
Një 21-vjeçare është zhdukur prej disa ditësh në zonën e Foggias në Itali, ndërsa hetimet e autoriteteve po përqendrohen edhe te pista e prostitucionit dhe te personat që mund të kenë pasur kontakt me të para zhdukjes.
Sipas mediave italiane, e reja është parë për herë të fundit pasditen e 2 marsit pranë një rruge nacionale në provincën e Foggias. Pas denoncimit për zhdukjen e saj, policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë zhvilluar kontrolle të shumta në zonë.
Gjatë kërkimeve është gjetur fillimisht xhaketa që ajo mbante veshur, ndërsa pak më larg është zbuluar edhe telefoni celular i saj. Këto prova kanë shtuar dyshimet se vajza mund të jetë përfshirë në një situatë të rrezikshme pak para zhdukjes.
Sipas dëshmisë së një shoqeje të saj, me të cilën jetonte në Itali prej disa muajsh, të dyja kishin punuar fillimisht në bujqësi dhe më pas kishin shkuar në zonën e Foggias ku dyshohet se ushtronin prostitucion në një segment të Rrugës Shtetërore 16.
Shoqja ka deklaruar se disa ditë para zhdukjes ato ishin kërcënuar nga një person që u kërkonte para për të vazhduar të punonin në atë zonë. Dyshohet se ai kërkonte pagesë periodike dhe i kishte paralajmëruar se do t’i detyronte të punonin për të.
Ditën e zhdukjes, sipas dëshmisë së saj, 21-vjeçarja është larguar me një makinë tip BMW të zezë me një person të ri brenda. Pak më vonë, shoqja e saj ka tentuar ta telefonojë, por telefonata është ndërprerë papritur dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt.
Autoritetet italiane kanë intensifikuar kërkimet në zonë me ndihmën e qenve nuhatës dhe dronëve, ndërsa po verifikojnë të gjitha pistat, përfshirë edhe atë të shfrytëzimit për prostitucion. Për momentin, fati i të resë mbetet ende i panjohur.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Mars12:42
Të dhënat/ Shqiptarët jetojnë më pak se vendet e BE-së
Në vitin 2024, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 81.5 vjet, duke shënuar një rritje prej 0.1 viti krahasuar me vitin 2023....
AKTUALITET
13 Mars12:32
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat: Ja cilat rrugë do bllokohen
Policia e Elbasanit ka vendosur masa të posaçme për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë aktiviteteve për D...
AKTUALITET
13 Mars12:26
Media konservatore europiane: Rama bllokon arrestimin e Ballukut pavarësisht akuzave të rënda
Duke nxitur protesta në kryeqytet, Kuvendi ka votuar për të ruajtur imunitetin e një aleati kyç të qeverisë, pavarës...
AKTUALITET
13 Mars12:04
Aksident në Shkodër, makina përplas 9-vjeçarin, transportohet në spital
Një aksident është regjistruar në Shkodër. Një automjet ka përplasur në 9-vjeçar. Si pasojë e aksidentit i...
AKTUALITET
13 Mars12:01
Lufta në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha: Rreth 3 mijë shqiptarë ndodhen në rajon
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha theksoi se në Lindjen e Mesme jetojnë 2962 shtetas shqiptarë. Në mbledhjen e Komisionit të Jasht...
AKTUALITET
13 Mars11:57
Dyshohet se ngacmoi një të mitur, procedohet penalisht 74-vjeçari
Një 74-vjeçar me inciale F.K., është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ngacmuar një të mitur në Kuçovë....
AKTUALITET
13 Mars11:52
Realiteti i hidhur/ Shpopullimi i fshatrave çon në rënie dhe zhdukje të blegtorisë në Myzeqe
Fshatrat nuk janë shpopulluar vetëm nga ikja në emigrim dhe lëvizjet demografike të banorëve, por edhe nga rënia e blegtori...
AKTUALITET
13 Mars11:40
Flota e peshkimit rrezikon falimentimin për shkak të rritjes së çmimit të naftës
Rritja që ka pësuar çmimi i naftës për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme rrezikon ta çojë në kolaps...
AKTUALITET
13 Mars11:14
'Siguria ushqimore në pikëpyetje', ankohet fermerja: Mungojnë kontrollet dhe standardet
Siguria ushqimore në Shqipëri vijon të mbetet një nga shqetësimet më të mëdha për konsumatorët dhe prodhuesi...
AKTUALITET
13 Mars10:56
Abuzim me tenderin mbi 2.2 miliardë lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve
GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve të ARRSH të cilët SPAK i akuzoi për shkelje në një tender me vler...