Një qytetar nga Tropoja, por që tashmë jeton në Francë ka ardhur në Shqipëri për tiu bashkuar protestës për të rrëzuar qeverinë Rama që e largoi nga atdheu I tij. Në fjalimin e tij qytetari kërkoi të merren masa më radikale për të rrëzuar qeverinë aktuale. Duke marrë si shembull Revolucionin Francez të vitit 1789, protestuesi sugjeron një përshkallëzim të protestës me paralizim të aktiviteve. Ai kërkoi gjithashtu që të shpallen nongrata Edi Rama, Linda Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla.
Sot është dita e 27-të e protestës.
“Unë jam nga Tropoja dhe vij nga diaspora. Vij nga Franca, nga një shtet me kulturë shumë të lashtë, por edhe ne jemi me kulturë shumë të lashtë, edhe më të lashtë se Franca.
Edhe kemi ardhë këtu që të shtunën me refugjatë të tjerë, e do rrimë këtu një javë, dy javë, tre javë, një muaj, dy muaj, gjashtë muaj, derisa ta rrëzojmë këtë qelbësirë, diktatorin e fundit në Evropë!
Unë po ju them një gjë se kam ndenjt shumë atje, jam qe 15 vjet. Kam ikur kur Rama erdhi në pushtet. Ka marrë arratinë, se e kam ditë se çfarë do bëhet ky. Edhe e di pak a shumë atë historinë e Francës. Vitin 1789, Franca ka bërë revolucionin popullor. Ka ndenjt 10 vjet, deri në vitin 1799. 10 vjet ka ndenjt. Ne nuk mund të rrimë 10 vjet. Ne duhet të rrimë një muaj e ta rrëzojmë! Me revolucion paqësor, të bllokojmë aeroporte, porte, të bllokojmë Kuvendin, Kryeministrinë, të gjithçka.
Të bllokohet qarkullimi e gjithçka se ndryshe nuk ikën ky. Ky është sikur shoku vetë, sikur Vuçiçi.
I kam parë francezët qysh protestojnë. Vijnë fshatarët me traktorë, plot me plehra, plot me gjithçka, i mbushin prefekturat, i mbushin kryeministrinë, gjithçka, s'mund t'u thotë gjë policia. Mbaroi, ajo protestë. Ne rrimë këtu e kujtojmë se ikën ky, bashkohemi këtu shkojmë me fjet gjumë mbas pesë orësh te shtëpia. Duhet të rrimë atje të bllokojmë çdo gjë! Edhe një propozim e kam unë... e kam një propozim që t'i nxjerrim 'non grata' 4 persona: Lindita Ramën, Belinda Ballukun, Taulant Ballën dhe kryesorin Edi Ramën. Poshtë Edi Rama! Poshtë diktatura!
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Qershor21:09
Të shtëna me armë zjarri drejt një servisi në Babrru. Policia jep detaje
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë në periferinë e Tiranës.
Policia ...
AKTUALITET
26 Qershor20:44
"Duan mall dhe femra"/ SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari
Një grup kriminal i përfshirë në trafikun e drogës në ishullin e Mikonosit në Greqi është goditur sot nga Policia g...
AKTUALITET
26 Qershor20:38
EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle ndaj disa punonjësve të Hipotekës...
AKTUALITET
26 Qershor20:35
“Kush nuk ka qenë një herë në spital dhe nuk është kthyer i poshtëruar?”/ Protestuesja: Bashkitë drejtohen nga militantë
TIRANË- Një qytetare e cila ka folur ditën e sotme në protestë shtroi pyetjen: “Kush nuk ka qenë një herë n&e...
AKTUALITET
26 Qershor20:33
Ngecën në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze
Pas marrjes së njoftimit se dy turistet kishin mbetur të bllokuara në zonën e “Shpellës së Pëllumbasit”, pasi nj&...
AKTUALITET
26 Qershor20:20
“Kushtet e Apelit janë skandaloze”, e veja e gjyqtarit Astrit Kalaja i komenton ministrit Gogu
Së fundmi kjo ngjarje është kthyer në vëmendje për shkak të një reagimi në rrjetet sociale të Valbona Kalas&...
AKTUALITET
26 Qershor20:07
“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!
Një prej protestuesve i quajtur Erald Ndoji u shpreh se babai i tij ka qenë themelues i PS në Krujë, por sot me lot në sy i thotë ...
AKTUALITET
26 Qershor19:48
EMRI/ Kush është shqiptari i arrestuar për kontrabandën e njerëzve drejt Britanisë
Një burrë është akuzuar për vepra penale që lidhen me kontrabandën e njerëzve përmes kalimeve me gomone, ka konfirm...
AKTUALITET
26 Qershor19:42
Betonizimi dhe tharja e Banjave Termale të Bënjës, Rama gjen fajtorët e njëjtë me flamingot
Duke postuar një video nga Facebook me pamje nga Banjat e Bënjës, Rama fajëson për pamjet e trishta “duart e huaja që i dhan...
AKTUALITET
26 Qershor19:36
VIDEO tronditëse/ Roja qëllon klientin me armë elektrike në ballë nga distanca e afërt
Një incident tronditës ndodhi të mërkurën në mbrëmje jashtë një bari në San Diego, të Kalifornisë, k...