AKTUALITET

Titullar i kontratave, BIRN: Arbjan Mazniku shmang përgjegjësinë për tenderat e fituar nga 5D

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 19:58
Titullar i kontratave, BIRN: Arbjan Mazniku shmang përgjegjësinë

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dëshmoi të enjten më 2 tetor në cilësinë e dëshmitarit të thirrur nga SPAK në procesin gjyqësor për aferën korruptive të quajtur 5D, lidhur me kompetencat dhe detyrat e tij në procedurat e tenderimeve. Veç Maznikut dhanë shpjegimet e tyre edhe pesë dëshmitarë të thirrur nga prokuroria, disa prej të cilëve ortakë në sipërmarrjen e hotelit me 5 yje në Durrës, ku është pjesë dhe kompania e lidhur me Redi Mollën. Tre dëshmitarët e fundit të kërkuar nga prokuroria, u vendos të rinjoftohen për t’u paraqitur në seancën e ardhshme më 9 tetor.

Prokurori i çështjes, Klodian Braho i drejtoi Maznikut disa pyetje lidhur me funksionet dhe përgjegjësitë në procedurat e tenderimeve, për mënyrën si zgjidheshin anëtarët e komisioneve të prokurimeve, si dhe për njohjet e tij me Redi Mollën, Mariglen Qaton etj..

Mazniku shpjegoi se ai mbante detyrën e titullarit të autoritetit kontraktor. Ai pranoi se kishte nënshkruar aktet për procedurat e tenderimeve, ndërkohë që shpjegoi se përgjegjësia ishte ngarkuar mi ekspertët e fushave përkatëse në Bashkinë e Tiranës.

Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, e cilësoi veten vetëm si certifikues të proceseve të prokurimeve, duke nënvizuar se përgjegjësia për përmbajtjen e akteve ishte shkarkuar tek ekspertët e fushave përkatëse. Sipas Maznikut, kishte raste që realizoheshin dhjetëra procedura tenderash çdo ditë dhe se detyra e tij ishte që në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor të kryente verifikimin final të procedurës, si dhe të nënshkruante në fund të kontratës. Ai sqaroi se anëtarët e njësive të prokurimit dhe komisioneve të vlerësimit të ofertave përzgjidheshin sipas ekspertizës së tyre.

“Në të gjithë rastet, të gjithë ekspertët e fushave respektive e firmosnin dokumentin dhe e kishin marrë përgjegjësinë”, pohoi ndër të tjera Mazniku.

Ai shtoi se para se të nënshkruante, sigurohej që personat përgjegjës të kishin kryer firmosjen e akteve dhe detyrat e tyre. “Unë thjesht e certifikoja si proces”, ritheksoi Mazniku.

Ish-themelues i Lëvizjes Mjaft dhe Partisë G99 me Erjon Veliajn, Arbjan Mazniku shërbeu si nënkryetar i bashkisë Tiranë nga vitit 2015 deri në vitin 2023, kur u zgjodh ministër shtetit për Pushtetin Vendor. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Mazniku u zgjodh deputet në qarkun e Elbasanit.

Në vijim, ai tregoi se kishte pasur marrëdhënie të mira me ish-drejtorët Redi Molla e Mariglen Qato, ashtu si me të gjithë zyrtarët e nëpunësit e bashkisë. Nga ana tjetër mohoi të kishte pasur dijeni lidhur me interesat e dy të pandehurve, në kompani të tjera private.

 

I pyetur nga avokatët, Mazniku deklaroi se nuk kishte pasur asnjë lloj ndërhyrje tek ai për të favorizuar kompaninë 5D. Po ashtu, tha se nuk kishte dijeni se cili ishte personi që e administronte këtë kompani.

 

Dritan Kadiu, administratori i shoqërisë “Mediterranean Investment Group” që po ndërton hotelin me 5 yje në Durrës, që ka marrë dhe statusin special si investitor, që rezulton me lidhje me Redi Mollën, dha dëshminë e tij për njohen me këtë të fundit.

 

Kadiu shpjegoi se që prej vitit 1994 ka pasur biznes familjar në atë vend ku është ndërtuar hoteli. Kadiu pohoi se kishte pasur 800 m2 tokë, nga të cilat 400 m2 ja kishte shitur Selim Mollës, të atit të ndjerë të Redi Mollës, ndërsa 400 m2 i kishte mbajtur. Ai shpjegoi se veprimet i kishte kryer me të ndjerin Selim Molla. Për punimet, pohoi se ato të fazës së karabinasë ishin realizuar nga kompania 5D.

 

Kadiu tha se kishte investuar truallin dhe para. Sipas tij, prej vitit 2008 kishte tentuar shumë herë ta zhvillonte truallin, por kishte qenë e pamundur me sipërfaqen që ai zotëronte, pasi nevojitej më shumë hapësirë. Ai pohoi se njihej si me Selimin, ashtu dhe me Redi Mollën pasi janë banorë të të njëjtit qytet dhe kanë jetuar aty. Kadiu pohoi se kur ishin bashkuar disa sipërmarrës, kishin mund të që siguronin tokën që nevojitej dhe të nisnin investimin.

Një prej dëshmitarëve të tjerë, biznesmeni Gazmend Haxhia, i përfshirë në ndërtimin e hotelit me 5 yje, deklaroi se drejton kompaninë më të madhe që operon në vend në fushën e turizmit. Ai tha se kishte kontribuar për mundësimin e marrjes së kredisë në vlerën 11 milionë euro. Haxhia pohoi se ka njohur fillimisht Selim Mollën, ndërsa Redi Mollën e ka takuar më vonë kur ai shoqëronte të atin e ndjerë.

Kadiu dhe Haxhia tha ishin pjesë e një grupi në aplikacionin Whatsapp, ku komunikonin për çdo gjë lidhur me këtë projekt.

Çështja penale në ngarkim të Redi Mollës, Mariglen Qatos dhe pesë të pandehurve të tjerë është regjistruar për veprat penale të korrupsionit aktiv e pasiv, mosdeklarime, deklarime të rreme apo fshehje të pasurive, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash. Gjykata vendosi që gjykimi tyre të zhvillohet me procedurë të zakonshme. Ndërkohë, u veçuan hetimet për të tjera afera korruptive që dyshohet se janë kryer nga funksionarët e Bashkisë Tiranë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan