Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...

Gazetari, Igli Çelmeta, ka treguar skemën e atentatit të së dielës në Lezhë, ku mbetën të vrarë në makinën e tyre një çift bashkëshortësh.
Sipas gazetarit, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e atentatit dhe sipas tij autorët kanë vepruar me dy automjete dhe se këta të fundit e kanë futur në kurth viktimën, i cili po qarkullonte me një mjet tip “Audi”.
“Çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, pasi kanë konsumuar një drekë në një nga lokalet e Lezhës, kanë qenë duke ikur drejt banesës së tyre. Në rrugën Balldre-Torovicë, aty ku banonte 39-vjeçari, njëri prej dy automjeteve i ka zënë pritë, i ka dalë automjetit Audi Q7 me të cilën udhëtonte viktima dhe bashkëshortja e tij. Dhe më pas është afruar një automjet tjetër pa targa, ku dy persona kanë zbritur nga ky automjet dhe me armë zjarri kallashnikov kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 39-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij, duke i lënë të vdekur në vend. Për realizimin e këtij atentati kanë vepruar dy automete, madje e gjithë ngjarja është e filmuar. Në vendin e ngjarjes ka kamera sigurie të një banese private, por edhe të bizneseve private, të cilët kanë filmuar të gjithë momentin e atentatit të rëndë. Dy automjete kanë vepruar dhe dy autorë kanë pasur rolin e qitësave me armë zjarri për ekzekutimin e 39-vjeçarit Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortes së tij”, tha Çelmeta në A2CNN.
“Fatmirësisht, në vendin e ngjarjes nuk ka pasur kalimtarë të rastit, siç kemi parë rëndom në shumë ngjarje të rënda kriminale në vendin tonë, ku shumë herë njerëz të pafajshëm kanë rë pre e plumbave. Madje, në këtë atentat të mirëmenduar dhe të mirëorganizuar, pasi dyshohet se autorët e kësaj ngjarje kanë ndjekur gjatë gjithë ditës së sotme itinerarin e lëvizjes së 39-vjeçarit, kanë pritur momentin që ka ikur drejt rrugës për në banesën e tij dhe më pas i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar mbi 30 gëzhoja. Pra, ka qenë një atentat i mirëfilltë, i mirëorganizuar me detaje nga atentatorët”, shtoi gazetari.
Sipas tij, Policia e Shtetit ka shkuar me vonesë në vendngjarje.
“Pas ngjarjes së rëndë ka shkuar Policia e Shtetit. Theksoj, ka shkuar me vonesë, pasi trupi i viktimave ka qëndruar në automjet për 15 minuta dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë nga automjeti trupat e pajetë të çiftit të bashkëshortëve, të cilët ishin prindër të katër fëmijëve dhe banonin në fshatin Koljakaj të njësisë administrative të Baldrenit. Më pas, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili është marrë me sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe janë këto prova më e fortë për hetuesit, pasi është filmuar i gjithë momenti. Automjeti është i bërë shoshë nga plumbat. Një makinë e autorëve i ka zënë pritë, i ka bllokuar rrugën, një makinë tjetër pa targa, dyshohet Alfa Romeo, është afruar dhe dy persona kanë qëlluar me breshëri plumbash. Ngjarje e cila ka ndodhur në mes të ditës rreth orës 14:45 minuta dhe është një këmbanë alarmi për sigurinë sidomos në qytetin e Lezhës”, u shpreh gazetari Çelmeta.
Në lidhje me pistat në të cilat po heton policia, gazetari Igli Çelmeta deklaroi: “Policia po heton disa pista. 39-vjeçari, i cili ishte objektiv atentati, është një personazh i njohur për drejtësinë dhe për Policinë e Shtetit, me precedent të mëparshëm kriminal. Në vitin 2016 është arrestuar së bashku me vëllanë e tij për vrasjen e Genc Mhillit në Shkodër, por më pas në vitin 2018, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e liroi dhe e shpalli të pafajshëm së bashku me vëllain e tij për mungesë provash, sipas pretendimit të gjykatës. Por, në vitin 2024 Gjykata e Lartë e ka rikthyer çështjen për rigjykim nga e para. Madje, pas ngjarjes së rëndë, Policia e Shtetit ka kryer kontrollin në banesat e fisit Mhilli, por nuk është gjetur asnjë provë që implikon fisin Mhillin me ngjarjen e sotme deri në këto momente. Gjithashtu, po hetohet pista kryesore e hakmarrjes, por po hetohen dhe pista të tjera të konflikteve të mundshme të 39-vjeçarit. Ishte një person problematik, konfliktual, kishte dhe konflikte të hapura dhe policia kishte skedën kriminale të tij për konfliktet e fundit. Madje, dyshohet për përfshirjen në aktivitete të paligjshme në fushën e narkotikëve dhe sipas informacioneve të deritanishme nga grupi hetimor po hetohen disa pista. Ajo që policia ka është fakti që ky person ishte një person me skedë kriminale në Policinë e Shtetit, me vepra të shumta penale, madje kishte dhe vepra penale të dhunës në familje. Në dhjetor të vitit 2025 prindërit e viktimës kishin bërë denoncim për dhunë në familje për 39-vjeçarin, edhe pse s’ka lidhje me ngjarjen”.,- shtoi ai.
Kreu i SPAK, Klodjan Braho do të dalë të hënën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të rapor...
Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Balldren të Lezhës ku mbetën të vdekur d...
Pas informacioneve të para se shkaku i atentatit të sotëm në Balldren të Lezhës ndaj çiftit Mujeci, mund të ketë...
Një person i shpallur i humbur prej rreth 6 muajsh është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut, n&eu...
Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të strukturuar trafiku narkotikësh, duke arrestuar 28 shtetas shqiptarë rezidentë n&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhur këtë të diel në zonën e Balldrenit, në ...
Abuzimet në këtë vendin tonë të vogël s’kanë të sosur, pasi çdo ditë zyrtarët shtetëror&eu...
Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott deklaroi në një intervistë se krimi shqiptar ka arritur të krijojnë terren n...
Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e Gjon Shkambit për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke vendosur që ai t...
Në tetor 2017, Kreshnik Mujeci, i dyshuar si shënjestra e atentatit të së dielës në Balldre, u arrestua si një nga autor&eu...