fizike, na ka marrë dhe policia, po...
Me kë e ke e ke pasur përplasjen fizike?
Me disa banorë ose lagjorë mund t'i quaj të zonës time këtu ku banoj.
Po këta kanë mbështetje nga bashkia për zaptimin e këtyre tokave?
Po normale se ne jemi njerëz që jemi rritur këtu. Unë jam mosha 50 vjeç. Kam qenë i madh kur janë ndarë tokat dhe dimë kush është tokë e bashkisë ose kush është tokë e individit. Këtu ku jam unë, po të doni të kthehemi, kjo është hapur para 10 ditësh me skrep. Me skrep individ pa leje, pa marrë masa dikush. Po dhe mbrapa meje është e gjithë e zaptuar, vit për vit 20 dynym tokë janë të zaptuara vetëm këtu.
Tani edhe çështja ime, nuk është vetëm zaptimi. Këtu është prona ime, ullishte. Po. Janë 350 rrënjë ullinj që unë kam 25 vjet që i ha. Dhe këtu unë nuk mund të futem dot. Po kthej kamerën që t'ju tregoj diçka ç'po ndodh këtu.
Për të ardhur unë në pronën time duhet të kaloj këtu. Po. Këtu jemi vrarë dhe jemi prerë vit për vit, sa ata e hapën edhe e sheshuan tani. Si çfarë ka bërë skrepi i paligjshëm, i bekuar nga kryetarja e bashkisë që bën sikur s'di gjë se ç'po ndodh. Unë tani as me këmbë nuk futem dot në pronën time.
As me këmbë nuk e akseson dot pronën tënde?
Jo, jo, në këmbë. Ullinjtë duan punime, duan t'i spërkatësh, duan t'i frezosh. Këtu i kanë djegur. Këtu kam pasur ca pemë për qejf, për qejfin tim. Një ftua, fiq, dardha. Që siç e kanë bërë, i kanë shkulur, i kanë ndjekur më para, edhe mesazhi që më kanë lënë është kjo dardha këtu e sharruar dhe e lënë kaq stil se s'kanë lënë gjë tjetër.
Mesazhi është që edhe ty kështu mund të bëjmë. Gjithë prona që shikoni tutje gjelbëruar është e shtetit. E shtetit, edhe ullishtja. Çdo vendim këta hapin nga një hektar. Janë akoma dy hektarë për të hapur.
Baki, kjo është një situatë që po të ndodh vetëm ty apo edhe banorëve të tjerë, bashkëfshatarëve të tjerë?
Banorët e tjerë janë ca frikacakë që nuk dinë ku të futen. Edhe unë kam shumë ullinj, po sa më shumë ullinj të kem, unë ushqehem vetëm nga ullinjtë.
Baki, ne do e ndjekim këtë situatë edhe në vijim. Ti ke një mesazh?
Mesazhi im është që unë dua të futem në pronën time. Nuk më lejojnë të futem në pronën time. Nga zaptimet që kanë bërë, kjo ka qenë rrugë për të futur unë në pronë. Dhe unë nuk futem dot. Jam ankuar në çdo vend, dal unë fajtori, më kanë marrë dy telefona në prokurori, më çojnë javë për javë në polici, edhe nuk i jap dot kuptim kësaj gjëje.
Kuptimi është vetëm një dhe vetëm një, grabitja e pronës.
I shikoni si i kanë ndarë, si i kanë ndarë me vete. Një hektar njëri, një hektar tjetri? Unë s'futem dot në pronën time.
Dua të ngrihet kjo çështje sepse ne jemi konfliktuar vit për vit fizikisht. Jam shmangur të vete në burg nga ata. Jam shmangur kësaj gjëje. Këtu kanë djegur, kanë prerë, kanë grabitur. Ça mund të bëj unë?
Përveçse të ndjekësh ligjin s'ka gjë tjetër.
Ligji është me ta. Po ku e ke ligjin? Nuk futesh dot as me këmbë.
Era e fortë bregdetare që ka përfshirë qytetin e Vlorës gjatë kësaj të premteje ka shkaktuar probleme në disa zon...
Arsenal-PSG do të jetë finalja e madhe e Champions League për sezonin 2025-2026. Në Budapest do të vihen përballë pa dyshim...
I kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi në proces ekstradimi ka thyer lirinë me kusht dhe është arrestuar në Angli...
Bordi i Transparencës ka vijuar talljen me shqiptarët teksa ka vendosur të ulë çmimin e naftës me 3 lekë/ litri dhe benzi...
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vrasjen me armë zjarri të 66-vjeçart, Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodh...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë këtë të premte, më 8 maj, pre...
Një banor i Durrësit, i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për problemin me rrugën në lagjen “Krist...
Partia Socialiste ka propozuar një paketë amendamentesh për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë...
Sherri në të cilin mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili në lokalin e karburantit të tij në Sarandë, nuk e përf...
Ka ndryshuar sërish skenari i protestës që do të mbahet nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme. Burime mediatike bëjnë me...