
Policia ka arrestuar tre të rinjë në Konispol. Ata ishin shpallur në kërkim nga policia, pasi disa ditë më parë kishin dhunuar një 18-vjeçar. Pasi e dhunuan, tre autorët i shkatërruan automjetin e tij me shkopa bejsbolli.
Prokuroria ka vendosur që tre të rinjtë të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë që policia, po punon për kapjen e një personi tjetër të përfshirë në konflikt.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tre të rinjve të shpallur më herët në kërkim, në lidhje me ngjarjen e datës 13 ku u godit me mjete të forta dhe u plagos shtetasi me inicialet E. K., 18 vjeç, si dhe u dëmtua automjeti i tij.
Pas hekruave ranë shtetasit F. A., 18 vjeç, O. L. 19 vjeç, si edhe një shtetas i mitur 17 vjeç. Pas konsultimit me Prokurorin e rastit, është vendosur që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe vënien para drejtësisë së shtetasit N. D., i dyshuar si i përfshirë në të njëjtën ngjarje.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Nëntor14:47
Rrëshqitje dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, u përurua para dy muajsh nga Balluku
Një masiv i madh dheu është shkëputur duke zënë njërën prej korsive. Aktualisht aty ndodhen grupet e punës pë...
AKTUALITET
21 Nëntor14:23
VIDEO/ Moment dramatik në Pogradec, kryefamiljari shpëton fëmijët nga përmbytja
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që shumë banesa në zona të ndryshme të vendit të përmbyten nga uji...
AKTUALITET
21 Nëntor14:13
Ikën dritat, Këshilli Bashkiak në Lushnje ndërpret mbledhjen
Një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike në qytetin e Lushnjës ka detyruar ndërprerjen e mbledhjes së Këshillit...
AKTUALITET
21 Nëntor14:08
Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, Kryeministria e çon çështjen në Kushtetuese
Ashtu siç edhe e paralajmëroi kryeministri Edi Rama, institucioni i Kryeministrisë ka depozituar në Gjykatën Kushtuese pezullimin e...
AKTUALITET
21 Nëntor13:59
''Vendimi për Ballukun është unikal''/ Afrim Krasniqi: Zyrtarët e akuzuar për korrupsion kanë detyrime institucionale
Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar deklaratën e Ramës, që quajti rast unikal kërkesën e GJKKO për pezullim nga detyra të...
AKTUALITET
21 Nëntor13:34
''Vendimit i GJKKO për Ballukun është rast unikal''/ Irena Beqiraj i përgjigjet Ramës
Irena Beqiraj ka reaguar përmes një postimit në rrjetet sociale, pas komentit që Rama bëri për vendimin që GJKKO dha dit&eu...
AKTUALITET
21 Nëntor13:39
GJKKO: Balluku rrezikon 5 vite burg, mund të kryejë të tjera krime të rënda dhe të arratiset!
Belinda Balluku mund të rrezikojë deri në 5 vite burg. Kështu thuhet në vendimin e zbardhur të GJKKO, që e pezulloi atë...
AKTUALITET
21 Nëntor13:20
Siguria kibernetike, KLSH ngre shqetësimin: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se sitemi e-Taxation i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shfaq ende mangësi n...
AKTUALITET
21 Nëntor13:21
U pezullua nga detyra, GJKKO cakton datën e seancës për Belinda Ballukun
Ditën e nesërme në orën 09:00 GJKKO do të zhvillojë seancën për Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra...
AKTUALITET
21 Nëntor12:56
Boçi ironi me Ramën: Duhet t’i hedhë ca ujë surratit e jo kos
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi nuk e ka kursyer ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa GJKKO ka pezulluar nnga detyra një dit...