Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...

Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së enjtes, 4 qershor, në Maliq u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë me 10 vite burg për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, vendim që më pas u la në fuqi edhe nga Apeli.
Ai bëri rekurs në Gjykatën e Lartë por gjykata, me një vendim që mban datën 25 janar 2024, e rrëzoi. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, të dhënë në janar 2024, Braçellari kërkoi shpalljen e pafajshëm ose kthimin e çështjes për rigjykim, duke pretenduar se provat ishin siguruar në mënyrë të paligjshme dhe se nuk ekzistonte asnjë provë direkte që e lidhte me aktivitetin kriminal.
Megjithatë, Kolegji Penal rrëzoi rekursin dhe la në fuqi vendimet e dy shkallëve më të ulëta që e kishin dënuar me 10 vite burg.
Dënimi i tij lidhet me një operacion të kryer më 29 shtator 2015 në zonën “Çezma e Senishtit” në Korçë, ku policia ndaloi dy automjete, ku në njërin ndodhej edhe Violand Braçellari. Gjatë kontrollit të makinës u gjetën tre paketime me qese të zeza dhe doreza kirurgjikale, ndërsa personat u shoqëruan në polici. Më pas, kontrolli i telefonit “BlackBerry” të Braçellaritzbuloi foto, video dhe biseda që sipas hetimit tregonin kultivim, tharje dhe transport të kanabisit. Policia kontrolloi edhe banesa të lidhura me të, ku u gjetën 10.8 gram mbetje kanabisi.
Vendimi i plote i Gjykates se Larte:
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe e bisedoi çështjen në tërësi, përfundim;
Deklarimin fajtor të pandehurit Violand Braçellari, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, duke u përllogaritur edhe periudha e paraburgimit e vuajtur prej të pandehurit gjatë hetimeve paraprake. Dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
9.1 Gjykata e shkallës së parë, ndër të tjera arsyeton: …Nga analiza e mësipërme e provave rezulton e provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se nga i pandehuri Violand Braçellari, në bashkëpunim persona të tjerë ende të paidentifikuar janë konsumuar elementët e veprës penale “Prodhimit dhe shitje e lëndës narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i KP, duke cenuar në këtë mënyrë marrëdhëniet juridike të vendosura dhe garantuara nga shteti për të ndaluar, tregtimin, mbajtjen dhe transportimin e lëndëve narkotike, përdorimi të cilave sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe shoqërinë në përgjithësi. Nga ana objektive, kjo vepër penale është kosumuar me veprime aktive të të pandehurit, në formën e mbajtjes, por edhe transportimit të lëndës narkotike së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar të një sasie dukshëm të konsiderueshme lënde narkotike, nga e cila është bërë e mundur gjetja e vetëm 10.8 gram lënde narkotike “cannabis sativa” L. Për sa i përket elementit bashkëpunim, referuar qëndrimit të mësipërm të KB të GJL rezulton se provohen në mënyrë kumulative kushtet e elaboruara prej saj në lidhje me ekzistencën e bashkëpunimit për kryerjen e kësaj vepre penale, pasi: Së pari, vepra penale rezulton të jetë kryer nga disa persona, të paidentifikuar, ku dy prej tyre nga komunikimet telefonike permanente me të pandehurin Violand Braçellari quhen, apo janë shënuar në telefon si Toni dhe Sandri, ndërkohë nga pamjet fotografike të gjetuar në celularin e tij, rezulton se ai së bashku edhe me persona të tjerë, nëpërmjet kafshëve të samarit ka transportuar lëndë narkotike, dyshuar nga vendi ku është kultivuar, për në vendin ku kryhej tharja dhe magazinimi i saj. Pavarësisht mos identifikimit të bashkëpunëtoreve, KB të GJL mbajnë qëndrimin se: “…kur nga pikëpamja e anës objektive provohet se vepra penale është kryer nga dy ose më shumë persona, vepra do të konsiderohet e kryer në bashkëpunim. Kjo si për rastet kur nuk identifikohen bashkëpunëtorët, ashtu edhe për rastet kur bashkëpunëtori nuk ka përgjegjësi penale për shkak të paaftësisë apo moshës për përgjegjësi penale. Cilësitë e veçanta që shtojnë, pakësojnë apo përjashtojnë dënimin merren parasysh vetëm për bashkëpunëtorin tek i cili ato ekzistojnë”; Së dyti, referuar elementëve të figurës së veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K. Penal, siç u arsyetua më sipër, rezulton se ato janë konsumuar plotësisht prej tyre; Së treti, bashkëpunëtorët e paidentifikuar kanë dhënë një kontribut rilevant për realizmin e faktit penal nëpërmjet sigurimit të mjeteve për tharjen e lëndës narkotike, sigurimin e kafshëve të samarit dhe transportit të saj. Fakte këto që rezultojnë qartë nga pamjet fotografike, komunikimet telefonike midis të pandehurit dhe bashkëpunëtoreve, si dhe lëndës narkotike të gjetur në banesën e përdorur prej të pandehurit, ku edhe është tharë kjo lëndë. Për sa i’u përket roleve, nuk rezulton një ndarje e qartë rolesh, pasi ata shfaqen në role të ndryshme si bashkë organizatorë, ndihmës, apo ekzekutorë të veprës penale. Gjithsesi, ky fakt nuk përbën të metë të akuzës, pasi mjafton bashkëpunimi i tyre në kryerjen e veprës penale, edhe pa u përcaktuar qartë roli i secilit në kryerjen e saj; dhe së katërti, ekziston jo vetëm dijenia e tyre për veprën penale, por një marrëveshje dhe dashje e nxitur nga qëllime përfitimi për kryerjen e kësaj vepre. Komunikimet telefonike provojnë marrëveshjen dhe dijeninë e tyre për procesin e tharjes dhe transportit të lëndës narkotike.
9.2 Gjithashtu, pamjet fotografike që tregojnë transportin e lëndës narkotike me kafshë samari, provojnë qartë marrëveshjen dhe dashjen e tyre për kryerjen e kësaj vepre penale….Nga ana subjektive, rezulton se i pandehuri, e ka kryer veprën penale me dashje me qëllim përfitimi. Kjo pasi e ka ditur që mbajtja dhe transportimi i lëndës narkotike dënohet penalisht, e ka ditur që së bashku me bashkëpunëtorët e tij ishte, duke kryer një vepër penale dhe me marrëveshje dhe dëshirë, i nxitur nga qëllime përfitimi e ka kryer atë. Pra, kemi një përputhje të plotë midis elementit intelektuar dhe atij volitiv. Nga sa më sipër rezulton se i pandehuri me veprimet e tij ka konsumuar të gjitha elementët e figurës së veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i KP….Në lidhje me pretendimet e të pandehurit dhe avokatit të tij për paligjshmërinë e kontrollit, sendeve të përftuara prej tij, mungesën e lidhjes së lëndës narkotike të gjetur me të pandehurin, faktin se telefoni i sekuestruar ishte blerë prej të pandehurit disa ditë më përpara në treg dhe komunikimet, apo fotot nuk i përkisnin atij, gjykata i gjen të pabazuara pasi provat e mësipërme të analizuara qoftë më vete, apo në tërësi bindin gjykatën për kryerjen prej tij të veprës penale. Gjykata thekson se, komunikimet e të pandehurit me bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar; pamjet fotografike të gjetura tek telefoni i tij, që tregojnë mbjelljen, transportin dhe tharjen e lëndës narkotike konfirmuar si cannabis sativa, gjetur në sasi të vogël në banesën e poseduar dhe përdorur prej tij për tharjen e lëndës narkotike, tregojnë qartë se i pandehuri është marrë me veprimtari të kundërligjshme sikundër pretendon akuza. Edhe sikur secila prej këtyre të dhënave të mos përbënte provë, por të konsiderohej indicje, gjykata konstaton se, këto të dhëna (indicje) janë të rëndësishme, të sakta dhe të lidhura me njëra-tjetrën dhe provat e tjera të marra gjatë këtij gjykimi. Gjykata bazuar në nenin 152/2 të K.Pr.Penale, i cili sanksionon se: “Ekzistenca e një fakti nuk mund të nxirret nga indicjet përveç se kur ato janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën.”, duke shkuar në arsyetim të kundërt, pra duke i konsideruar indicje këto prova, arrin në përfundimin se, ato çojnë në përfundimin se, ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm fakti penal: transportimi i lëndës narkotike prej të pandehurit në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar. Përsa i përket kontrollit, Gjykata vlerëson se ai është konform neneve 202-207 të KPP. Në rastin konkret, nuk jemi përpara kontrollit të realizuar me vendim gjykate, por me iniciativë prej policisë gjyqësore, sipas paragrafit 3 të nenit të mësipërm. Që të konsiderohet i ligjshëm ky kontroll duhet që te plotësohen disa kushte, si: Së pari, të ekzistoje flagranca, ose ndjekja e personit që është duke ikur; dhe Së dyti, këto situata të mos lejojnë nxjerrjen e një vendimi kontrolli prej Gjykatës, pra të jenë emergjente dhe nga vonesa mund të dëmtohen hetimet. Nga provat e paraqitura rezulton se në rastin konkret kanë qenë në kushtet e emergjencës…..Nga faktet dhe arsyetimi i mësipërm, Gjykata krijon bindjen se plotësoheshin kushtet e paragrafit 3 të nenit 202 të KPP për kryerjen e kontrollit me iniciativë. Kjo pasi atyre i’u gjetën sende si qeset plastike të zeza, dorezat kirurgjikale dhe pamjet fotografike në celular, të cilat në kuptim të nenit 202/3, plotësojnë kushtet për t’u konsideruar gjendje flagrance, si dhe nga dinamika, apo dyshimet e krijuara, me një logjikë normale, pritja e vendimit të gjykatës, mund të favorizonte fshehjen e lëndës narkotike prej bashkëpunëtorëve, apo edhe të afërmve të tij, që do binin në dijeni të shoqërimit në polici. Përsa i përket procedurës së kontrollit, që përcaktohet nga nenet 203, 205-207, Gjykata konstaton se prej oficereve të policisë gjyqësore janë respektuar këto rregulla, pavarësisht materializimit të kontrollit të disa banesave në të njëjtin procesverbal, konkretisht të banesës së Mitat Braçes, ku banon familja e të pandehurit dhe të banesës së Shefqet Braçellarit ku është gjetur lënda narkotike….
9.3 Përveç analizës së mësipërme, Gjykata duke analizuar në tërësi veprimet e policisë gjyqësore vlerëson se ato janë kryer në mirëbesim (takimi i të pandehurit me dëshmitarët Haxhi Goseni, Fest Suli dhe Ylli Musaku, në rrethana shumë të dyshimta, të cilat referuar vëndit, arsyeve që pretendonin këta shtetas pse ndodheshin aty dhe sendeve që kishin në automjet, krijonin shumë dyshime dhe përforconin informacionin që kishte marrë policia për mundësinë e shkëmbimit të lëndës narkotike. Këto dyshime i kanë shtyrë punonjësit e policisë të kryenin veprime të mëtejshme hetimore, sikurse ishte kontrolli i banesës së të pandehurit dhe të banesave përreth), prandaj nën ekzistencën e një dyshimi të arsyeshëm se mund të ndodhej lëndë narkotike në banesën e të pandehurit Violand Braçellari kanë vepruar menjëherë, në kushtet, kur vonesa mund të favorizonte fshehjen e lëndës narkotike të dyshuar….Pretendimi i ngritur se lënda narkotike e gjetur mund të jetë hedhur prej oficerëve të policisë gjyqësore, është tërësisht i pabazuar dhe në mungesë të një mbrojtje të bazuar në prova, pasi realisht nuk ka mundësi mbrojtjeje përpara provave të shqyrtuara dhe harmonisë që ato kanë. Lënda narkotike e gjetur në banesën, që nga dëshmia e Faneta Braçellarit (pronarja e shtëpisë) rezulton se është përdorur prej të pandehurit (familjes se tij), e cila furnizohej me energji elektike nga banesa ku banon familja e të pandehurit; ku ndodhej një kalorifer, pa patur asnjë shpjegim të logjikshëm për vendosjen e tij atje; me një konsum 3-fish më të lartë të energjisë elektrike në muajin Shtator 2015; që përkon me bisedat e tij telefonike me personat e tjerë për procesin e kultivimit, tharjes dhe transportit të lëndës narkotike, e fiksuar në pamje fotografike të ruajtura në telefonin e tij; telefon për të cilin pretendohet se ishte blerë, s’dihet se tek kush, disa ditë përpara arrestimit, por qe çuditërisht vazhdonte komunikonte edhe disa orë para shoqërimit, për të njëjtat gjëra, me të njëjtët persona që kishte javë që komunikonte; që ndalohet nga policia “rastësisht” me disa persona të tjerë, që kishin në makinë tre pako qese të zeza dhe doreza kirurgjikale, disa orë pasi kishte biseduar me njërin nga bashkëpunëtoret aktivë për të sjellë tre pako qese të zeza, se ato që kishin ishin kapur me dore nga bashkëpunëtori tjetër; i përket padyshim të pandehurit Violand Braçellari dhe përjashtohet kategorikisht manipulimi i ngjarjes dhe provave prej oficerëve të policisë, të cilët nuk kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme, por në mirëbesim, korrektësisht dhe brenda kapacitetit të tyre profesional, për të vënë përpara përgjegjësisë të pandehurin….
9.4 Përfundimisht, gjykata, duke qenë se prej të pandehurit Violand Braçellari janë konsumuar të gjitha elementët e figurës së veprës penale, e gjen dhe deklaron fajtor për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i KP…Për caktimin e llojit dhe masës së dënimit për të pandehurin Violand Braçellari, gjykata mban parasysh rrezikshmërinë e lartë shoqërore të veprës penale për të cilën ai akuzohet, e cila parashikon vetëm dënim me burgim dhe një masë dënimi nga 7-15 vjet burgim; Rrezikshmërinë e lartë shoqërore të autorit, i cili rezulton i dënuar më parë për të njëjtën kategori vepre penale, konkretisht në vitin 2013 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i K. Penal; Qëndrimin e tij konsistent mohues ndaj veprës; Faktin se pavarësisht sasisë së vogël të lëndës narkotike të gjetur, sasia e saj ka qenë e konsiderueshme, por nuk është zbuluar se ku ndodhej; Faktin se kjo vepër penale ka një përhapje mjaft të lartë…etj. Nisur nga sa më sipër, Gjykata vlerëson se i pandehuri ndodhet në pozita rënduese. Duke vlerësuar në kompleksitet rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit, rrezikshmërinë e veprës, rrethanat e mësipërme, që vlerësohen si të rëndësishme për individualizimin e dënimit, masën e dënimit që parashikon dispozita 7-15 vjet burgim, Gjykata vlerëson se i pandehuri duhet të dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i KP”.
Lënien në fuqi të vendimit nr. 657, datë 19.12.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë që i përket të pandehurit Violand Braçellari akuzuar për veprën penale të prodhimit e shitjes së narkotikëve në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
11.1 Gjykata e apelit, ndër të tjera arsyeton: ….Vendimi nr. 657, datë 19.12.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë është i drejtë dhe ligjor si për sa i përket analizës së elementeve objektiv e subjektiv të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i KP, ashtu dhe masës së dënimit të dhënë për të pandehurin Violand Braçellari, prandaj duhet të lihet në fuqi për të gjitha disponimet e tij….Gjykata e shkallës së parë, referuar rrethanave të çështjes, ka bërë një analizë të drejtë e ligjore të veprimeve që përbëjnë anën objektive dhe subjektive të veprës penale, të parashikuar nga neni 283/2 KP, veprimet e kryera nga i pandehuri, rrethanat e kryerjes se veprës penale, dashjen si formë faji, etj rrethana dhe, që janë bërë objekt i një analizë të plotë e ligjore të të gjitha provave shkresore të administruara në gjykim, të deklarimeve të marra nga personat që kanë dijeni për këtë vepër penale, nga personi nën hetim dhe të konkluzioneve të dhëna në aktet shkresore e shkencore që kanë marrë vlerën e provës në procesin gjyqësor….I pandehuri Violand Braçellari në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar kanë cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura dhe garantuara nga shteti për të ndaluar tregtimin, mbajtjen dhe transportimin e lëndëve narkotike, përdorimi i të cilave sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe shoqërinë. Vepra penale është konsumuar me veprime aktive të të pandehurit, në formën e mbajtjes dhe të transportit të një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike, si rezulton nga fotografitë e gjetura në aparatin e tij celular. Kjo vepër është kryer në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar, fakt që rezulton nga mesazhet e gjetura në telefonin e të pandehurit. I pandehuri ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe nuk rezulton asnjë shkak padënueshmërie. I pandehuri e ka kryer veprën penale me dashje me qëllim përfitimi, edhe pse e ka ditur që kultivimi dhe transportimi i lëndëve narkotike dënohet penalisht. Nga sa më sipër rezulton se i pandehuri Violand Braçellari me veprimet e tij ka konsumuar të gjithë elementet e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i KP…Lidhur me masën e dënimit, gjykata e apelit vlerëson se kjo gjykatë, në kuptim të nenit 47 e vijues të KP i ka marrë drejt në vlerësim rrethanat që kanë të bëjnë me caktimin e llojit dhe masën e dënimit, në këto kushte kjo gjykatë çmon që masa e dënimit të dhënë për të pandehurin Violand Braçellari është mëse e përshtatshme për rrezikshmërinë e autorit dhe veprës penale dhe rrethanat e tjera të provuara gjatë gjykimit…. Pretendimet e ngritura në kërkesën ankimore janë të pabazuara e nuk mund të merren në konsideratë…. I pandehuri në ankimin e tij ka kërkuar ndryshimin e vendimit dhe deklarimin e tij të pafajshëm me arsyetimin se nuk provohet që ai të ketë kryer këtë vepër penale… Sipas mbrojtësit të të pandehurit gjatë procesit gjyqësor gjykata duhet të kishte konstatuar shkeljet procedurale nga ana e policisë gjyqësore dhe vendimi i saj nuk është bazuar në prova të qarta që do të provonin përfshirjen e të pandehurit në këtë ngjarje kriminale. Ky pretendim referuar rrethanave të provuara në gjykim dhe provave të ndodhura në fashikullin hetimor rezulton i pabazuar. Veprimet e kryera nga oficerët e policisë gjyqësore në momentin e ndalimit të të pandehurit janë në përputhje me kërkesat e ligjit duke respektuar të drejtat e tij…
11.2 Pavarësisht pretendimeve për parregullsi të cilat mbrojtja nuk ka mundur ti provojë, të gjitha rrethanat e provuara në gjykim, vërtetojnë pa asnjë lloj dyshimi që i pandehuri e ka konsumuar veprën penale për të cilën akuzohet, pasi nga rrethanat e çështjes është provuar plotësisht se veprimet e të pandehurit janë kryer në bashkëpunim me personat e tjerë, të paidentifikuar…Pavarësisht se nuk është bërë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorëve të të pandehurit, referuar dhe nga qëndrimi i mbajtur dhe nga KB të GJL, i pandehuri me të drejtë është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve në bashkëpunim, pasi është provuar tërësisht bashkëpunimi i tij me persona të tretë për kryerjen e kësaj vepre. Secili prej personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale ka pasur rolin e tij në kryerjen e veprës, megjithëse nuk rezulton se këto role të kenë qenë të ndara saktësisht, pasi si I pandehuri dhe personat e tjerë kanë kryer një sërë veprimesh si organizator, ndihmës apo ekzekutor për realizimin e qëllimit kriminal….Drejt ka arsyetuar gjykata edhe ekzistencën e indiceve të rëndësishme të sakta dhe të lidhura me njëra tjetrën, sipas kërkesave të nenit 152/2 të KPP. Për sa i përket pretendimit në lidhje me vendin ku është gjetur sasia e lëndës narkotike prej 10,8 gr gjatë gjykimit është provuar plotësisht se kjo banesë është poseduar nga i pandehuri, pavarësisht se nuk ishte pronar i saj dhe gjetja e mbeturinave të shpërndara të lëndës narkotike, provon edhe njëherë aktivitetin e të pandehurit për mbajtjen dhe prodhimin e lëndës narkotike. Pretendimet e mbrojtjes se ngjarja mund të jetë sajesë e policisë për të ndëshkuar të pandehurin, mbeten thjesht në kuadrin e dyshimeve të saj, pasi nuk bazohen në asnjë provë të paraqitur prej saj në gjykim. Kontrolli i banesës është kryer në prezencë të babait të të pandehurit, me të cilin jetonte bashkë i pandehuri e nuk ka asnjë veprim të paligjshëm të forcave të policisë për sajimin e situatave të qëllimshme gjatë këtij kontrolli. Edhe pretendimet e mungesës së bashkëpunimit janë përsëri të pabazuara. Mungesa e identifikimit të bashkëpunëtorëve të tjerë të veprës penale me emra dhe persona konkrete, nuk mund të sjellë mungesën e bashkëpunimit me të pandehurin e identifikuar pasi nga aktet e ndodhura në dosje është provuar plotësisht se i pandehuri Violand ka komunikuar me dy shtetasit Sandri dhe Toni në kuadër të kryerjes së veprimtarisë kriminale….
– Vendimi i Gjykatës është i gabuar dhe në kundërshtim me provat e administruara.
– Vendimi i gjykatës është marrë në shkelje të rënda procedurale penale, të cilat kanë të bëjnë në thelb me mosrespektim të nenit 152 të KPP që ka të bëjë me mënyrën e çmuarjes së provave. Në rastin konkret gjykata në kapërcim të tagrave të veta ligjore dhe në njëanshmëri të plotë prej saj, ka pranuar të trajtojë me vlerën e provës edhe ato “prova” të cilat qartazi janë siguruar në kundërligjshmëri të plotë nga organi procedurës. Kështu megjithëse nga ana jonë iu kërkua gjykatës që në fillim të shqyrtimit gjyqësor (paraprakisht) si dhe gjatë gjykimit apo dhe në konkluzionet përfundimtare që të mos administronte si provë dhe aq më pak ti referohej në vendimmarrje pikërisht atyre provave të siguruara gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Shefqet Braçellari (ku u gjet dhe lënda narkotike), pasi një kontroll i tillë rezultoi qartë se ishte në kundërshtim të plotë dhe të hapur me ligjin procedural penal, pasi nuk ishin respektuar dukshëm rregullat procedurale penale që kanë të bëjnë me mënyrën e kontrollit të vendeve nga policia gjyqësore (si në aspektin formal ashtu dhe në aspektin thelbësor).
– Gjatë gjykimit nuk u sigurua asnjë provë direkte kundër të pandehurit, lidhur ne akuzën në ngarkim të tij; kjo akuzë ngrihet në bashkëpunim me persona të paidentifikuar; në rastin konkret nuk rezulton asnjë e dhënë në funksion të bashkëpunimit dhe për më tepër kur bëhet fjalë për posedim në banesë të një sasi të vogël prej 10 gram, mbetje të lëndës narkotike bimë cannabis sativa.
– Bashkëpunimi në kuptim të ligjit penal është një marrëveshje mes dy apo më shumë personave për të kryer një apo me shumë vepra penale ku roli i secilit nga bashkëpunëtorët është jo vetëm i nevojshëm por edhe i domosdoshëm. Bashkëpunimi në rastin konkret nuk mbështetet në asnjë provë. Pretendimi i akuzës për të paraqitur dhe për ti dhënë vlerën e provës disa pamjeve filmike të siguruara në një aparat celulari, i cili ju gjet me vehte të pandehurit, nga i cili rezultojnë pamje me bimë narkotike, (fakt ky i pranuar edhe nga gjykata në vendimin e saj) nuk është gjë tjetër veçse konfirmim i mungesës së provave ligjore dhe reale nga akuza në funksion të këtij procedimi penal.
– Është shpjeguar se aparati telefonik është blerë nga i pandehuri i përdoruar dhe ky i pandehur jo vetëm që nuk e ka ditur për ekzistencën e atyre pamjeve në atë aparat telefonik, por as dhe nuk di ta përdorë atë aparat, i cili është jo i zakonshëm dhe jo lehtësisht i përdorshëm. Por edhe sikur ai të kishte dijeni për ato pamje, për aq kohë sa nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ato pamje janë filmimi nga vetë ai celular dhe jo të dërguara në atë celular nga njëra anë dhe nga ana tjetër për aq kohë sa aty nuk ka asnjë shfaqje të këtij të pandehuri në ato pamje, si mundet që kjo e dhënë të përdoret si provë për ngritjen e një akuze të tillë që nuk lidhet aspak me ato pamje, pasi bëhet fjalë në rastin konkret që ky i pandehur nuk akuzohet për lëndën narkotike që evidentohet në ato pamje por për një sasi prej 10 gram mbetje të gjetura në një banesë të braktisur në fshatin Lozhan, por në pronësi të shtetasit Shefqet Braçellari. Pra lehtësisht rezulton se në gjykim, pala akuzatore nuk paraqiti asnjë provë logjike, procedurialisht të vlefshme në funksion të vërtetimit të akuzës që vetë ka ngritur ndaj këtij të pandehuri.
– Procesverbali i kontrollit është firmosur në mënyrë abuzive nga persona të cilët nuk kanë marrë pjesë në kontroll siç ishte dhe babai i të pandehurit shtetasi Luan Braçellari, i cili objektivisht nuk mund të merrte pjesë, për shkak së ai është një njeri pa këmbë i cili nuk mund të ecë.
– A mund të jetë i vlefshëm procedurialisht një akt kontrolli i banesës i kryer në këto rrethana dhe a mund të shërbejë si provë ajo çka përshkruhet në atë procesverbal, ndërkohë që i pandehuri kundërshton fuqishëm duke thënë së kjo është lënë aty është lënë nga vetë policia gjatë kësaj mënyre kontrolli ? Në të vërtetë ligji procedural e ka zgjidhur çështjen, duke parashikuar se nëse gjatë një kontrolli banese nuk respektohen rregullat procedurale për realizimin e atij kontrolli, rezultati i përftuar është i papërdorshëm në gjykim (neni 202 e vijues i KPP). Ndaj unë me të drejtë them së kjo lëndë narkotike e gjetur në këtë banesë siguruar si rezultat i veprimeve procedurialisht të paligjshme të policisë gjyqësore nuk mund të shërbejë si provë për të fajësuar këtë të pandehur. Në rastin konkret jemi në kushtet e parashikuara nga pika 4 e nenit 151 të KPP, ku parashikohet ndalimi si provë i saj. Nga ana tjetër bëhet një lidhje e çuditshme nga akuza dhe gjykata lidhur me atribuuimin e kësaj lënde narkotike pikërisht të pandehurit Violand, i cili në fakt nuk është as pronari i kësaj banese, as poseduesi i saj dhe për më tepër që ai as ka jetuar në atë kohë në atë fshat, por në Vlorë, përveçse ka ardhur aty rrallë për të vizituar prindërit e tij. Atëherë cilat janë provat që e lidhin ketë të pandehur me këtë lëndë narkotike?
– Gjykata ka shkelur haptazi parashikimet e nenit 4 të KPP sipas të cilave është parashikuar detyrimi për gjykatën që të çmojë dhe vlerësojë dyshimet rreth provave dhe akuzës në favor të të pandehurit dhe jo në favor të palës akuzatore. Në këtë mënyrë gjykata nëpërkëmbi në ketë proces gjyqësor edhe garancitë kushtetuese të të pandehurit brenda këtij procesi penal kundër tij.
– Vendimi i gjykatës në fakt bie ndesh edhe me dëshmitë e dëshmitarëve të pyetur në seancë gjyqësore, të cilët kanë dëshmuar rrethana sipas të cilave akuza ka rënë dhe është vërtetuar dukshëm se i gjithë procesi penal kundër këtij të pandehuri ka qenë një montim policor në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjit procedural penal.
– Në të tilla rrethana, i mbrojturi prej meje nuk ka kryer asnjë veprim të dënueshëm penalisht. Ai nuk ka konsumuar veprën penale, të parashikuar nga neni 283 sipas paragrafit të dytë (siç akuzohet) dhe as sipas paragrafit të parë. Ai nuk ka asnjë lidhje me sasinë prej afro 10 gram cannabis sativa të gjetur në formë mbetjesh në banesën e shtetasit Shefqet Braçellari dhe as nuk ka bashkëpunuar me ndonjë person tjetër imagjinar për të mbajtur ketë sasi. E gjithë kjo çështje prej nesh konsiderohet një sajesë dhe montim policor i tipit të frikshëm dhe që ia ka kaluar dhe ish- sigurimit të shtetit nga mënyra e servirjes së “fakteve” dhe “provave”, të cilat e theksoj së janë procedurialisht të pavlefshme dhe të papërdorshme në gjykim. Në këto kushte mendoj së vendimi i gjykatës është një vendim absolutisht I pavlefshëm dhe rezultat i shkeljeve të rënda proceduriale penale, të cilat e bëjnë atë të pavlerë apo minimalisht kanë ndikuar ndjeshëm në vendimmarrje. Ndaj ky vendim duhet të prishet dhe çështja duhet të kthehet për rigjykim. Ndërsa lidhur me themelin e çështjes, qartazi rezulton se i pandehuri nuk ka konsumuar këtë vepër penale dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm.
– I gjykuari/rekursues Violand Braçellari, në datë 29.10.2020 ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë plotësim rekursi, në të cilin, përmbledhtazi, parashtron pretendime të njëjta me rekursin e paraqitur nga ana e tij, duke kërkuar deklarimin e pafajshëm lidhur me akuzën.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke u mbështetur në nenet 433 dhe 441, pika 1, shkronja “a” të Kodit të Procedurës Penale;
Mospranimin e rekursit të paraqitur nga i gjykuari Violand Braçellari, kundȅr vendimit nr. 191, datë 17.07.2018 të Gjykatës së Apelit Korçë.
Tiranë, më datë 25.01.2024
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Maliq, ku gjatë një aksioni për kapjen e një personi në kër...