AKTUALITET

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin, debate mes qiramarrësve vendas dhe qeverisë malazeze

M.B. Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2025, 15:20

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë

MALI I ZI- Rregullat e reja të tenderit për qiratë e plazheve, të cilat përfshijnë çmime tri herë më të larta, shkaktuan debate të ashpra midis qiramarrësve vendas dhe Qeverisë së Malit të Zi. Të pakënaqur u shprehën edhe disa ministra, duke paralajmëruar se mund të largohen nga Qeveria. Reagimet më të zëshme ishin në Ulqin - qytet në jug të Malit të Zi, i banuar me shumicë shqiptare.

Qiramarrësit ulqinakë besojnë se me çmimet e reja, është e pamundur të bëhet biznes, pasi ato do ta bëjnë më të shtrenjtë ofertën turistike. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, tha për Radion Evropa e Lirë më 17 shkurt se, për shkak të vendimit të Qeverisë, ministrat nga Forumi Shqiptar do ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen e mëtejshme në Qeveri deri në fund të muajit.

Rregullat e reja për dhënien me qira të plazheve u miratuan nga Qeveria e kryeministrit malazez, Millojko Spajiq, me gjithë kundërshtimet e komunave bregdetare dhe pa u konsultuar me ekonomistët. Ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore, Sllaven Radunoviç, nga Fronti Demokratik, tha se rregullat e reja do të vendosin rend në sektorin ku vendimet janë marrë nga “banditët”.

Ai tha se qiratë e plazheve në Ulqin, deri më tani, ishin sa gjysma e atyre reale. Kjo u pasua me një protestë të tri shoqatave të qiramarrësve ulqinakë, më 14 shkurt. Përfaqësuesit e tyre e cilësuan vendimin e Qeverisë si goditjen më të madhe ekonomike për qytetin. Radunoviç i bënë thirrje që të kërkojë falje për cilësimin e gjithë sektorit si “kriminal”. Ata i mbështeti edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu.

Vija bregdetare prej rreth 300 kilometrash është një nga burimet më të vlefshme të Malit të Zi. Nga dhënia me qira e saj, ky shtet pret këtë vit nga 15 deri në 30 milionë euro. Ajo menaxhohet nga ndërmarrja publike “Të mirat detare”, e cila në tenderin e shpallur më 16 shkurt, u mundësoi pjesëmarrje edhe personave ndaj të cilëve janë duke u zhvilluar procedura ligjore.

Ministri Radunoviç tha se një veprim i tillë “e respekton Kushtetutën dhe prezumimin e pafajësisë”. Bregdeti malazez ka 563 plazhe qytetesh, 70 plazhe hotelesh dhe rreth 1.500 objekte të përkohshme në zonën e “Të mirave detare”. Duke shpallur tenderin për qiratë e tyre katërvjeçare, ministri Radunoviç tha se situata në këtë sektor është “gjysmëmafioze”.

“Deri më tani, 30 për qind [e qiramarrësve] kanë qenë nga qarqet kriminale, por bizneset janë drejtuar nga të afërmit e tyre - motrat, tezet”, tha Radunoviç më 12 shkurt.

Sipas tij, ka pasur raste kur “qiramarrësi ka paguar rreth 20 mijë euro për plazh dhe ka fituar një milion”, e gjithashtu edhe raste të rishitjes së qirasë. Radio Evropa e Lirë kërkoi nga ministri Radunoviq që t’i shpjegojë këto pretendime.

“Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të procedurave të vitit 2019 dhe presionit të ushtruar ndaj ofertuesve”, tha në përgjigje, pa dhënë detaje të tjera.

Atë vit në pushtet në Mal të Zi ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS). Por, ajo u shkarkua një vit më vonë, më 2020, dhe partitë e udhëhequra nga Fronti Demokratik, nga i cili është edhe ministri Radunoviç, morën pushtetin. Kjo fushë, tashmë katër vjet, është nën juridiksionin e tyre.

“Përgjegjësia më e madhe për këtë situatë sigurisht që duhet të jetë e udhëheqjes së atëhershme të Ministrisë dhe ‘Të mirave detare’”, thanë nga kabineti i Radunoviç, në përgjigje të pyetjes së Radios Evropa e Lirë se cila është përgjegjësia e tyre për situatën në këtë fushë.

Radio Evropa e Lirë ua dërgoi të njëjtën pyetje “Të mirave detare”, por nuk mori përgjigje. As Prokuroria nuk e komentoi vlerësimin e ministrit për ndikimin e strukturave kriminale në dhënien me qira të plazheve. Si problemin më të madh, Radunoviq e përmendi Ulqinin, ku, siç tha ai, qiratë paguheshin sa gjysma e sipërfaqes reale të plazheve. Ministria e publikoi këtë informacion së voni, edhe pse rilevimi gjeodezik u bë në verën e vitit 2023.

Nga Ministria i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk kanë reaguar në atë kohë për të mos e rrezikuar sezonin turistik dhe se kanë pritur që të skadojnë kontratat e qiramarrësve. Xhavid Hoxhiç nga Shoqata e Pronarëve të Plazheve të Ulqinit thotë se ndryshimi në sipërfaqen katrore, ishte për shkak të llogaritjeve të ndryshme të gjerësisë së plazhit. Më parë, gjerësia ishte rreth 46 metra, por tani është 76 metra dhe përfshin edhe pjesën e lirë të plazhit, shpjegon Hoxhiç për Radion Evropa e Lirë.

Kjo është një pjesë e plazhit që qiramarrësit duhet ta lënë të lirë për ata që nuk duan të përdorin mobiliet e plazhit. Hoxhiç thotë se do të jetë e pamundur të bëhet biznes me çmimet e reja të qirave. Për shembull, thotë ai, qiraja e plazhit prej 41 mijë eurosh vitin e kaluar, me rregullat e reja ka një çmim fillestar prej rreth 115 mijë eurosh. Ai thekson se kjo është vetëm një pjesë e investimit, të cilit duhet t’i shtohen edhe përgatitjet për sezonin, mobilimi, shërbimet komunale e të tjera.

Kryetari i Shoqatës së Qiramarrësve të Plazheve të Ulqinit, Prelë Shkrela, beson se vendimi i Qeverisë ka për qëllim “deklasimin e plazheve të Ulqinit”. Ai i konsideron si të pasakta pretendimet se mund të bëhen miliona nga ky biznes.

“Ne kemi sezon veror 60-ditor, nëse moti e lejon. Nuk ka plazh që mund të fitojë një milion euro për dy muaj - aq më tepër me mysafirë me buxhet të ulët, siç i kemi ne kryesisht”, thotë Shkrela.

Vitin e kaluar, çmimet për dy shezllone dhe shërbim në plazhet e Ulqinit shkuan deri në 20-25 euro.

“Jemi jashtëzakonisht të inatosur dhe të shokuar, sepse ministri na quajti ‘gjysmëmafiozë’. E fyeu gjithë Ulqinin”, thotë Shkrela.

“Këtu ka biznese familjare, njerëz që punojnë me gratë e tyre, fëmijët... Këto janë familje të nderuara, që punojnë shumë për të fituar para”, thotë Hoxhiç.

Qiramarrësit i mbështeti edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, i cili i dërgoi një letër kryeministrit Spajiq, në të cilën tha se Ulqini “po plaçkitet nga politika centraliste dhe antiqytetare”. Sipas tij, vendimi i papritur dhe i fshehur i Qeverisë nuk e kishte pëlqimin e komunave bregdetare. Edhe brenda vetë Qeverisë, jo të gjithë u pajtuan me vendimin për tender.

Ministrat nga radhët e Demokratëve nuk votuan, ndërsa kundër ishin zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, dhe ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj. Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, nuk votoi. Në krah të qiramarrësve u rreshtuan edhe Dhoma e Tregtisë dhe Asociacioni i Komunave.

Qeveria e Malit të Zi ka qëndrime kontradiktore edhe për ndryshimet në Ligjin e të mirave detare, që aktualisht janë në proces. Me këto ndryshime, menaxhimi i bregdetit do të kthehej në juridiksionin e qyteteve bregdetare. Spajiç u pajtua që udhëheqjet lokale të menaxhojnë me pronën e tyre, por Radunoviç tha se kjo do të ishte “katastrofike”.

“Një pjesë e madhe e këtyre qiramarrësve janë njerëz nga zona gjysmë gri dhe komunat vështirë se do të mund ta përballonin presionin nga ta”, tha Radunoviç.

Ndryshimet në ligj u iniciuan në mes të dhjetorit të vitit të kaluar nga gjashtë komuna bregdetare, nën juridiksionin e të cilave ishte menaxhimi i bregdetit deri në vitin 1992, kur, në emër të shtetit, e morën “Të mirat detare”. Për iniciativën e tyre duhet të vendosë Kuvendi i Malit të Zi./ REL

ulqin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan