Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...
Disa komunikime telefonike të kryera mes dy miqve të vjetër, biznesmenit, Ergys Agasi dhe ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, janë bërë objekt i hetimit nga prokuroria e posaçme SPAK, e cila po ndjek çështjen penale me Nr.20/1.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes këtyre bisedave që SPAK ka arritur ti nxjerë nga aparatet telefonike të sekuestruara në qershor 2025 biznesmenit, Ergys Agasi, është zbuluar dhe përfshirja e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, në përdorimin e dhunës psikologjike, fizike dhe rrëmbimit të personave.
Sipas dokumenteve të siguruara në dosjen e AKSHI-t, janë evidentuar 4 episode të përdorimit të dhunës psikologjike, fizike, të kryera këto përmes kërcënimit apo qoftë dhe rrëmbimeve apo dhe përdorimit të armëve të zjarrit.
Synimi i gjithë këtyre veprimeve kriminale, sipas dokumentave ishte qëllimi që personat e përfshirë të arrini qëllimet e veta. Një ndër këto raste është dhe episodi mes Ergys Agasit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
Në dosje evidentohen të dhëna përmes akteve të ekspertimit telefonik, se këta dy personazhe publikë, kanë komunikimi ndërmjet tyre, duke mos kursyer as përdorimin e elementëve njerëzorë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të kërcënuar apo për të diktuar përmes presionit dhe me pahir, funksionarë të lartë shtetërorë, të cilët duhet të veprojnë dhe firmosin dokumenta, sipas udhëzimeve që ata kërkojnë në këto bashkëbisedime.
Nuk dihet me saktësi se kush janë emrat e personazheve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë përmendur në këto bashkëbisedime mes Agasit dhe Bllakos.
Por ajo që dihet tashmë është fakti se SPAK po heton në këtë drejtim dhe pritet që në pyetje të merret dhe ish-deputeti, Alqi Bllako, i cili u deklarua fajtor dhe dënua nga gjykata si i përfshirë në aferën e incineratorit të Elbasanit.
“…më tej rezulton se provat njoftojnë rastin e presionit dhe kërcënimeve të bëra ndaj Migena Schroeder, në episodin që ajo jep sqarim të prokurimit publik “Stmart Lab 2”, ku jepen shpjegime për “Albascan” të Elton dhe Elision Jorgjis, “AESS” të Jani Angjelit, drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenit Ermal Beriqi, zv/drejtuesit të AKSHI-t,Daniel Shima dhe Elton Jorgji. Edhe në këtë rast, sipas këtyre deklarimeve, është përdorur dhuna psikologjike, përmes kërcënimeve, që të detyrohet subjekti operator ekonomik të veprojë sipas qëllimeve dhe kërkesave të dhunuesve të dyshuar…”-thuhet në dokumentat e siguruara nga gazetari Elton Qyno.
Më tej rezulton episodi i treguar nga biznesmeni Gerond Meçe, i kompanisë “ABS”, episod ky që është vendosur mes periudhës kohore Janar-Shkurt 2025, që SPAK nuk ka mundur ta indentifikojë deri në këtë fazë të hetimit.
Si dhe njëherësh dy episode të tjera, ku sërisht protagonist është Gerond Meçe, i kompanisë “Advanced Business Solutions “ABS”. Rrëmbimi, i tij duket që u krye në mes të Tiranës, në kushte krejt normale dhe pa shumë zhurmë.
Por, njëherësh, pas pengmarrjes në rrethana krejt normale dhe rastësore, biznesmeni Gerond Meçe, u gjet në rrugë krejt rastësisht nga një inxhinier i kompanisë së tij, i cili e çoi në zyrën pranë qendrës tregtare “Toptani”.
Një rastësi e çuditshme, por ja që ka ndodhur. Sipas dëshmisë që Gerond Meçe ka dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ai tregon se pasi është rrëmbyer, mbajtur peng në zonën e Gracenit në Elbasan dhe lënë në rrugë pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, është shfaqur rastësisht një makinë e kompanisë së tij, me shofer inxhinierin Jorgis Sollaku, i cili e ka sjellë në ambjentet e zyrave të biznesit të tij në Tiranë.
Katër personat rrëmbyes, janë filmuar nga disa kënde të ndryshme nga kamerat e bizneseve aty pranë dhe qartësisht duken pa maska, vetëm me kapele në kokë.
Fytyrat e tyre janë thuajse plotësisht të dallueshme, por çuditërisht skuadra e “çunave” që rrëmbeu Gerond Meçen, nuk është arritur të identifikohet, as nga informatorët e Policisë së Shtetit, as nga informatorët e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Atëherë pse ka kaq vonesë për identifikimin e katër personave, imazhet e të cilëve janë kapur nga pamjet filmike, dhe kush është njeriu që mbron këtë skuadër prej katër personash që të mos identifikohen dhe arrestohen?
Aktualisht kjo çështje paraqet një aspekt të rëndësishëm, pasi tregon një sërë faktesh dhe indicie, të cilat nëse interpretohen në lidhje me njëra-tjetrën, arrihet të qartësohet kuptimi i asaj që ka ndodhur pas procedurave administrative formale dhe në duke të kryera para AKSHI-t dhe brenda zyrave të AKSHI-t.
Deri në këtë fazë ku ndodhet dosja, për këtë çështje janë proceduar dhe vënë nën hetim 8 persona. Por kjo duket se është vetëm maja e ajsbergut.
Pasi detaje të tjera kanë dalë në Publik, duke bërë që Gjykata e Apelit të Posaçëm, të orientojë dhe urdhërojë SPAK-un të hetojë dhe persona të tjerë si ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, ish-deputetin Alqi Bllako, Emirton Sulin, Meri Manaj, Helena Papa, Denis Molla, Ingrida Luzha, Ersila Qeramixhiu, Brixhilda Sinanaj, Aurel Vrenos, Enklid Pelari dhe Migena Sxhroeder.
Policia ka zbardhur detajet nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë natës në Fier, ku një 47-vjeçar u gjet i vdekur teksa...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mundur të sigurojë bashkëpunimin e dy të arrestuarve, në lidhje me laboratorin e...
Gjykata e Tiranës ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Fadi Alwan, 49-vjeçarin palestinez të akuzuar për vrasjen e vaj...
Pylli shekullor me pisha i Semanit, i njohur ndryshe edhe si “mushkëria e Myzeqesë”, është ndotur rëndë pas fe...
Disa komunikime telefonike të kryera mes dy miqve të vjetër, biznesmenit, Ergys Agasi dhe ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, janë b&eu...
Pas përfundimit të Pashkës në vendlindje bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një iri ka humbur jetën pasi pasi tentoi të grabiste një banesë, humbi ...
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një person ka h...
Fadi Alwan, 49-vjeçari me origjinë nga Libani që vrau me thikë vajzën e tij, Rayyan Alwan, në Tiranë, nuk do të ekst...
Pas një serie sulmesh me mesazhe mashtruese që përdorin emrin e Postës Shqiptare, policia dhe institucioni i postës u bënë th...