Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dënuar Xhemal Lokën me 10 vite burgim pasi u gjet fajtor për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së gruas së tij Bedrie Loka dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë gjykimit ku janë dëshmuar edhe fëmijët e çiftit, rezulton se shkaku që e ka shtyrë Bedrie Lokën të vetëhelmohet në banesën e saj më 2 janar të 2024 ka qenë dhuna fizike dhe psikologjike që ushtronte ndaj saj bashkëshorti.
Xhemal Loka ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por prokurorja Pranvera Gruda e ka kundërshtuar kërkesën dhe gjykata e ka rrëzuar më pas atë. Pandeli, Xhimi dhe Mahmut Bushi, tre vëllezërit e viktimës kanë deklaruar se motra e tyre ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit për shkak të dhunës sistematike që bashkëshorti I saj, ushtronte që prej vitit 2000.
Kundër babait kanë dëshmuar edhe fëmijët, të cilët kanë shpjeguar dhunën barbare që Xhemal Loka ushtronte ndaj nënës së tyre. Në dëshmninë e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, vajza e vetme e familjes, ka pranuar se nëna e saj dhunohet e se në një rast ajo i është shprehur se do t’i jepte fund jetës pasi ishte e lodhur. R. Loka, ka rrëfyer se marrëdhëniet mes prindërve kanë qenë gjithmonë të acaruara, me babanë që ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj nënës, fizike dhe psikologjike.
“Marrëdhënia e prindërve ka qenë në distancë, babai ka qenë shumë vite jashtë shtetit dhe për 8 vite ka qenë në burg në Francë. Kanë qenë edhe mirë dhe keq, por ne ia kemi lënë fajin faktit që ka qenë në burg dhe presionit atje. Kur erdhi ishte mirë vitin e pare, më pas ndryshoi çdo gjë. Sa iku emigrant, vazhdoi dhuna psikologjike. Babai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nesh dhe ndaj mamit. Me mamin kishte një lloj inati, një herë sillej mirë, një herë keq. Nuk e kuptonim gjithë kohën. E kishim baba, nuk donim që të ndaheshin…
… Mami thoshte do ndahem. Ne fëmijët nuk donim të ndodhte. Kanë kaluar shumë gjëra të vështira ndër vite, t’i ndanin njerëzit me fjalë nuk ishte e drejtë se jemi 4 fëmijë në mes. Ai i ka thënë t’i do ecësh në majë të briskut dhe çfarëdo fjalë thua do të të vras. Gjëja më e vogël e cenonte..
…Çdo gjë ishte qetësi deri në 1 janar kur më lanë tek shtëpia e burrit. Kur u kthyen kishin një grindje mami me babin. Kemi qenë tek xhaxhai për Vitin e Ri, tezja kishte shkuar tek shtëpia jonë. Mami i tha nuk jam, babai tha një fjalë jo të mirë, mami u prek se njeriu im. Nuk e linte të shkonte për vizitë tek daja dhe nëna ishte e paralizuar. I thoshte po ike do të të vras, po ike të do vras vëllezërit. Me sa kam patur kontakt me të në 3 janar, kanë qenë momentet e fundit. Ka patur kërcënime gjithë kohën me jetë.
Para se të pinte helmin, në 1 janar rreth orës 7 ose 8, më tha që po mbyllte portën, thotë që kur ka qenë tek nëna e tij ca nuk i kishte thënë. Kishte shkuar gjasme për t’i gjetur punë mamit, i kishte thënë gjëra të tjera e kishte mbushur kundër tij. Në 10 të darkës, pasi fola me babin që më mori dhe më pyeti a ta lë të shkoj tek daja, ajo ka qenë duke larë enët, kam thënë: prap me këto muhabete. Atë natë nuk isha e qetë, ajo më tha “do e qep mami do e qep” dhe fiku telefonin. Në 2 janar kur kam ikur tek spitali, më ka thënë me shpresë se do shpëtonte, tha “boll durova më," thuhet mes të tjerash në dëshminë e vajzës së çiftit.
ERSEKË- Një incident tragjike është regjistruar pasditen e sotme në Ersekë. Mësohet se një 70-vjeçar ka humbur ...
romario brunga LEZHË- Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme brenda në mak...
foto ilustruese GJERMANI- Rainer Zitelmann, një autor gjerman në një pjesë të librit të tij "Origjina e varfëris&eu...
vendngjarja LEZHË- Romario Brunga, rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinë në rrugë...
vendngjarja LEZHË- Një i ri, rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Balldren t&e...
foto ilustruese LEZHË- Një vrasje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës. Sipas raportimeve t&e...
LEZHË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Balldre të qytetit të Lezhës. Nga raportimet...
TIRANË- Këshilli i Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e të mërkurës disa ndrys...
Roland Rexhepi ELBASAN - Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Donald Hoxhën, i cili akuzohet për vrasjen...
TIRANA- Sot në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës ku po dëshmon i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Bëhet me dije se g...