"Dëgjojmë dhe lexojmë shumë gjëra, por unë dua të them se nuk ekzistojnë njerëz të mirë dhe të këqij. Nuk ka njerëz që meritojnë të vdesin apo të tjerë që bëjnë mirë që qëllojnë”.
Kështu është shprehur partnerja e Gjovalin Lazrit, 36-vjeçarit me origjinë shqiptare, i cili u vra gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës në Baldissero d’Alba, në zonën e Cuneos, në Itali, raportojnë mediat italiane.
Deklarata e gruas është përcjellë përmes avokates së saj, e cila më pas e ka bërë publike. E tronditur nga ngjarja, ajo ka rrëfyer dhimbjen për humbjen e partnerit dhe babait të fëmijës së tyre.
“Djali im nuk ka më baba dhe unë jam e shkatërruar nga dhimbja. Duhet të dalë e gjithë e vërteta. Kërkoj vetëm që drejtësia të bëjë punën e saj”, ka deklaruar ajo.
Ndërsa avokatja Roberta Sisimbro ka shtuar se “kemi besimin maksimal te puna e Prokurorisë dhe te zbatimi i ligjit që pason”. “Jemi në një shtet të së drejtës, ekzistojnë një Kushtetutë dhe ligje që duhen respektuar.”
Për vdekjen e Gjovalin Lazrit, Prokuroria italiane ka regjistruar si person nën hetim 35-vjeçarin Roberto Mollo, pronar i një banese në rikonstruksion, e cila ishte sulmuar nga persona që dyshohet se kishin hyrë për të vjedhur. Mollo po hetohet për veprën penale të vrasjes me dashje.
Viktima Gjovalin Lazri, ishte 36 vjeç dhe me origjinë nga Shqipëria. Ai ishte larguar nga vendi dhe ishte vendosur në periferinë veriore të Torinos, së bashku me partneren, me të cilën kishte edhe një fëmijë.
Lazri punonte si barist dhe, sipas banorëve të zonës dhe klientëve të lokalit ku punonte, njihej si një person i qetë dhe i rezervuar.
"Një familje e mirë, jashtëzakonisht e rezervuar. Nuk dimë shumë për ta, flasin pak, i shohim me fëmijën. Por nuk ka pasur kurrë probleme”, kanë treguar fqinjët pas tragjedisë.
Edhe klientët e lokalit ku punonte 36-vjeçari janë shprehur të befasuar nga përfshirja e tij në ngjarje.
“Më vjen keq, nuk e dija që merrej me këtë gjë. Më duket e çuditshme. Nuk e prisja”, ka thënë një prej klientëve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Shtator15:28
Ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe/ Lëvizje në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese të policisë vendore dhe ko...
AKTUALITET
23 Shtator15:18
Tentuan të transportonin 5 emigrantë kinezë drejt Greqisë me taksi, procedohen dy persona në Sarandë
Dy persona nga Tirana janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pasi janë konstatuar duke transportuar pesë shtetas ...
AKTUALITET
23 Shtator15:14
Me thikë në dorë, i grabiti çantën turistes gjermane te Liqeni Artificial, arrestohet ‘skifteri’
Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se i ka grabitur me dhunë çantën një shtetaseje g...
AKTUALITET
23 Shtator15:00
Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve/ Nuk marrin pjesë as në seancat për masat e sigurisë
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë ka vendosur përshkallëzimin e qëndrimit të avokatëve n&eu...
AKTUALITET
23 Shtator14:42
Karanxha: Me materialet e SHISH janë shkarkuar padrejtësisht gjyqtarë e prokurorë
Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në “Ora News”, ka komentuar zhvillimet në dosjen “AKSHI” dhe akuzat e ngritura ndaj is...
AKTUALITET
23 Shtator14:19
Raiffeisen bën golin e jetës, i merr Deripaskës 3.2 miliardë euro
Raiffeisen Bank International, kompania mëmë e bankës Raiffeisen në Shqipëri, njoftoi të martën se një gjykatë ra...
AKTUALITET
23 Shtator14:14
GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtoreshën e Shërbimit In...
AKTUALITET
23 Shtator14:09
Si ranë në duart e hetuesve përgjimet e forta? 70 thirrje me zë e video të nisura nga Hyseni në drejtim të Agasit
Por si dolën lidhjet e Ergys Agasit me Vlora Hysenin. Bëhet fjalë për veprimet hetimore që SPAK ka kryer më datë 20 korrik t&...
AKTUALITET
23 Shtator13:54
Vlora Hyseni u shkarkua, ja kush është pasardhësi i saj në drejtimin e SHISH-it
Pas shkarkimit të Vlora Hysenit si kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, është zyrtarizuar edhe pasardhësi i saj.
Sipas raport...
AKTUALITET
23 Shtator13:50
“O shpirt, nesër do takoj Kryeministrin"/ Zbardhen komunikimet kompromentuese, Vlora Hyseni i raportonte Ergys Agasit axhendën dhe takimet me Ramën
Komunikimet e zbuluara mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit zbulojnë një tër&eum...