Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANË- Klientët e sistemit bankar kryen më shumë se një milion depozitime të parasë në bankomate vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se depozitimet automatike të parasë vitin e kaluar shënuan përsëri një rritje të shpejtë, duke kaluar për herë të parë pragun e një milion veprimeve. Konkretisht, numri i depozitimeve arriti në 1 milion e 31 mijë, me një rritje prej 34% krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa vlera totale e depozitimeve arriti në 50 miliardë lekë, me një rritje prej 32% krahasuar me një vit më parë. Rritja e përdorimit të këtij shërbimi po shoqërohet edhe me zgjerimin e teknologjisë së nevojshme për ofrimin e tij.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në fund të vitit 2024 arriti në 396, me një rritje prej 7% krahasuar me një vit më parë. Tashmë, 39% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.
Shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë ka një rol të rëndësishëm për transformimin e shërbimeve bankare dhe për shkurtimin e kohës së marrjes së tyre nga publiku. Pagesat cash në arkë kanë qenë dhe pjesërisht ngelen një nga arsyet kryesore të fluksit të klientëve në degët e bankave.
Automatizimi i këtij shërbimi nëpërmjet ATM-ve ndikon ndjeshëm në uljen e ngarkesës, pakësimin e radhëve dhe përdorimin e degëve të bankave vetëm për ato raste ku ofrimi i shërbimit nga stafi është i domosdoshëm.
Në fund të vitit të kaluar, sektori bankar shqiptar ofronte shërbim nëpërmjet 1011 ATM-ve aktive, në rritje me 9.3% krahasuar me një vit më parë.
Numri i ATM-ve pati rënë në periudhën 2015-2019, sidomos për shkak të uljes së numrit të degëve, por edhe për shkak të pakësimit të numrit të përgjithshëm të bankave tregtare.
Por, duke filluar nga viti 2020, edhe nën shtysën e pandemisë, bankat shtuan numrin e ATM-ve (kryesisht të vendosura në mjedise jashtë degëve), me qëllim lehtësimin e flukseve të operacioneve në sportele.
Paralelisht, shtimi i ATM-ve po shoqërohet edhe me përditësim të teknologjisë dhe të shërbimeve të ofruara prej tyre. Rritja e numrit të tyre duket se është ende e nevojshme për të plotësuar nevojat e një shoqërie me përdorim të lartë të parasë cash.
Megjithëse prqindja e veprimeve me cash-in është në rënie graduale vit pas viti, por sidoqoftë ngelet dominuese kundrejt numrit total të veprimeve që shqiptarët kryejnë me karta bankare.
Vitin e kaluar 52% e veprimeve me karta bankare ishin tërheqje apo depozitime të parasë cash, por pesha e këtyre veprimeve ishte në rënie nga niveli prej 58% i vitit 2023.
Edhe në vlerë monetare, pesha e veprimeve me paranë cash ka pësuar një rënie të lehtë, në 82% të volumit të përgjithshëm të transaksioneve me kartë, nga 84% që kishte qenë një vit më parë./MONITOR
TIRANA- Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pa...
BELGJIKA- Media britanike "The Telegraph" ka publikuar një artikull që fokusohet te lufta e kontrabandistëve shqiptarë kundër es...
SARANDA-37-vjeçari Diomet Musa, autor i dyshuar i plagosjes së biznesmenit 52-vjeçar Arben Çipa alias Sotir Çipa, Kryetar i S...
TIRANË- Safet Bajri dhe dy të dyshuarti e tjerë Behar Bajri dhe Asmer Bilali do të paraqiten në Gjykatën e Posaç...
KAMËZ- Enedjon Kaçi, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Kamëz ndërsa ...
MALI I ZI- Rregullat e reja të tenderit për qiratë e plazheve, të cilat përfshijnë çmime tri herë më të la...
Arben Çipa SARANDË - Kreu i shoqatës së turizmit në Sarandë, Arben Çipa i cili u dhunuar fizikisht në një ...
SARANDË- Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës. Mësohet se 34-vjeçari me inicial...
Pamje nga banesa MALIQ - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi i bombolës së gazit që u regjistrua ...
Foto ilustruese TIRANË - Blegtoria do vazhdojë të pësojë rënie, për sa kohë Shqipëria e&n...