POLITIKE

Berisha: Vlora Hyseni pajisi Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit! Ja kë po përpiqet të fajësojë Rama

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shtator 2026, 19:01
Berisha: Vlora Hyseni pajisi Agasin me mjetet më të sofistikuara

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, biznesmenin Ergys Agasi dhe funksionimin e strukturave të sigurisë kombëtare.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se Hyseni kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me Agasin dhe se ky i fundit ishte pajisur me mjete të sofistikuara përgjimi dhe survejimi.

Sipas Berishës, takimet mes Hysenit dhe Agasit zhvilloheshin edhe në një lokal në Bërzhitë, të cilin ai e lidhi me Jurgen Kolën, për të cilin tha se mban një pozicion të rëndësishëm në SHISH. Berisha pretendoi gjithashtu se pamjet e kamerave të lokalit mund të jenë fshirë dhe u bëri thirrje hetuesve dhe prokurorëve që ta verifikojnë këtë pretendim.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet ta zhvendosë përgjegjësinë për çështjen te Vali Bizhga, duke argumentuar se, sipas tij, shefja e kabinetit të kryeministrit nuk ka kompetenca mbi informacionet operative të SHISH-it.

Pjesë nga deklarata:

Të ndalemi për një moment, ku është sot siguria kombëtare e shqiptarëve? Një president hajdut, i akuzuar për plaçkitjen me Edi Ramën të pronave të ushtrisë.

Ermal Raketa, i përzgjedhur nga Roni Yeffet për kontrabandën dhe aferat e tij. Ermal Nufi. Ergys Agasi me Lindën dhe Vlora Hysenin.

Ervin Demo, që zuri vendin e atij që ishte për faktin e vetëm se ai nuk kishte lidhje krimi siç ka Ervini. Kurrë ndonjëherë siguria kombëtare e këtij vendi nuk ka qenë në duart e botës së krimit siç është sot dhe për arsyen e vetme se Edi Rama është një padrino i vërtetë.

Përpiqen, kanë 24 orë që e gjithë propaganda, të gjitha tentakulat e SHIK-ut në media dhe kur unë denoncoja publikisht rekrutimet që ajo bënte, mediat mërziteshin me mua. Unë i bëja ato denoncime në interesin e tyre më të mirë.

Shikoni tani se çfarë bëjnë, si i bëjnë avokatinë një njeriu, që pas Edi Ramës është turpi më i madh kombëtar.

Shikoni se si Edi Rama po përpiqet të fajësojë për këtë Vali Bizhgën. Ajo mund të ketë 1 mijë të zeza, por në ligje dhe Kushtetutë ajo nuk ka asnjë lidhje, ka zero lidhje me shërbimin informativ kombëtar dhe shërbimet e tjera inteligjente.

Ligjet dhe Kushtetuta përcaktojnë shumë qartë se para kujt janë përgjegjës ato shërbime. Në mënyrë që të mos kishte një të dytë në shërbimin informativ kombëtar, në kundërshtim me Kushtetutën nuk është propozuar i dytë aty, sepse zëvendësdrejtori në këtë shërbim është nomenklaturë me Kushtetutë e kryeministrit dhe presidentit.

I dyti i është besuar Vlora Hysenit është një drejtor Jurgen Kola, drejtori më i rëndësishëm, me një lokal në Bërzhitë ku këta bënin takimet. Lokal në të cilin Vlora Hyseni dorëzonte sekretet, i dorëzonte mjetet.

Ajo kishte pajisur këtë kriminel mafioz me mjetet më të sofistikuara të përgjimit dhe survejimit dhe filmimit. Kishit dëgjuar ju dhe keni dëgjuar se si zyra e tij në bllok, sapo vije këmbën, ishe i regjistruar me zë, figurë dhe me të gjitha. Që të gjitha këto mjete dhe dhuratë e Vlora Hysenit për Ergys Agasin, koordinatori e grupeve dhe karteleve të drogës të Edi Ramës. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues