Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Një atentat me armë zjarri ka tronditur pasditen e sotme zonën pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (Rinas). Viktimë e sulmit mbeti Gilmando Dani, 47 vjeç, person i njohur për drejtësinë dhe i konsideruar si një ndër njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në rrethrrotullimin e Rinasit, kur automjeti tip “Mercedes Benz S” me të cilin udhëtonte Dani u qëllua me breshëri plumbash nga një tjetër automjet në lëvizje. Sipas burimeve policore, autorët kanë qenë të pajisur me armë automatike dhe kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së viktimës, duke e lënë atë të vdekur në vend.
Në automjet ndodhej edhe një tjetër person, Muçi Shaljani (i njohur edhe si Sheqeri), i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar menjëherë pas ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, Gilmando Dani sapo kishte zbritur nga një fluturim nga Barcelona, ndërsa autorët dyshohet se kishin informacion të saktë mbi lëvizjet e tij. Makina e tij u shndërrua në “shoshë” nga plumbat, duke lënë një skenë të rëndë në vendin e ngjarjes.
Kush ishte Gilmando Dani
Dani ishte dënuar në vitin 2018 me 12 vite burg si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Emiljano Shullazit, për akuzat e “shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” ndaj disa biznesmenëve në Tiranë. Ai u lirua nga burgu në tetor 2024, pas më shumë se 9 vitesh në qeli.
Gjatë viteve të kaluara, Dani i kishte shpëtuar dy atentateve të mëparshme: i pari në vitin 2011, dhe i dyti në 2015, ku ai udhëtonte së bashku me Emiljano Shullazin.
Të dyja ngjarjet atëherë mbetën pa autorë.
Hetimet dhe pistat paraprake
Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për të zbuluar identitetin e autorëve.
Një nga pistat kryesore është ajo e larjeve të hesapeve brenda botës së krimit, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e një konflikti të vjetër që ka vijuar pas daljes së Danit nga burgu. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tension dhe panik tek qytetarët që ndodheshin pranë aeroportit në momentin e atentatit. Vrasja e Gilmando Danit rikthen në vëmendje valën e vjetër të përplasjeve mes grupeve kriminale në Tiranë, dhe rihap dosje të vjetra që lidhen me grupin e Shullazit – një emër që për vite ka mbajtur peshë të madhe në botën e krimit në kryeqytet.
I plagosuri në atentatin e sotshëm në Rinas, Muçi Shaljani alias Muçi Sheqeri dyshohet se është agjent i ...
Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar në një antenat mafioz pasditen e sotme pranë aeroportit t&e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në rrethrrotullimin e Rinasit ku u vra me armë zjarri Gilmando Dani,...
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur mesditën e sotme pranë rrethrrotul...
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Piranjat.al viktima ndodhet në anën e pasagjerit ndërsa shoferi Muçi Shaljani (Sheqeri) I p...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin mafioz që u regjistrua mesditën e sotme pranë rrethrrotullimit n...
Një atentat me armë zjarri ndodhi sot, 11 nëntor, duke lënë pas një të vrarë dhe një të plagosur rënd&e...
Zbardhen identitetet e personave që ranë pre e një atentati sot në afërsi të Rinasit. Mësohet se viktimë dyshohet se ...
Sot ministrja e Brendshme Albana Koçiu po fliste në Komisionin Parlamentar, ku tha se Shqipëria është vendi i sigurt, duke shtuar s...
Një atentat ka ndodhur pak minuta më parë pranë aeroportit të Rinasit ku persona të armatosur kanë qëlluar me bresh&eu...