Studentët djegin kazanë dhe sulmojnë me gurë, policia reagon me gaz dhe ujë për të shpërndarë turmën
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku opozita i ësht...
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Mesditën e kësaj të shtune ku po mbahet protesta e 12 që kur kanë nisur revoltat studentore kundër Ramës, Partia Demokratik...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e karrigeve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga Edi Rama....
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...

Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. 6. Ajo tregon se i biri i ishte ankuar disa ditë më parë se mësuesja Xheni e godiste, por stafi i kishte thënë se fëmija gënjente.
Sipas nënës, ajo e ka parë edukatoren duke e shtrënguar djalin nga dora dhe duke e quajtur “mashtrues”, ndërsa pretendon se asaj i është hedhur edhe telefoni dhe i është ushtruar dhunë. Plasa thotë se e ka denoncuar rastin në komisariat dhe u bën thirrje autoriteteve arsimore të kryejnë kontrolle në kopshte për të mbrojtur fëmijët.
"Para katër ditëve djali më është ankuar, më ka thënë që mësuese Xheni më godet. Kam shkuar atje dhe u kam thënë që fëmija më ankohet. Ato më thonë që jo, sepse fëmija është ters dhe gënjen. U thashë që është fëmijë dhe nuk kam dashur ta zgjas, e mora fëmijën dhe ika. Shkoj dje në mëngjes dhe djali kishte frikë, madje më tha në prezencë të edukatores që më goditën dhe më futën në qilar. Ju kërkova me lutje stafit që djalin mos e fusnin në qilar, sepse është fëmijë dhe më është trembur. Nuk do të shkojë më në kopsht. Ato vazhdonin të më thonin që djali gënjen dhe mashtron.
Edhe gjatë rrugës dje më thoshte djali që të mos e çoja në kopsht, se e godiste edukatorja Xheni. Kur ua thashë dje të njëjtën gjë, u hodh një mësuese tjetër në mënyrë agresive. Drejtoresha po shikonte nga shkallët dhe më kërkoi që ta takoja. Shkova dhe më tha që s'ka mundësi që fëmija të rrihet këtu. Drejtoresha mbajti anën e edukatores, duke thënë që janë shumë të mira, është ambient me kamera që shikohen dhe nga bashkia. Ndërkohë më thoshte mos i beso fëmijës, çfarëdo që të thotë ai. Shkoj për të marrë djalin rreth orës 1:30 dhe e shoh që e kishin nxjerrë në oborr. Mësuesja e kishte shtrënguar në dorë djalin e po i thërriste.
U tmerrova nga ajo që pashë. I thoshte: "Pse gënjen, o mashtrues?" Nxitoj dhe shkoj te djali, ato u shtangën. E pyeta: "Çfarë po i bën fëmijës tim?" Fëmija im 4-vjeçar s'mund të gënjejë. Kam kërkuar drejtoreshën, por s'ka qenë atje. Isha shumë e revoltuar, si çdo nënë që sheh fëmijën në atë gjendje. Unë e lë fëmijën në kopsht, e çoj për t'u edukuar e për të mësuar. U thashë që do të përballen me ligjin. Më morën telefonin e ma hodhën, më ka vënë dorë madje. Mora fëmijën dhe shkova direkt në komisariat. Pa dhënë ende deklarimin tim, më ka marrë drejtoresha në telefon, duke më kërkuar të më takonte për t'u sqaruar. I thashë që tani e zbulova vetë dhe po mashtroni ju të kopshtit, jo fëmija im. Më kërkoi falje dhe më dha të drejtë, por i thashë që do të ndjek rrugën ligjore.
Para pak ditësh fëmija kishte një shenjë të kuqe te qafa. Atje më tregoi që më goditi mësuesja, ishin ditët e para dhe s'i vura shumë rëndësi, por tani e zbulova vetë. I bëj thirrje drejtorisë arsimore që të bëjë kontrolle në kopshte, sepse fëmijët janë të pambrojtur dhe të pafajshëm. Fëmija im foli edhe në prezencë të psikologes, po ata fëmijë që nuk flasin dot, kushedi sa janë dhunuar? I kërkoj drejtorisë arsimore të bëjë kontrolle, sepse në të kundërt askush nuk do t'i çojë fëmijët në kopsht," tha Plasa.
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Guerrils, tifozeria tradicionale e klubit të futbollit Partizani, ka njoftuar pezullimin e aktivitetit tifozerik dhe bojkotin e ndeshjeve të ardhshm...
Protesta kombëtare e ditës së sotme, së cilës pritet t’i bashkohen të rinj dhe qytetarë nga rrethe të ndryshme, ...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do t&eu...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Kapitali mes Kosovës dhe Shqipërisë po lëviz në të dyja drejtimet, por të dhënat tregojnë se fluksi nuk ësht...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Ngjarja e para disa ditëve e ndodhur në qytetin e Durrësit, kur i paraburgosuri Altin Ndoci u arratis nga spitali rajonal i atij qyteti, kur is...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me 81.5 lekë. Ndërk...