Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre, e picierit Indrit Islamllari, i cili u godit disa herë me thikë në gjoks, bark dhe krahë nga Filip Shehu, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut. Ngjarja u rregjistrua në ambjentet e brendshme të lokalit “City Lounge” pranë kompleksit “Kika 2”, ndërsa si mjet prerës është përdorur një thikë guzhine me mbishkrimin “Tramantina” “Made in Brazil”.
Aktualisht autori i krimit Filip Shehu, është arrestuar dhe mbyllur në masën e “arrestit në burg” ndërsa ka pranuar të gjithë përgjegjësinë penale, duke shfaqur dhe pendesë gjatë marjes në pyetje në policinë e Tiranës. Por policia ka administruar në dosjen hetimore dëshminë e njërit prej puntorëve të kësaj piceriu, Artur Fejzulla, i cili ka treguar me detaje të gjithë dinamikën dhe përpjekjet që ka bërë për të ndaluar Filip Shehun në mënyrë që ai të mos vijonte të qëllonte me thikë, Indrit Islamllarin.
Por sipas dëshmitarit Filipi i është drejtuar me fjalët: “…do ta vras, se na ka çarë by**ën…”.
Gjatë marjes në pyetje Artur Fejzulla, i cili punon si picier në këtë restorant, ka deklaruar se janë 2 piciera, ai dhe Indrit Islamllari, kanë dhe një ndihmës picier i cili quhet Filip Shehu. Fejzulla, ka treguar se në piceri është dhe kuzhina ku si staf janë 6 gra të cilat quhen Eli, Gisa, Vera, Behane, Zamira dhe një gocë tjetër të cilës nuk ja mban mënd emrin pasi është e re aty. Në lidhje me ngjarjen ai ka s’qaruar se rreth orës 15:30 ka qenë brenda në ambient, ai vetë, Indriti dhe Filipi, ku në një moment kolegia nga kuzhina e cila quhet Zamira, është afruar aty dhe ka kërkuar pak proshutë krudo.
Indriti i ka thënë: “…merre aty dhe prije vet se aty e ke…”.
Vetë dëshmitari Artur Fejzulla në këtë moment ka qënë duke pirë cigare dhe ka qenë me kurriz, dhe sapo ka fikur cigaren dhe është kthyer nga kuzhina ka parë Filipin, i cili i ka gjuajtur me thikë Indritit. Fejzulla, është futur menjëherë në mes për ti ndarë dhe ti heq thikën Filipit, pasi ai po tentonte ti gjuante përsëri, por teksa Arturi i thërriste të lëshonte thikën dhe i ka kapur dorën ndërsa ai (Filipi) thoshte: “…do ta vras, se na ka çarë by**ën…”.
Dëshmitari ka treguar se ka qëndruar disa sekonda duke mbajtur Filipin, që mos ta lejojë të shkonte përsëri tek Indriti për ti gjuajtur me thikë dhe në një moment është kthyer mbrapa dhe ka parë Indritin të rrëzuar në shesh. Ai ka shkuar menjëherë tek Indriti për ti parë plagën dhe ka parë që kishtë plagë në kraharor në krahun e djathtë dhe është munduar ti mbajë plagën, që mos të kishte gjakderdhje dhe mos të humbte koshiencën.
Më pas ka shkuar ambulanca e ka marrë Indritin dhe ai ka pritur aty deri sa të vijë policia.
Më tej dëshmitari kryesor i kësaj ngjarje, Artur Fejzulla, është pyetur nga policia nëse i mban mend mirë veprimet që kanë ndodhur aty, si ka nisur konflikti, a kanë debatuar, dhe veprimet e secilit nga personat e përfshirë aty në konflikt dhe ai ka deklaruar se mban mend momentin që ka ardhur kolegia e tyre, Zamira, e cila ka kërkuar proshutë, dhe përgjigjen që i ka kthyer Indriti asaj ishte: “…merre aty dhe prije vet se aty e ke…”.
“…unë kur jam kthyer për një moment, kam parë Filipin që ро е qëllonte me thikë, Indritin…”-ka deklaruar në polici. dëshmitari.
Sipas tij ai kujtonte se Filipi e ka patur thikën në dorën e djathtë, thikë pune të cilën e përdorin të gjithë aty tek ambienti i punës. Kur ai ka ndërhyrë Indriti është larguar dhe ka dalë nga kuzhina dhe ka rënë në tokë ndërsa ai i ka kapur dorën në të cilën kishte thikën Filipit dhe ai e ka kaluar thikën nga dora tjetër ku vazhdonte akoma të thoshte: “…do ta vras…”.
Është pyetur nëse ka dijeni nëse Filipi dhe Indriti kanë patur konflikte apo debate, ditën e ngjarjes ose dhe ditë të tjera më parë dhe ai ka deklaruar se vetë nuk ka parë gjë debate apo konflikte të tyre, por mesa ka dëgjuar ditën e hënë nga kolegët, Indriti me Filipin kishin patur debat pune ditën e shtunë më 25 Tetor 2025, dhe kanë debatuar për shkak se kur Indriti i jepte ndonjë porosi apo diçka për të bërë Filipi e kundërshtonte shpesh./elton qyno
Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore pritet të pushtojë vendin këtë fundjavë. Sipas meterologëve borë pritet në v...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre p...
Media SeeNews shkruan në një artikull se Bashkia e Durrësit ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me vlerë 283.4 ...
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, përgjime ambientale dhe ndjekjeje, është finalizuar sot (7 Nëntor) operacioni i koduar ...
Prindërit e një 16-vjeçari në Mamurras kanë përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohen se kanë dhunuar psik...
74 familje nga Durrësi kanë protestuar sot përpara godinës së Kryeministrisë, kundër vendimit të autoriteteve, projekt...
Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli zbuloi për herë të parë prapaskenat se si ai u përfshi në ndërtimin e Aeroportit të...
Vetëm 48 orë para zgjedhjeve për kryetar bashkie, në fshatin Gjerovë pranë Beratit ka nisur "aksioni" për mbushjen e disa gro...
Një krim i rëndë në familje tronditi vendin. 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër baban&e...
Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se po shpërndante lëndë nar...