Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Një denoncim i një shtetasi portugez zbuloi një prej skandaleve më të rënda në sektorin e klinikave estetike në Tiranë. Në prill të vitit 2024, shtetasi i huaj kishte kërkuar të kryente tre ndërhyrje estetike në një klinikë private pranë “Zogut të zi”. Ai deklaroi në polici se është mashtruar, teksa ka paguar plot 5 200 euro pa marrë asnjë shërbim mjekësor në këmbim.
Sipas dëshmisë së tij, tre ndërhyrjet i ishin premtuar në periudha të ndryshme, por gjithmonë i ishte shtyrë data e operacioneve pa asnjë arsye të qartë. Portugezi ka deklaruar se pagesat i kishte bërë dorazi tek një punonjëse e klinikës, e quajtur Xhuana Liko, e cila i ishte prezantuar si drejtoreshë e spitalit.
Por, gjatë hetimeve, Liko ka pohuar se nuk ka qenë asnjëherë drejtoreshë, por vetëm një recepsioniste, e cila vepronte sipas udhëzimeve të pronarëve të vërtetë të klinikës, shtetasi turk Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Ata sot ndodhen jashtë Shqipërisë, përkatësisht në Turqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe të shpallur në kërkim nga policia. Me marrjen e denoncimit, hetuesit ushtruan kontroll në ambientet e spitalit privat, ku ka gjetur një sërë shkeljesh të rënda që rrezikonin drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve. Mes tyre u zbuluan medikamente të skaduara dhe preparate të ndaluara për përdorim, të cilat mbaheshin në ambientet e klinikës. Pagesa të kryera dorazi, pa asnjë dokumentacion financiar apo përmes sistemit bankar dhe me punësim në të zezë.
Skandali zgjerohet edhe më shumë, kur kuzhinieri i spitalit, Edmond Zaja, emërohet administrator zyrtar i klinikës, pavarësisht se ai nuk kishte asnjë përgatitje apo njohuri në menaxhimin e shërbimeve mjekësore. Zaja, 62 vjeç dhe i arrestuar nga blutë, ishte punësuar fillimisht për të përgatitur ushqimin e pacientëve, por më pas ishte detyruar të firmoste si administrator i klinikës.
Hetimet u thelluan edhe më tej pas dëshmisë së një mjeku turk i cili deklaroi se vinte rregullisht dy herë në muaj për të kryer ndërhyrje kirurgjikale estetike në këtë klinikë. Sipas tij, kishte realizuar mbi 20 operacione, të gjitha pa u regjistruar ligjërisht, duke shkelur haptazi ligjin shqiptar për shërbimet shëndetësore dhe mjekësinë estetike.
Aktualisht, ndaj klinikës dhe drejtuesve të saj po zhvillohen hetime të thelluara, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për bllokimin e aktivitetit të saj dhe referimin penal të personave të përfshirë./a2cnn
Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri, e planifikuar për t’u zhvilluar më 11 tetor, në Beograd n...
Ekspertet më të mirë të policisë kriminale prej të hënës po merren me hetimin e ngjarjes së rëndë t&eum...
Një 50-vjeçar, i identifikuar si Nerim Taci alias Klosi është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërki...
Një skandal është zbuluar nga policia e Tiranës përpara disa ditësh ku një nga klinikat më të njohura në zem...
20 persona janë marrë në pyetje lidhur me masakrën e ndodhur në Shkodër, ku mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali dhe ...
Fran Marashi ka kërkuar pafajësi gjatë mbrojtjes së tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ai pretendoi se nuk ka gish...
I është dhënë paraditen e kësaj të premteje lamtumira e fundit 42-vjeçarit Bardhyl Kaloshi, i cili mëngjesin e nj&eu...
Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje Në tremujorin e dytë të kë...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Durrësit, por është kaluar thuajse në heshtje nga institucionet dhe mediat, ...
Emigracioni është shndërruar në një fenomen kronik në Shqipëri, kur përveç ikjeve, po rritet nga viti në v...