Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Kompania “Kurum” ka marrë në mënyrë kontrabandë mijë ton solar, duke e përdorur në fabrikën e hekurit.
VoxNews publikoi disa ditë më parë videot e një kamioni, me targa false FR 6138 C, i cili ngarkohej me solar në një punishte që djeg goma dhe e dërgonte në brendësi të shoqërisë koncesionare, duke përdorur një derë sekondare.
Redaksia ka siguruar librin e shërbimit të punonjësve të sigurisë së “KURUM”-it, të cilët kanë shënuar orët hyrëse dhe dalëse të kamionit në fjalë.
Kontrabanda, sipas këtyre dokumenteve, është bërë për një periudhë të gjatë, teksa dokumentet që ne po publikojmë, janë të muajit maj 2022.

Dokumenti i mësipërm, është libri i shërbimit të punonjësve të sigurisë së “KURUM”-it, i cili ka të shënuar datën, muajin dhe vitin.
Madje, edhe llojin e mallit, orën e hyrjes, orën e daljes, targën e makinës, ngarkesën apo edhe punonjësin e shërbimit.
Madje, janë edhe firmat e punonjësve, çka e bën akoma më të lehtë hetimin e organeve qoftë mjedisore, tatimore apo edhe ligjzbatuese.
Deri më sot, pavarësisht se punonjësit dhe ish-punonjësit e “KURUM” kanë bërë denoncime për këtë kontrabandë, asnjë institucion nuk ka reaguar, duke mbyllur sytë para këtij skandali.
Në këto dokumente, të siguruara ekskluzivisht nga VoxNews, jepen të dhëna për makinën.
Ajo del nga dera e pasme “bosh” dhe futet me “solar”. Këto të dhëna janë të shënuara te ky libër, që mund të verifikohen lehtësisht nga çdo organ, pasi ka edhe emrat e punonjësve të sigurisë që kanë bërë këto shënime.
Mjafton që, edhe nëse ky libër nuk gjendet, të pyeten dhe t’u merret dëshmia, për të treguar këtë skandal të madh.

VoxNews ka shfletuar këtë libër, ku ka gjetur hyrje-daljet e kamionit për një kohë të gjatë në fabrikën e “KURUM”-it.
Këto fletë janë të vitit 2022, çka tregon se kontrabanda ka kohë që kryhet në atë fabrikë, e cila kohët e fundit është vënë nën akuzë për mbetjet toksike, por edhe lojërat me punëtorët, teksa ka nxjerrë në “asistencë” qindra të tillë.
Në këto fletë shkruhet se kamioni me targa FR 6138 C, mjet i cili ka edhe stemën e “KURUM Internacional” te xhami, është futur qindra herë, duke futur “solar”. Pra, përveç pamjeve të siguruara në mënyrë ekskluzive nga VoxNews, tashmë ka edhe dokumente, me data dhe emra punonjësish.

Fotot e mësipërme janë të kamionit që është përdorur për kontrabandë solari. Punonjësit e “KURUM”-it e kanë fotografuar kohët e fundit këtë kamion, ku duken mjaft qartë dy depozitat e vendosura në karroceri. Këto depozita mbajnë rreth 11 mijë litra solar.
“Mjeti drejtohet nga shoferi R.M, ndërsa targat janë false dhe nuk i përkasin këtij mjeti. Mjeti dhe shoferi e kanë kryer këtë aktivitet për shumë vite. E sjellin solarin kontrabandë te ‘KURUM’, pa paguar detyrimet apo edhe TVSH-në” ka shkruar një punëtor i KURUM-it në redaksinë e VoxNews.
Prova mjaft evidente për të gjitha organet për të filluar hetime administrative apo penale për këtë kontrabandë, por të gjitha institucionet kanë mbyllur sytë.
VoxNews do të vijojë të ndjek këtë skandal, duke publikuar të dhëna nga dy kompanitë, ajo e djegjes së gomave ku merret solari dhe tjetra “KURUM”-i, të cilat deri më tani janë munduar që vetëm të mbulojnë gjurmët dhe jo të përgjigjen për këtë skandal të ri./ Vox News
Foto ilustruese LESKOVIK- Një vatër zjarri është aktivizuar në kufirin grek në zonën e Leskovikut, i cili është...
Anija me emigrantë ITALIA- Gjykata në Romë do të vendosë sot nëse ndalimi i emigrantëve të huaj që u soll...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme do të hetojë atentatin mafioz me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës. ...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë publike ditën e djeshme një listë më 38 emra drejtuesish e garuesish, ...
TIRANA- Ditët e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjel...
foto nga aksidenti VLORË- Një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një automj...
foto ilustruese VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë- Panaja. Sipas informacioneve në...
foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile po shtojnë presionin ndaj autoriteteve zyrtar...
makina FIER- Një automjet në lëvizje ka marrë flakë në Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë spitalit "Memorial". Sipas raporti...
Foto nga vendngjarja KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin Korçë-Maliq, ku dy mje...