AKTUALITET

“Deputeti që i shpëtoi Ramës kuorumin, merr ‘shpërblimin’: Leje ndërtimi 8-katëshe në Fier”

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2025, 14:52

“Deputeti që i shpëtoi Ramës kuorumin, merr

Në 3 Tetor 2024, i gjithë grupi parlamentar demokrat bllokoi hyrjen e Parlamentit, në formë reagimi për burgimin e kolegut të tyre, Ervin Salianji, si edhe në shenjë proteste për përjashtimin me nga 40 deri në 60 ditë të plot 24 ligjvënësve opozitarë. Seanca plenare e asaj dite ishte në prag dështimi, pasi në sallë ishin vetëm 69 deputetë socialistë, një numër më i ulët se kuorumi i nevojshëm prej 71 të tillë.

Por, dy deputetë, të dalë nga lista e opozitës, por që përfaqësonin Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Nustret Avdulla dhe Gëzim Ademaj, arritën t’i përvidhen kordonit të demokratëve dhe hynë në sallë, duke krijuar kuorumin e nevojshëm dhe seanca vijoi normalisht.

“Deputeti që i shpëtoi Ramës kuorumin, merr

Në foto: Ish-deputeti Nustret Avdullaj

Në atë ditë, Parlamenti nuk kishte në rend dite projekt-ligje të rëndësishme. Megjithatë, pjesëmarrja e dy deputetëve “opozitarë” në atë seancë, u përdor nga socialistët për të treguar se ata ishin në gjendje të siguronin shumicën e nevojshme edhe në kushtet e bllokimit nga demokratët.

Kjo ishte një “fitore” interesante për kryesocialistin dhe njëkohësisht kryeministrin Edi Rama, i cili duket se nuk ka harruar t’ia kthejë nderin, të paktën njërit prej tyre.

Për këtë “shërbim politik”, kryesocialisti Edi Rama e vendosi emrin e Nustret Avdullaj në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në Qarkun e Fierit, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Ai nuk arriti të fitojë mandatin e ligjvënësit, por, tashmë ka siguruar një leje të rëndësishme ndërtimi, me firmën e Edi Ramës.

“Deputeti që i shpëtoi Ramës kuorumin, merr

Rama, leje për ish-deputetin

Në 16 Korrik 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Rama, ka marrë në shqyrtim kërkesën “Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi 5 dhe 8 kate mbi tokë me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Dino Kalenja”, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nba Cotto” sh.p.k”.

“Deputeti që i shpëtoi Ramës kuorumin, merr

Në foto: Këshilli Kombëtar i Territorit shqyrtoi aplikimin e “Nba Cotto” shpk në 16 Korrik 2025

Shoqëria zhvilluese “Nba Cotto” është në pronësi të 24-vjeçarit Sulgen Avdulla, djali i ish-deputetit Nusret Avdulla.

Përtej pronësisë formale, disa dokumenta të siguruar nga “Boldnews.al” krijojnë dyshimet se shoqëria investitore është nën kontrollin e ish-deputetit, Nusret Avdulla.

Subjekti “Nba Cotto” është themeluar në vitin 2003 dhe Nustret Avdulla ka qenë një prej ortakëve themelues të saj. Në vitin 2012, Nustreti mori në pronësi të gjithë aksionet e shoqërisë.

Ai mbajti pozicionin e ortakut të vetëm deri në vitin 2022, kur tashmë kishte marrë edhe mandatin e deputetit.

Në foto: Kontrata e dhurimit mes Nustret Avdullaj dhe djalit të tij, Sulgen Avdullaj, viti 2022

“Deputeti që i shpëtoi Ramës kuorumin, merr

Angazhimi parlamentar duket se e pengonte Nustret Avdullain që të vijonte të menaxhonte drejtëpërdrejtë veprimtarinë ekonomike të shoqërisë së tij.

“Deputeti që i shpëtoi Ramës kuorumin, merr

Për këtë arsye, në 3 mars 2022, ai ia dhuron 100 përqind të aksioneve, djalit, Sulgen Avdullaj, në atë kohë vetëm 21-vjeçar.

Leja si “shpërblim”

Leja e ndërtimit, si rregull, është një e drejtë, të cilën mund ta fitojë cilido që përmbush kriteret ligjore e teknike. Por, në “Shtetin e Edi Ramës”, ka shumë akuza publike dhe jo vetëm, që lejet e ndërtimit jepen në formën e “favorit”, “qokës”, “tarafit” apo “interesit”.

Edhe leja e ndërtimit për shoqërinë “Nba Cotto” duket se është pjesë e të njëjtit sistem.

Kompania investitore, thuajse në të gjithë jetën e saj ekonomike, ka qenë e përqendruar në përpunimin e argjilës dhe poçarisë, një sipërmarrje interesante, aq më tepër në një drejtim ekonomik që është gjithnjë e më i rrallë.

Por, në nëntor të vitit 2024, pronari i ri, Sulgen Avdullaj, djali i deputetit të asaj kohe, Nustret Avdullaj, vendos të realizojë një hap të rëndësishëm në aktivitetin e saj tregtar.

Në objektin e “Nba Cotto” shpk shtohet edhe shënimi: “Ndërtime civile, turistike, industriale, bujqësore-rikonstruksione. Ndërtime banesash shumëkatëshe”.

Në foto: Kompania “Nba Cotto” shtoi “ndërtimin” në objektin e saj, në nëntor 2024

“Deputeti që i shpëtoi Ramës kuorumin, merr


Për një rastësi interesante kohore, djali, Sulgen Avdullaj, përfshin “ndërtimin” në aktivitetin e kompanisë, pikërisht në kohën kur babai, Nustret Avdullaj, i bëri “nder” Edi Ramës dhe maxhorancës socialiste, duke hyrë në Parlament si “opozitar”, ndërkohë që deputetët e pakicës qëndronin në protestë para Parlamentit.

E, vetëm pak muaj pas këtij ndryshimi, kompania “Nba Cotto” aplikon pranë Këshillit Kombëtar të Territorit, të drejtuar nga Rama, për leje ndërtimi pallati 8-katësh në qendër të Fierit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?