Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Me shpresën e zbardhjes së misterit dhe rrethanave të vrasjes së shtetases Keniane, Joy Ayoko, prokuroria e Tiranës ka marrë një vendim për ekspertim të avancuar të dy telefonave të vajzës që kishte ardhur nga Kenia në Tiranë për të punuar në një kazino në zonën e Stadiumit.
Dy aparatet e telefonit, janë sekuestruar nga prokuroria e Tiranës qysh prej muajit Gusht 2022 dhe prej kësaj kohe ata janë ekspertuar por nuk është bërë e mundur të gjenden të dhëna me produktivitet. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se në pamundësi të kushteve teknike dhe teknologjike që ka laboratori kibernetik i Policisë së Shtetit, Prokuroria e Tiranës, ka vendosur t'i shtrijë dorën për ndihmë ekspertëve kompjuterikë të Prokurorisë së Posaçme SPAK. Kjo prokurori disponon programe të fundit të ekspertimit të pajisjeve kompjuterike, pasi prej disa vite, ka kontraktuar dy kompani të njohura në botë, si “Cellebrite DI Ltd” me bazë në Izrael dhe “INsig2 d.o.o” me bazë në Zagreb, lider në Ballkan.
Mësohet se dy telefonat tashmë i janë nënshtruar një ekspertimi të ndërlikuar kompjuterik me shpresën e rikuperimit të aparateve të telefonit. Njëri prej telefonave që është përdorur nga shtetësia Keniane, Joy Ayoko, që në momentin kur është sekuestruar ka qenë i thyer, dhe ekspertët e SPAK kanë kthyer përgjigjen në prokurorinë e Tiranës, se nuk mund të ekzaminohet përmes programeve kompjuterike.
Ekspertimit, po i nënshtrohet vetëm njëri prej aparateve, ku shpresohet ti rikuperohet e gjithë memoria telefonike që ka përdorur ai telefon që nga periudha e ndezjes dhe deri në momentet e fundit kur është përdorur nga vajza Keniane, Joy Ayoko. Nga ana tjetër për këtë çështje penale, prokuroria e Tiranës është në pritje nga spitali i Kenias, të aktit të autopsisë si dhe diagnozën e vdekjes së Joy Ayoko. Përmes këtyre provave dhe kryerjes së një eksperimenti, ekspertët kërkojnë të ndërtojnë një version të mundshëm, mbi dinamikën e lëvizjeve, që besohet të ketë kryer mesnatën e 13 Gushtit 2022, shtetasja Keniane, Joy Ayoko. Kjo e fundit mësohet se është rrëzuar ose hedhur nga dritarja e katit të 3-të, duke rënë në pjesën e pasme të pallatit. Kujtojmë se mbrëmjen e 13 gushtit, Joy Ayoko, ka qenë e vetme në banesë, ndërsa në krevatin e saj policia, gjeti dhe sekuestroi një tas me pilaf dhe dy telefonat, njëri i thyer.
Ndërkohë veprimet e para hetimore, Policia e Shtetit, i ka kryer në 15 gusht 2022, kohë kur dhe ka dërguar materialin për vlerësim në prokurorinë e Tiranës. Por për shkak se shumë procedura hetimore nuk janë kryer nga policia në Muajin Gusht, tashmë duket se prokuroria e Tiranës duket se ka “mbetur në klasë” në këtë çështje. Dy nga tre pistat kryesore, ku prokuroria e Tiranës, po zhvillon hetime për rastin e shtetases keniane, Joy Ayoko, është ajo e “Vetëvrasjes” dhe “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Gjatë kësaj kohe disa persona janë marrë në pyetje dhe disa kontrolle banesash u kryen, por nuk sollën asnjë rezultat.
Keniania Joy Ayoko ndodhej në Shqipëri pasi ishte pjesë e stafit të “Arena Kazino”, që menaxhohet nga Bledar Sinanaj.
Një 40-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Babrru. Viktima është Haj...
Një burrë rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar i gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Babrru. Policia tha se trupi i p...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Babrru. Një person është qëlluar me thikë ...
Një operacion i madh i Policisë Financiare Provinciale të Leçes ka përfunduar hetimet paraprake ndaj 29 personave të d...
Një 22-vjeçar shqiptar i cili udhëtoi drejt Mbretërisë së Bashkuar me shpresën për të punuar në sektorin e n...
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dëshmoi të enjten më 2 tetor në cilësinë e dëshmita...
Një qytetar shqiptar që jeton në Itali ka treguar një situatë shqetësuese që po kalon me familjen e tij. Ai tregon se pavar...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK ku ngre akuza të forta nda...
Për gjatë gjithë ditës kanë vijuar pa ndërprerje reshjet e shiut në gjithë territorin e Qarkut Dibër. Në lar...
Avokati i njohur Saimir Vishaj i cili prej kohësh po përballet me disa probleme shëndetësore ka bërë një postim prekës...