Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SERBI- Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiç, ka nënshkruar një kontratë me drejtorin e Affinity Global Development, Asher Abehsera, për rivitalizimin e ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Beograd, të shkatërruar nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi në 1999.
Affinity Partners është firma investuese e Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ajo ka 2 miliardë dollarë financim nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, mes investitorëve të tjerë të huaj, kanë raportuar mediat.
“Ne jemi shumë të emocionuar”, raportoi New York Times të thoshte Kushner në një intervistë në mars në lidhje me projektet e planifikuara në Beograd dhe Shqipëri. “Nuk i kemi finalizuar këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por kemi punuar shumë dhe jemi shumë afër.”
Ish-Shtabi Ushtarak është në qendër të qytetit të Beogradit, pikërisht përballë ndërtesës së qeverisë.
Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë, Vesiç tha se qeveria kishte dhënë me qira vendin për 99 vjet, por nuk specifikoi se me çfarë çmimi.
“Investitori ka marrë përsipër detyrimin që nëse nuk e kryen investimin brenda afatit të përcaktuar në kontratë, do t'ia kthejë tokën dhe atë që do të ndërtohet deri atëherë Republikës së Serbisë pa kompensim”, tha Vesiç pas nënshkrimit të marrëveshjes të mërkurën.
Në njoftimin për shtyp thuhet se investitori do të jetë gjithashtu i detyruar të ndërtojë një kompleks përkujtimor “kushtuar për të gjitha viktimat e agresionit të NATO-s” nga viti 1999.
“Kompleksi memorial do të financohet nga investitorët dhe do të jetë në pronësi të Republikës së Serbisë, e cila do të vendosë për përmbajtjen programore të kompleksit dhe do ta menaxhojë atë”, tha Vesiç.
Dizajni i kompleksit memorial do të përcaktohet në një konkurs ndërkombëtar arkitekturor.
Abehsera tha se projekti përfshin një aspekt unik bashkëpunimi në të cilin arkitektë dhe projektues serbë do të ftohen të paraqesin idetë e tyre për Qendrën Përkujtimore.
Kushner konfirmoi më parë planet në X (ish-Twitter) se do të investonte në këtë kompleks si dhe në dy lokacione në bregdetin shqiptar. I njëjti raportim i New York Times në mars thoshte se Kushner po punonte për marrëveshjet ballkanike me Richard Grenell, i cili shërbeu për një kohë të shkurtër si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare nën presidencën e Trump dhe gjithashtu si ambasador në Gjermani dhe si i dërguar i posaçëm në Ballkan.
Sipas NYT, investimi në Beograd do të jetë një hotel luksoz dhe 1,500 njësi banimi dhe një muze. Ajo gjithashtu raportoi se vetë Trump kishte treguar interes për të punuar me këtë kompleks në vitin 2013, por Kushner pretendoi se nuk e dinte për këtë.
Shtabi i ish-Ushtrisë Jugosllave u dëmtua rëndë në dy sulme ajrore të NATO-s të vitit 1999, midis 29 dhe 30 prillit dhe midis 7 dhe 8 majit. Një pjesë e godinave u shkatërruan midis 2014 dhe 2017 për arsye sigurie.
Informacioni se një kompani amerikane do të marrë shtabin shkatërruar u zbulua për herë të parë nga opozita serbe në mars, duke tërhequr kritika për shkak të dyshimeve për korrupsion, por edhe për shkak të vlerës arkitekturore dhe kulturore të shtabit të shkatërruar. U pretendua se toka në të cilën ndodhet shtabi po jepej me qira pa pagesë. Ndërtesa u ndërtua në vitin 1965 dhe u projektuar nga arkitekti i famshëm serb Nikola Dobroviç.
Marrë nga Reporter.al
enkelejda dhe eduart danaj GREQI- Janë zbardhru detaje të reja nga arrestimi i Eduart Danajt, 50-vjeçari i cili masakroi me thikë ish...
eduart dhe enkelejda danaj GREQI- Është vënë në pranga 50-vjeçari shqiptar, Eduart Danaj, i cili vrau me thikë ish-bas...
Pamje nga shpërthimi TIRANË - Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar riekspektim për shpërthimin e fuqishëm që ndo...
Foto ilustruese TIRANA- Raporti i monitorimit i Këshillit të Investimeve për vitin 2023 zbulon se një pjesë e rekomandimeve të...
Foto ilustruese BERAT- Treguesit demografikë janë përkeqësuar ndjeshëm pas pandemisë. Përveç rritjes së paza...
Bardha Marku DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e Durrësit ku babai mbajti peng me armë në duar fëmijë...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet një 45-vjeçar në Kamëz për dhunë në familje. Mësohet se Roland Demaj...
FIER - Një tjetër dëshmi është zbardhur nga autori i vrasjes së efektivit të "Shqiponjave" në Fier, Azgan Mërnica...
foto ilustruese FIER- Arrestohen dy të shpallur në kërkim dhe procedohen tre persona të tjerë në Fier. Mësohet se 2...
Foto ilustruese TIRANA- Katër muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje të dukshme të mjeteve elektrike të regjistr...