EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...

Ka dështuar sërish seanca për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla, në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Arsyeja e shtyrjes ishte ndryshimi i avokatëve të Blerim Xhamanit dhe Isuf Toskut, të cilët u dënuan nga GJKKO përkatësisht me 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove.
Avokatët e rinj kërkuan kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, dhe për këtë shkak seanca u shty për më 13 janar. Pjesë e kësaj dosjeje ishte edhe Ndriçim Tafxhafa, i cili u dënua gjithashtu me 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Edison Memolla ishte dënuar rreth një vit më parë në Shkallën e Parë me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor. Më 24 janar 2025, Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Memollën pas hetimeve që u bazuan në indicie nga një emision investigativ.
Audio përgjimi tregoi se kryebashkiaku, ende në detyrë dhe kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, ndikonte tek një punonjës i OSHEE për të mos ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor. Prokuroria e Posaçme deklaroi se kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte për Memollën në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022.
Përveç dënimit me 1 vit burg, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi si dënim plotësues që për 5 vitet e ardhshme Memolla nuk mund të mbajë asnjë funksion publik.
Tashmë në Apelin e Posaçëm pritet vendimi për të konfirmuar ose jo dënimin, dhe nëse lihet në fuqi, Memolla do të duhet të largohet nga posti i kryebashkiakut.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Lezhës, duke krijuar vështirësi se...
Durrësi është përfshirë nga përmbytje të shumta si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë rë...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të tre banesave në Durrës. Për pasojë tetë familje po evokoh...
Teksa vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, prurjet në Kaskadën e Drinit kanë qenë t&eum...
Një ngjarje e paprecedentë ndodhi këtë mëngjes në kryeqytet për udhëtarët e linjës urbane Tirana e Re. Teksa ...
Policia ka zbardhur tre grabitje të ndodhur një ditë më parë në Fushë Krujë nga një i ri, i cili është ...
Pasditen e 5 nëntorit 2020, ndërsa rrugët qëndronin të mbyllura për shkak të masave kundër pandemisë së Covi...
Situata e reshjeve në vend ka përfshirë dhe Tiranën. Në disa akse trafiku shfaqet i rënduar dhe ka prani uji në rrugë...
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) e ka nisur vitin 2026 me vijimin e një praktike tashmë...
Një transformator është përfshirë nga flakët në fshatin Mlizë, në Rajonin e Elbasanit, duke lënë pa ene...