Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta ka drejtuar një mesazh urimi në emër të gjithë Kishës Katolike në Shqipëri në festën e madhe të Pashkëve. Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë, ai ka përcjellë urimet e tij jo vetëm për besimtarët katolikë, por edhe për ata ortodoksë dhe ungjillorë. Këtë vit Pashkët kremtohen në të njëjtën ditë nga të gjitha degëzimet e krishterimit në vend.
Imzot Meta thekson se nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë. Sipas tij që të bëhesh Pashkë, duhet të bëhesh më parë Kryq, të zbresësh në varr e prej aty të kumtosh lajmin e mirë të jetës që shpërthen nga nata e Pashkës. Ai shtoi se duke zbritur në varret e hapura të shumë situatave shoqërore dhe shpirtërore, mund të bëhesh lajmëtar i ditës së re.
Urimi për Pashkët nga Dom Gjergj Meta:
Të dashur miq, Si çdo herë, për shkak të angazhimit dhe të qenit ipeshkëv në një Dioqezë që përfshin një territor të varfër e të shpopulluar, veçanërisht në këto ditë përgatitjeje për Pashkët, kam hasur në situata varfërie e mjerimi ekonomik dhe njerëzor, që shpesh u ikin reflektorëve të mediave, madje edhe vetë kujdesit tonë fetar, duke qenë se ndodh shpesh që ne të kujdesemi më shumë për pompozitetin e kremtimeve tona, sesa për jetën e njerëzve. Nuk e fsheh se jo rrallëherë më kap njëfarë trishtimi dhe fjalët e mia, të cilat mëtojnë të sjellin fjalën e Zotit, i shoh të pafuqishme përballë shumë situatave dhembjeje e vuajtjeje që nganjëherë e tejkalojnë imagjinatën tonë.
E pyes veten se ç’fjalë mund të them gjatë këtyre ditëve? A thua kanë vlerë fjalët e mia përballë dhembjes dhe vuajtjes së shumë njerëzve, qofshin këto fizike, shpirtërore apo edhe morale? Ndërkohë që çdokush në bashkësitë tona mundohet të kapë një audiencë sa më të madhe në rrjetet sociale, për të “reklamuar” gjërat e shenjta, në shumë familje nëpër fshatra, por edhe nëpër zona urbane, konsumohen situata të kalcifikuara dhembjeje dhe vuajtjeje. Jam i sigurt se Zoti më shumë se kudo, është aty, shpesh i heshtur e do të thoja i pafuqishëm për të ndryshuar diçka jashtë jetës së këtyre personave, për faktin e thjeshtë se këtë mision Ai na e ka lënë neve. Ai ndryshon zemrat tona dhe ne mundemi e duhet të ndryshojmë realitetin tonë.
Prandaj, të bësh një urim për Pashkët është një përgjegjësi e madhe, pasi rrezikojmë të biem në klishe-të e zakonshme, në fjalët që përdoren për çdo herë, por që gjithnjë e më shumë e largojnë festën nga jeta e shumë njerëzve. Nëse Krishti, me vdekjen e tij, e mundi vdekjen, sikurse thotë një himn i vjetër i Pashkës që këndohet në këto ditë, na ka lënë ne, që me angazhimin tonë, të bëhemi Pashkë për të tjerët, sidomos për ata që janë në vargonjtë e padrejtësisë, të dhunës, të luftës e të situatave të rënduara ekzistenciale. Nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë. Por që të bëhesh Pashkë, duhet të bëhesh më parë Kryq, të zbresësh në varr e prej aty të kumtosh lajmin e mirë të jetës që shpërthen nga nata e Pashkës. Vetëm kështu, duke zbritur në varret e hapura të shumë situatave shoqërore dhe shpirtërore, mund të bëhesh lajmëtar i ditës së re.
Këtë vit, Pashkët kanë qëlluar në të njëjtën ditë për të gjithë të krishterët: katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë. Është një rast i bukur që të kremtojmë dhe të gëzohemi të gjithë një zemre, edhe pse secili në bashkësitë e veta.
Le të jemi ne së pari Pashkë në jetën tonë e kështu të kumtojmë ditën pa mbarim të fitores së Krishtit mbi vdekjen. Sigurisht që e gjithë kjo do të ndodhë në liturgjitë dhe shërbesat që do të bëjmë nëpër kishat tona, por këtë duhet ta bërtasim me të madhe nëpër rrugët dhe në situatat e njerëzve të çdo dite, në veçanti të atyre, që për një arsye a një tjetër, gjenden në kryq, janë në varret e vuajtjes dhe të mjerimit për shkak të luftës, ndasive, inatit dhe zemërimit. Vetëm kështu do të kemi kremtuar me të vërtetë Pashkë. Po ju uroj të gjithëve, katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë, me përshëndetjen e të krishterëve: Krishti u ngjall! Me të vërtetë u ngjall!
KAPSHTICË- Pashkët kanë rikthyer në vend shqiptarët që jetojnë në Greqi. Emigrantët shqiparë që je...
TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane janë vënë në pranga në Fushë-Krujë dh...
KORÇË- Tre doganierë në Doganën e Kapshticës janë proceduar penalisht. Mësohet se doganierët kanë shpë...
Pamje nga vendngjarja TIRANË- Një qytetare nga Tirana ka denoncuar një situatë e cila prej rreth një viti shqetëson bano...
TIRANË- Sektori bankar mbylli një tjetër vit të mirë, me fitime të larta dhe me rritjen më të lartë të kredi...
TIRANË- Orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në...
TIRANË- Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka zbuluar të dhënat e fundit rreth popullatës dhe lindj...
ITALI- Në gusht të vitit 2021, një e moshuar italiane 75-vjeçare u bë viktimë e një sulmi seksual nga një i ri....
TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar n&...
TIRANË- E Premtja e Madhe ka mbledhur mijëra besimtarë në qytete të ndryshme të vendit. Në këtë ditë, Jesu K...